Mbi jetën dhe veprën e akademikut Fehmi Aganit

Shkruan: Donika Hoti

Edhe pse shumë i ri nga mosha, u rreshtua në anën e LNÇ-së dhe aleancës antifasishte. Ngjarjet e mëdha politike, veçanërisht ato të vitit 1981, e këndej, bënë që pikëpamjet dhe qëndrimet e tij politike gjithnjë e më tepër të marrin formën e pikëpamjes së social-demokracisë moderne perëndimore.

Në fund të viteve të 50-ta dhe në fillim të viteve të 60-ta punoi si profesor i shkollave të mesme të Gjakovës dhe Prishtinës, ndërsa më vonë gazetar dhe redaktor i politikës së jashtme në gazetën “Rilindja”.

Ishte themelues i Degës së Sociologjisë dhe të Filozofisë në Fakultetin Filozofik dhe i Institutit të Sociologjisë të këtij Fakulteti. Studiues i Partive dhe Grupeve Politike në Kosovë dhe mëtej.

Njëri ndër zërat më të fuqishëm që iu kundërvye politikës së turqizmit të shqiptarëve.

Ideatori i mbajtës së Referendumit Gjithëpopullorë për Pavarësinë e Kosovës, i cili u mbajtë me 26 deri 30 shtator në vitin 1991. Organizim ky i mbajtur mbi deklarimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës, ku për qëllim pati shpalljen e Kosovës, si “shtet sovran dhe i pavarur” në kuadër të ish-Jugosllavisë.

Në vitin 1993 u zgjodh anëtar i korrespodent, ndërsa nga viti 1996 anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Akademik Fehmi Agani ishte bartës i shumë dekoratave, ndër të cilat edhe i Dekoratës “Urdhri i Lartë i Skënderbeg”, me të cilën e dekoroi presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe “Urdhri i Lidhjes së Prizrenit”, me të cilën e ka dekoruar kryetari i Kosovës.

Fehmi Agani u vra afër Lipjanit nga forcat ushtarake e policore me 6 maj të vitit 1999.

Me 6 maj të vitit 1999, akademiku Agani së bashku me familjen e tij, tentoi ta linte Kosovën me tren. Në kufirin me Maqedoninë, treni u kthye mbrapsht. Dikur afër Fushë Kosovës, policia ndaloi trenin dhe urdhëroi të zbrisnin të gjithë. Dëshmitë të ndryshme të botuara në shtyp thonë se Fehmi Agani u mor ose në një autobus së bashku me burra të tjerë shqiptarë ose i vetëm me policët brenda një makine private.

Kufoma e tij u gjend të nesërmen buzë një rruge gjithë baltë, pranë Lipjanit. Qeveria serbe ngriti pretendimin se z.Agani është vrarë nga UÇK-ja, në mënyrë që ta pengonin të luanin rolin e negociatorit midis presidentit Rugovës dhe qeverisë sërbe.

Në vitin 2002, për nder të 70 vjetorit të lindjes së tij, Shtëpija Botuese “Dukagjini” botoi tetë (8) vepra shkencore.

Ndërsa, për nder të pesë (5) vjetorit të vrasjes së tij nga ana e kryetarit të Kosovës z.Rugova shpallet “Heroi i Kosovës”.

Veprimtaria e akademikut Fehmi Aganit mbetët një testament për kohën dhe shumë breza që do të vijnë, ndërsa emri i tij do të kujtohet gjithmonë si njëri ndër figurat që dhënë kontribut për gurthemelin e shtetit të Kosovës.

Kush ishte akademik Fehmi Agani? Fehmi Agani u lind me 23 janar të vitit 1932 në qytetin e Gjakovës. Familja e tij njihej me mbiemrin Mullagani, të cilën ishin me prejardhje nga Plava e Malit të Zi. Familja Mullagani janë vendosur në Gjakovë gjatë luftërave në kohën e Turqisë. I ati i tij ishte imam në Rahovec, ndërsa xhaxhi i tij Bajrami ishte vendosur në Gjakovë. Shkollimin fillorë e përfundoi në qytetin e Gjakovës, ndërsa shkollimin e mesëm e përfundoi në qytetin e Prishtinës. Studimet në degën e Filozofisë i mbaroi në Universitetin e Beogradit. Studimet e pasuniversitare i përfundoi në degën e Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit, duke marrë gradën shkencore Magjistër i Shkencave Politike, ku diplomoi me tezën “Pjesëmarrja e punëtorëve në procesin e vendimmarrjes në Gjermani” në vitin 1965. Gradën shkencor të doktoraturës në shkencën e Sociologjisë e mori në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1973, duke e mbrojtur me sukses të lartë tezën “Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Në vitin 1951, iu kundërvye politikës së turqizimit të shqiptarëve dhe për herë të pare u konfrontua me Partinë Komuniste Jugoslllave (PKJ). Arsyeja ishte se figura e Fehmi Aganit ishte kundër shpërnguljes së popullësisë shqiptare në Turqi.

