‘Ky s’është shall i modës por i nevojës, është qefin, e kur vdekjen e ke rreth kokës, ndryshe sillesh e ndryshe mendon’

Faruk Begolli, ikona e kinematografisë shqiptare dhe jo vetëm, njihet për rolet e tij të shumta që lanë gjurmë të mëdha në botën e filmit shqiptar e jugoslla, shkruan KultPlus.

‘Dashuria e bjeshkëve të nemuna’ është filmi në të cilin trajtohet fati i trishtë i dy gjeneratave, që bie mbi protagonistët si pasojë e një mendësie të prapambetur patriarkate.

Ky film ka lënë pas vetes shumë thënie që akoma vazhdojnë e kometohen, thënie këto që tregojnë shumë për traditën e mendësinë shqiptare.

‘S’është ky shall i modës, por i nevojës.. është qefin, pëlhurë me të cilën mbështjellet i vdekuri. E kur vdekjen e ke rreth kokës, ndryshe sjellesh, ndryshe mendon, është ndër fjalitë e famshme të thëna nga Mala, rolin e të cilit e luan Faruk Begolli.

Mala një fatkeq në dashuri që e shpie edhe deri te kryerja e një akti kriminal, ikën për në Amerikë për të kthyer pas një kohë shumë të gjatë, tashmë edhe si prind i një vajze të rritur. Uka i cili është edhe i biri i Malës, fillon e takohet me vajzën e këtij të fundit pa qenë në dijeni se po takohet me motrën e tij nga babai dhe kur kjo kuptohet, bëhet shumë vonë pasiqë Uka vdes në mënyrë tragjike.

Filmi i cili është realizuar nën regjinë e Ekrem Kryeziut, vazhdon të mbetet nga filmat më të preferuar e më të njohur të Faruk Begollit. Pasiqë në film gërshetohen e trajtohen shumë probleme sociale si e mira përballë të keqes, dashuria përball fatit tragjik, falja e gjaqeve në Kosovë etj.

Në film luajnë aktorët Donat Qosja, Diellza Kolgeci, Adhurim Demi etj. / KultPlus.com

Donat Qosja fiton çmimin “Aktori më i mirë”

Regjisorja, Burbuqe Berisha dhe producenti, Agron Vula kanë fituar çmimin e mediave në festivalin ndërkombëtar të filmit, “Dea Open Air” me filmin, “Një tregim Prishtine” në Tiranë. Ndërsa, aktori që luan në film, Donat Qosja rrëmbeu çmimin e “Aktorit më të mirë”.

Filmi “Një tregim Prishtine” me regji nga Burbuqe Berisha, skenar nga Getoarbë Mulliqi Bojaj, dhe producent, Agron Vula është dramë familjare që flet për një familje të shtresës së mesme, e cila përballet me sëmundjen e vajzës së tyre; leukeminë akute dhe mënyrën se si ata i sigurojnë mjetet për shërimin e vajzës.

Krejt ky rrëfim përfundon me shërimin e vajzës por me shumë peripeci gjatë asaj kohe. Skenari ndjekë dy linja dramatike që janë drama familjare dhe drama korruptive. Në këtë film luajnë: Donat Qosja, Teuta Krasniqi, Artiola Hamdiju, Bislim Muçaj, Myrvete Kurtishi, Aurita Agushi, Ylber Bardhi, Armend Baloku, Lis Tafa, Luran Ahmeti dhe Edi Kastrati. Ndërsa, sonte ishte edhe nata e fundit e edicionit të gjashtë të festivalit ndërkombëtar të filmit, “Dea” që këtë herë u mbajt në qytetin e Tiranës./KultPlus.com