Në moshën 75 vjeçare, Dolly Parton theu tre rekorde në librin ‘Guinness’

Përkundër moshës së saj, Dolly Parton, ka shtuar edhe disa suksese të jashtëzakonshme në fushën e saj të muzikës, shkruan KultPlus.

Këngëtarja 75 vjeçare, ka pranuar së fundmi dy tituj të rinj nga Rekordet Botërore Guinness, lajm i cili është bërë i ditur nga faqja zyrtare e tyre.

“Shumica e dekadave në tabelën “Hot Country Songs”, është njëri ndër rekordet që theu ikona e muzikës.

Për më tepër, ajo qëndroi më së shumti si hiti i pari (artiste grua) i këngëve në tabelën Hot Country në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Parton theu gjithashtu rekordin e saj për më së shumti këngë në tabelë në përgjithësi, me 109 këngë që kanë hyrë në top-listën e Billboard.

Këtyre titujve i bashkohet edhe rekordi i mëparshëm i Dolly-t për  shumicën e dekadave me një hit në Top 20 në tabelën e këngëve të Hot Country në SHBA  në vendin e 6-të, të dhënë në 2018.

Duetet e saj të fundit me Michael Bublé në melodinë e festave “Cuddle Up, Cozy Down Christmas” dhe “Does He Love You” ndihmuan të zgjasë mbretërimin e saj në tabelën e këngëve ”Hot Country”. /KultPlus.com

Dolly Parton's morning routine

Dolly Parton sjell një version të këngës Jolene duke u vaksionuar

Dolly Parton, një nga donatoret e vaksinës Moderna, është vaksinuar duke rikthyer këngën e saj Jolene në një version me vaksinë.

“Vaccine, vaccine, vaccine, vaccine, I’m begging of you, please don’t hesitate,” këndon Dolly në një video të postuar në rrjetët sociale.

Parton, 75 vjeç, këndoi një version të adaptuar të Jolene para se të merrte të vaksinën në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt në Nashville, Tenesi të martën.

Asaj iu injektua një vaksinë e zhvilluar nga Moderna.

Parton u kreditua për ndihmën në financimin e vaksinës Moderna pasi dhuroi 1 milion dollarë (716,000 £) Qendrës Mjekësore të Universitetit Vanderbilt.

Një pjesë e parave të këngëtarit shkoi për financimin e një prove të hershme të vaksinës Moderna. Në prova, vaksina Moderna u zbulua se ofron gati 95% mbrojtje kundër Covid-19 të rëndë./ KultPlus.com

Dolly Parton do të realizojë film për hitin “I Will Always Love You”

Ylli i muzikës kantri, 73 vjeçarja Dolly Parton, ka një plan shumë të rëndësishëm sa i përket projekteve të saja. Ajo do të realizojë film për hitin “I Will Always Love You”. Këtë këngëtarja e bëri të ditur në “Late Night with Seth Meyers”.

Pra, kjo këngëtare e tekstshkruese, tha se për këtë hit të cilin e realizoi në vitin 1973 e të cilin më vonë e popullarizuan edhe Whitney Houston e Elvis Presley, do të bëjë një punë të madhe, që sipas saj vlen shumë.

Parton tha se versioni i Houston u publikua në filmin “The Bodyguard” dy dekada pas publikimit të origjinalit, dhe ai u bë njëri prej më të shiturve të të gjitha kohërave.

Ajo po ashtu tha se ato vite është ndjerë shumë e nderuar që ky version arriti të kryesojë toplistat e këngëve, ku edhe u vlerësua për dhjetë javë radhazi. Sa i përket origjinalit të këngës “I Will Always Love You”, Parton atë ia dedikoi ish partnerit të saj prej shtatë vjetësh, Porter Wagoner, pasi që Parton vendosi të vazhdojë karrierën si solo-këngëtare.

Kjo këngë u bë hit dhe kryesoi në Billboard Hot Country Songs dy herë, në vitin 1974 dhe në vitin 1982. E versioni i Houston-it, theu rekordin për shitjen e më së shumti incizimeve në kategorinë e këngëtareve. Veç Houston-it e Presley-t, versione të këngës “I Will Always Love You” realizuan edhe artistë të tjerë, si Linda Ronstadt, John Doe dhe Leann Rimes. Rtv21 / KultPlus.com