Në vitin 1967, u zgjodh drejtor themelues i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Më vonë u zgjodh prodekan dhe dekan i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës të Institutit të Sociologjisë të këtij fakulteti. Ishte kryeredaktor i revistave “Studia Humanistica” dhe “Thema”. Në vitin 1978 mori Shpërblimin e Dhjetorit për studimet e tij shkencore.

Angazhimi i tij intelektual në pranimin në punë sa më shumë kuadrove shqiptarë, që të ligjëronin në gjuhën shqipe dhe qëllimi i tij u arrit, duke shtuar numrin e pedagogëve dhe duhe hapur edhe degë të tjera në Universitetin e Prishtinës.

Polemikat me profesorët serbë ishin të mëdha, mirëpo kontributi i akademikut Fehmi Agani dhe bashkëpunëtorëve të tij këmbëngulnin që të shtohen edhe numri i studentëve dhe profesorëve.

Akademik Fehmi Agani përveç punës si profesor në fakultetet merrej në mënyrë aktive edhe me punë politike, duke u angazhuar pa u lodhur për promovimin e kombiit dhe për arritjen e statusit të Republikës së Kosovës.

Kjo idejë dhe angazhimi i tij bëri që sërbët të hyjnë në konfrontim dhe që nga viti 1968 e kishin vënë në listen e zezë për ta likuiduar. Kjo u nxjorrë si argument edhe në gjykimin e bërë të disa shqiptarëve, se gjoja kishin tentuar ta djegin separacionin.

Urrejtja serbe ndaj akademikut Fehmi Aganit u rrit edhe më shumë kur ai ishte anëtar i Komisionit të Serbisë për Shpërblimin e AVNOJ-it, kur u propozua që ky çmim t’i ndahej Çubriloviçit. Këtë propozim e kundërshtoi ashpër dhe me argumente të pamohueshme ky propozim për Çubriloviçit nuk kaloi fare.

Akademik Fehmi Agani pati një angazhim të madh edhe në aspektin e krijimit të bashkëpunimit me Shqipërinë në fushën e arsimit, kulturës. Ishte periudha kohore kur nga Republika e Shqipërisë vinin të mbanin ligjerata në Universitetin e Prishtinës shumë pedagogë nga Shqipëria. Organizmi dhe mbajtja e simpoziumit për pesëqind (500) vjetorin e vdekjes së heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeut në Prishtinë, erdhën shumë personalitete të shkencës dhe kulturës nga Shqipëria në krye Aleks Budën bëri një jehonë të madhe.

Në fillim të viteve të 80-ta, profesor Fehmi Agani u shpallë “Persona Non-Grada” nga Universiteti i Prishtinës dhe pasi e nxjerrin nga partia me propozim të dekanit sërb, që kishte qenë student i tij, ia nënshkruan vendimin për largimin nga puna, kështu filloi procesi i diferencimiit në Kosovë. Kjo erdhi për shkak të mos pajtimeve në vlerësimin dhe qëndrimet politike ndaj demonstratave dhe çështjes shqiptare në Jugosllavinë e atëhershme ishin nën trysni të përhershme politike, ndërsa në vitin 1984, iu mor e drejta të ligjëronte.  

Në vitin 1990 filluan përgaditjet për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në atë kohë akademiku Fehmi Agani kishte dalë në pension, pasi Serbia e zvogëloi buxhetin për arsimin e lartë të Kosovës.

Ishte nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëri ndër figurat kryesore në hartimin e dokumenteve të rëndësishme për Kosovën dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës pas miratimit të Kushtetutës Kaçanikut nga viti 1992 deri 1998.

Pas zgjedhjes së kuadrove drejtues të LDK-së, u mbajtë edhe kongresi i parë, ku si nënkryetar i Partisë u zgjodh Fehmi Agani dhe në post qëndroi të tetë (8) vjet rradhazi dhe puna e tij kryesore ishte internacionalizmit i çështjes së Kosovës.

