Në bibliotekën “Hivzi Sylejmani” shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot ishte prezent në bibliotekën “Hivzi Sylejmani” për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë.

“Në bibliotekën “Hivzi Sylejmani”, shënuam Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë, duke shpresuar se entuziazmin për lexim të cilin ma prezantuan këta fëmijë sot, do ta përcjellin tek të gjithë fëmijët e Prishtinës!”, ka shkruar ai në rrjetet sociale. / KultPlus.com

Sot Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë

2 prilli në mbarë botën shënohet si Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë.

Shënimi i Ditës së Librit për Fëmijë ka për qëllim zhvillimin e aktiviteteve të cilat kanë lidhje me shtytjen e leximit tek të vegjlit.

Këtë vit për shkak të pandemisë së COVID-19 nuk do të ketë aktivitete për shëmimin e 2 prillit, përveç atyre virtuale.

Që nga viti 1967 në mbarë botën 2 prilli shënohet si Dita ndërkombëtare e Librit për Fëmijë. Në këtë ditë shënohet edhe ditëlindja e shkrimtarit të njohur danez për fëmijë Hans Kristian Andersen. / KultPlus.com