Si njihej kontributi dhe veprimtaria e tij politike e akademikut Fehmi Aganit? Veprimtaria intelektuale kishte filluar para mbajtës së Plenumit të Brioneve, që shënoi kthesë në zhvillimet politike në ish-Jugosllavi dhe sidomos në Kosovë. Gjurmët e angazhimit të tij hetohen në disa drejtime teorike dhe praktike, një veprimtari që e mëshiron teorinë dhe praktikën dhe bën të pamundshëm ndarjen e tyre. Veprimtaria e tij njihet në drejtim politik në kërkimin e rrugëve për përparimin institucional të këtyre të drejtave, kërkesave juridike dhe kushtetutese për avancimin e statusit të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë në vitin 1967. Kontributi i tij njihej në avancimin e Shkollave të Larta dhe në degët e Fakulteteve të Universitetit të Prishtinës në organizimin e ligjërimit të plotë në gjuhën shqipe. Një kontribut të jashtëzakonshëm e ka dhënë në përpilimin e dokumenteve të rëndësishme për lëvizjen politike në Kosovë në dekadën e fundit, sidomos në hartimin e atyre dokumenteve që kanë edhe vlerë ndërkombëtare. Kontributi i tij i jashtëzakonshëm njihej pas viteve të 90-ta, ku ndër të cilat duhet veçohet ngjarjet, si: “Deklarata e 2 korrikut 1990”, “Kushtetuta e Kaçanikut” dhe “Referendumin Gjithëpopullorë për Pavarësi” dhe ndërtimin e institucioneve të Kosovës, të cilat hapen mundësinë e mbajtjeve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të vitit 1992.

Aktivitetin e tij politik e filloi si nënkryetar i Lidhjes Demokratik të Kosovës me themelimin e saj me 23 dhjetor të vitit 1989 dhe figura e tij bëhet ndër kryesoret në hartimin e dokumenteve të rëndësishme për Kosovës, në theks të veçantë në “Referendumin Gjithëpopullorë për Pavarësi”, e mbajtur me 26 deri 30 shtator 1991.

Në vitin 1990 filluan përgatitjet e për themelimin e LDK-së, në atë kohë akademiku Fehmi Agani kishte dalur në pension, pasi që Qeveria e Serbisë e kishte zvogëluar buxhetin për arsimin e lartë në Kosovë.

Pas zgjedhjeve të kuadrove drejtuese të LDK-së, u mbajtë edhe kongresi i parë, ku si nënkryetar i parë i Partisë u zgjodh akademik Fehmi Agani dhe në këtë post qëndroi tetë (8) vjet rradhazi dhe puna e tij kryesore ishte internacionalizimi i çështjes së Kosovës.

Kontributi i tij në politikë njihet gjatë udhëtimit disa herësh në Beograd lidhur me çështjen e financimit të arsimit në gjuhën shqipe në Kosovë. Ndërsa, gjatë takimit me Sllobodan Millosheviçin, i cili pas tri viteve negocime dhe prentendime që në Kosovë të hapen tre (3)       shkolla, dy shkolla fillore dhe një mesme nuk e lejoi këtë. Akademiku Fehmi Agani kishte shpresë dhe ishte për hapjen e shkollave në Kosovë. Mendimi i tij ishte se: “Të fillojmë me pak dhej pastaj gradualisht do vjen numri duke u shtruar”. Mirëpo, më vonë u bind se me Millosheviçin nuk mund të bëhet asgjë. Akademik Fehmi Agani u bregos shumë kur presidenti Ibrahin Rugova shkoi në Beograd, që të bisedojë me Millosheviçin. Kreu i Beogradit i kishte thënë z.Rugovës se “ose eja të bisedojmë, ose do të vrasë”.

Kjo ishte arsyeja kryesore që z.Agani, e shoqëroi presidentin Rugova, ku theksoi se: “Ibrahimi është i ri, edhe nëse gabon ka kohë, kam kohë të përmirësohet, ndërsa unë do të shkoj në Beograd, nuk do të kem kohë, kam kohë më të përmirësohem, lufta i ka këto gjëra”.

Duhet theksuar se Fehmi Agani ishte anëtar i delegacionit në Konferencën e Ndërkombëtare të Rambujës dhe tregoi energji të madhe. Ishte i përkushtuar në ngjarjet e zhvilluar në Kosovë, në theks të veçantë në çdo sukses të arritur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas kthimit të delegacionit të Kosovës në Rambujë, ku ishte anëtar mendimi i tij për Kosovën ishte duke theksuar: “Besoj se e kreva misionin tim në këtë mbledhje. Deri këtu mendoja. Tani u vendos për sulmet e NATO-së mbi Serbinë, tani le ta vazhdojnë tjetër”.

Dëshira e tij e fundit ishte kthimi në botën akademike, duke potencuar se: “Tani do t’u përkushtohem librave të mia, që më kanë mbetën të pa përfunduar. Tani duhet t’u përkushtohem më shumë shkrimeve të mia, pasi ja si po duket edhe shëndeti po më dobësohet”.

Si erdhi vrasja e akademikut Fehmi Aganit? Në një rrethanë të jashtëzakonshme e cila ende nuk është e qartë rreth vrasjes së akademikut Agani nga ana e “Doktrinës së Shenjtë Sërbe”, ai së bashku me rrethin e tij familjar, tentoi ta linte Kosovën për të ikur si në drejtim të Maqedonisë treni fatkeqësisht ishte kthyer mbrapa. Në stacionin e trenit me lokacionin në drejtim të FushëKosovës, policia sërbe e kishte ndalur trenin fatkeqësisht i kishte urdhëruar të gjithë të zbrisnin. Sipas dëshmitarëve okular dhe dëshmive të ndryshme të botuara në shtyp theksojnë se z.Agani ishte marrë me një automobil privat. Kufoma e tij u gjet me 7 maj të vitit 1999 në një buzë të rrugës që ishte mbuluar me baltë, pranë qytezës së Lipjanit. Sipas prentendimeve të qeverisë sërbe z.Agani është vrarë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në mënyrë që ta pengonin rolin negociuesit që i’a kishte besuar presidenti Rugova me qeverinë sërbe në Konferencën e Rambujës.

Një ditë pas vrasjes së z.Agani bazë një deklaratës të publikuar policia sërbe kishte fajësuar përsëri Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës se kinse e ka mbajtur të izoluar për arsyeje ta pengojnë angazhimin e tij në negociatat në mes presidenti Rugova dhe qeverisë së Serbisë.

Cilat ishin titujt shkencorë të akademikut Fehmi Aganit? “Studiues i diplomuar i Filozofisë”, në vitin 1959 në Universitetin e Beogradit, “Magjistër i Shkencave Politike” në vitin 1965 në Universitetin e Beogradit, “Doktor i Shkencave Sociologjike” në vitin 1973 në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, profesor i Universitetit të Prishtinës dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Artëve të Kosovës. Gjatë veprimtarisë së tij shkencore ka lënë të botuara shumë studime sociologjike, politikologjike, nëpër periudha të ndryshme në gjuhën shqipe, serbokroate dhe angleze. Ka lënë dorëshkrimin e Monografisë “Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore” dhe shkrimet të tjera. Gjithashtu ka botuar edhe shumë studime, artikuj, trajtesa e polemika në organet ndryshme shkencore, në revista dhe gazeta në gjuhën shqipe dhe në gjuhët të tjera.

Cilat janë veprat e botuar të akademik Fehmi Aganit? “Në rrjedha të mendimit sociologjik”- Një histori e veçantë e mendimit sociologjik. Prishtinë. 1990, “Demokracia, Kombi, Vetëvendosja”, Dukagjini, Pejë, 1994, “Pavarësia – Shpresa dhe Gjasë”, Dukagjni, Pejë, 1999, “Studime sociologjike dhe politikologjike”, ASHAK, Prishtinë, 2008. Në vitin 2002, me rastin e 70 vjetorit të lindjes, Shtëpia botuese “Dukagjini”, botoi Veprat në tetë (8) vëllime, si: Veprat 1: “Në rrjedha të mendimit sociologjik”, Vepra 2: “Për shoqërinë civile”, Vepra 3: “Demokracia, kombi, vetëvendosja”, Vepra 4: “Partitë dhe grupet politike në Shqipëri (1939-1945)”, Vepra 5: “Sindikatat gjermeane dhe shkrime të tjera”, Vepra 6: “Gjuha e dhunës dhe zëri i arsyes”, Vepra 7: “Pavarësia – gjasa dhe shpresë”, Vepra 8: “Intervista, reagime”.  Në vitin 1996, botoi librin “Sociologjia” si bashkëautorë me Dr. Agim Hyseni, botuar nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës në Prishtinë dhe i ribotuar në vitin 2001, libër ky është përdorur si tekst bazë për mësimin e lëndës së sociologjisë nëpër shkollat e Kosovës, ndërsa në fund të saj kanë dhënë faksimilet e dorëshkrimit të programit të ri të lëndës së sociologjisë për shkollat e mesme, që e kishte hartuar për të gjallë akademiku Fehmi Agani i gjetur në dokumente të tjera. Veprat e botuara nga Shtëpija Botuese Dukagjini në Pejë në vitin 2002, ka konkretizuar njërin ndër projektet më të rëndësishme në fushën e mendimit sociologjik dhe politik që ka realizuar dikush pas përfundimit të luftës në Kosovë. Në realizimin e veprave të akademik Fehmi Aganit në tetë (8) vëllime me 3261 faqe, i cili është një korpus, punë kolosale që e nderon jo vetëm botuesin, mirëpo përgjithësesi Kosovën dhe hapësirën shqiptare për botimin e korpusit prej tetë veprave kanë dhënë një kontribut rreth përgaditjes dy akademik të Akademisë së Shkencave dhe Artëve të Kosovës akademik Rexhep Ismajli dhe Eqrem Basha.

Me cilat dekorata është shpërblyerë figura e Fehmi Aganit? Figura e Fehmi Aganit është shpërblyerë me shumë dekorata, ndër të cilat janë “Dekorata e Urdhrit të Lartë të Skënderbegut”, me të cilën është dekoruar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë Dr. Rexhep Medani me 21 dhjetor të vitit 2001, e dekoroi figurën e Fehmi Aganit me “Gjergj Kastriotin – Skënderbeut”, këtë dekoratë e ka pranuar bashkëshortja znj.Sadije Agani e shoqëruar me djalin e tyre të madh Mentorin dhe kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Artëve të Shqipërisë z.Yll Popa dhe akademikë të tjerë.

Për ndër të pesë (5) vjetorit të vrasjes së akademikut Fehmi Aganit, me 6 maj të vitit 2004 nga ana e kryetarit të Kosovës z.Rugova figura e Fehmi Aganit shpallet “Heroi i Kosovës”.

Për nder të kontributit të tij si profesor dhe akademik tashmë është ngritur edhe shtatorja e tij në oborrin e Fakultetit Filologjisë pranë kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Personaliteti i tij vlerësohet lartë nga çdo qytetarë dhe intelektual i Republikës së Kosovës dhe falë kontributit të tij si drejtori i parë i “Institutit Albanologjik” dhe themeltar i “Fakultetit të Sociologjisë” dhe pjesëmarrës në Konferencën e Rambujës, ku u përcaktua parandalimi i gjenocidit të regjimit të Sllobodan Millosheviçit. Ndërsa, pas viteve të 90-ta ishte pjesëmarrës aktiv në skenën politike në Kosovë. Duhet theksuar se figura e Fehmi Aganit ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në organizimin mbi deklarimin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë në Kosovë, ku për qëllim pati shpalljen e Kosovës, si “Shtet Sovran dhe i Pavarur” në kuadër të ish-RSFJ-së, i cili u mbajtë në shtator të vitit 1991.

Ky Referendum erdhi si rezultat i Deklaratës së Pavarësisë 2 korrikut 1990 dhe pas miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, e përpiluar nga akademik Gazmend Zajmi, i cili morri mbështetjen nga Iniciativa e Grupit të 241 Intelektualëve të Kosovës, e themeluar menjëherë pas përfundimit të mbajtës së Grevave të Minatorëve të Trepçës në shkurt të vitit 1989.

Referendumi Gjithëpopullorë për Pavarësinë e Kosovës e hapi mundësinë e mbajtës së zgjedhjeve të para parlamentare dhe presidenciale në vitin 1992.

Qeveria e Republikës së Kosovës me datën 6 mars të vitit 2013, morri vendim me Nr.02/118 të themelohet Universiteti Publik i Gjakovës, ndërsa Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka ratifikuar këtë vendim me datë 30.05.2013. Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” ka filluar punën me 1 tetor të vitit 2013 me Fakultetin e Edukimit me program “Parashkollor dhe Fillor”, Fakultetin e Mjekësisë me program “Infermeri dhe Mami” dhe Fakultetin e Filologjisë me programin “Gjuhë dhe Letërsi Angleze” të gjitha këto programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës në prill të vitit 2013.

Duhet theksuar se Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” është pasues nga Shkolla e Lartë që ka bërë përgaditjen e mësimdhënësve duke filluar nga viti 1958. Qendra e Fakultetit të Edukimit në Gjakovë fillimisht është themeluar si Akademia Pedagogjike me Vendimin e Kuvendit Komunal të Gjakovës me Nr.01-5334/I, të datës 29 korrik të vitit 1967, ndërsa punën e filloi me 1 tetor të vitit 1967./ KultPlus.com

Muzeu Etnologjik i Prishtinës

Shkruan: Donika Hoti

Qyteti i Vjetër i Prishtinës shtrihet në mes të dy lumenjve Vellushës dhe Prishtevkës (Prishtinës), që rrjedhin nga kodrinat xehetare në anën perëndimore të Malësisë së Gallapit. Gjurmët e banimit në Prishtinë dhe rrethinë i gjejmë që në kohën  e parahistorisë, në lokalitetet e periudhës së bronzit deri në etnokulturën dardane që fillojnë nga shekulli VI deri IV p.e.s sonë e vërteton këtë.

Sipas Feliks Petançiqit, diplomatit dubrovinkas dhe i deleguari në oborrin e mbretit hungarez Vladisllavit II, i cili në shekullin XVI-të thotë se: “Prishtina është një vend i begatshëm”. Prishtina në këtë kohë ishte e njohur si qendër tregtare, e sidomos me metale fisnike. Në Panagjyrin tradicional të Prishtinë mund të gjendeshin mallra nga i tërë Ballkani dhe Italia, ndërsa në afërsi të qytetit përmendën edhe lojërat kalorëse mesjetare. Ndërsa, sipas autorit sërb A. Bogosavleviq në veprën e tij “O Arnautima”, shkruan se “Prishtina në gjysmën e dytë të shekullit XIX kishte 17.000 banorë me 13 xhami”.

Çarshia e Prishtinës njihet si pjesa kryesore e tregtisë së Prishtinës së Vjetër, që nga shekulli i XV-të. Ajo pati një rol të rëndësishëm në zhvillimin fizik, ekonomik dhe social për qytetin e Prishtinës. Tregu i vjetër (Pazari i Vjetër) u shkatërrua gjatë viteve 1950 dhe 1960, pas sloganit të modernizmit “Shkatërrojë të vjetrën, ndërto të rejën”.

Çarshia e Vjetër e Prishtinës ishte një kompleks unik tregtar që zhvillonte tregtinë me qytetet e tjera të Kosovës dhe gjetkë në Ballkan, ndërkohë zona ishte nën udhëheqjen e Perandorisë Osmane. Ato u ndërtuan gjatë shekujve XI-të, XVI-të dhe XVII-të, duke arritur formën e tyre përfundimtare të shekullit XIX-të. Këto komplekse tradicionale u zhvillua në dy lloje: Pazari i Mbuluar i njohur si “Bezistani” dhe Pazari i Hapur. I pari ishte kompleks i mbyllur me dyqane, ndërsa, i dyti u karakterizua me nga rreshtat e njëpasnjëshme të zanateve, ku tregtarët ekspozuan produktet e tyre çdo të marte.  

Dy zjarre të mëdha e dëmtuan shumë Prishtinën në shekullin XIX. Atë e shkatërruan dhe ndërruan shumëçka nga karakteri i mëparshëm dy luftëtarët Ballkanike dhe Lufta e Parë Botërore. Një karakteristikë të veçantë mund të theksohet se Prishtina, mese një shekull, pas gjysmën e shekullit XVII-të ishte nën sundimin e familjes feudale shqiptare Gjini. Pas vrasjes së Maliq Pashë Gjinollit, që nga viti 1809, kjo familje kishte organizuar një ekspozitë familjare, një lloj muzeu unik që ka funksionuar deri në vitin 1912. Muzeu i familjes feudale të Prishtinës me origjinë shqiptare bëhet institucioni kulturorë shumë i rëndësishëm dhe i ngjashëm me ato të oborrëve mbretërore feudale të shteteve të Evropës, i cili është shkatërruar në kohën e luftërave ballkanike në vitin 1912.

Në koleksionin muzeor të familjes Gjinolli ka pas një numër të konsiderueshëm të eksponateve me rëndësi historike dhe etnografike në mesin e tyre ka qenë edhe gijotina e Jashar Pashës.

Në bërthamën e vjetër të qytetit të Prishtinës, e cila njihet për të gjithë prishtinasit si “Çarshia e Vjetër”, në verilindjen e qendrës së qytetit, në afërsinë të Hamamit të Madh dhe Xhamisë së Sulltani Mehmet Fatihut gjendet “Muzeu Etnologjik” i Prishtinës, i njohur për të gjithë vendasit si shtëpija “Emin Gjikut”, i cili funksionon në kuadër të Muzeut Historik të Republikës së Kosovës.

Ky kompleks është pjesë e trashëgimisë kulturore të kryeqytetit e ndërtuar në fillim të shekullit XIX-të, ku ishte prona private e familjes feudale Gjinolli të Prishtinës.

Kryefamiljari i kësaj shtëpije i cili njihej për të gjithë prishtinasit me noflkën “burrë i vogël” dhe në gjuhën turke si “Eminçik”, që më vonë shëndërrohet në kompleks nga këtu e morri emrin ky kompleks.

Familja Gjinolli në këtë shtëpi jetuan deri në vitin 1956, kur nga politika dhe dhuna e Aleksandër Rankoviçit, si çdo familje shqiptare u detyruan t’i shesin për arsye të mos shpronësimit të pronave të tyre nga organet kompetente të kohës (niveli komunal). Ky kompleks gjatë periudhave (afro dy shekujve) ka pësua ndryshime të shumta si pasojë e ndërtimit të funksionit. Në tërësi, kompleksi i “Emin Gjikut” mbetët nga të pakta ato shtëpi qytetare të fillimit të shekullit XIX, që janë ruajtur në kryeqytetin e Kosovës.

Pas marrjes së vendimit nga niveli komunal i Prishtinës në pronë komunale në vitin 1957, ky kompleks fillimisht është përdorur si “Muze i Natyrës”, ku brenda dhe jashtë mund të shikohen kafshë të ngrira, ku vazhdoi të funksionoj deri në vitin 2000. Pas vitit 2000 deri 2006 kompleksi i “Emin Gjikut” iu nënshtrua restaurimit të tërësishëm. Me 27 korrik të vitit 2006 bëhet inaugrimi i këtij muzeut, ndërsa, instalimi dhe prezantimi i ekspozitave muzeale u bë respektivisht i hapur për publikun me 1 shtator të vitit 2006.

Vlejnë të theksohet se gjatë fillimit të Luftës së Dytë Botërore, kjo familje në vitet e 40-ta ka qenë njëra ndër familjet më të pasura në qytetin e Prishtinës dhe ka pasur pronësi dhe prona të tjera. Më pas familja Gjinolli e humbi primatin e familjes më të fuqishëm, ndërsa, në vitin 1957, familja vendosë ta shesë kompleksin dhe të shpërngulët në Turqi, që nga ajo kohë kompleksi është pronë në kuadër të Muzeut të Republikës së Kosovës.

Thuhet se kontratën e ka nënshkruar lideri Fadil Hoxha për arsye se ky kompleks u vlerësua si pronë me interes shtetëtorë, ku u promovua ekspozita e familjes Gjina dhe ishte një muze unik i cili e karakterizonte një shtëpi feudale të shekullit XVIII-të dhe të mos humbët vlera e trashëgimisë kulturore të qytetit të Prishtinës. Pasi që në këtë kompleks ishin eksponatet e panaihirit të qytetit të Prishtinës të vitit 1812, që filloi të mbahet dy panaihire brenda vitit, si panairi i pranverës dhe vjeshtës, ku merrnin pjesë shumë tregtare nga lindja dhe perëndimi, ku promovohej diplomacia ekonomike e kohës. 

Çka e karakterizojnë kompleksin e “Emin Gjikut”?

Në hyrjen e kompleksit janë dy objekte: Objekti në anën e djathtë është dykatëshe. Dikur në katin e parë ka qenë e vendosur shtalla, ndërsa sipër ishte bujtina.

Ky objekti i takon shekullit XVIII-të, përballë tij gjendet objekti prej guri, që ka dyshime për funksionin e tij në të kaluarën. Objekti është bartur në vitin 1950, prej qendrës së qytetit  të Prishtinës më konkretisht nga vendi ku aktualisht gjendet objekti i Kuvendi të Republikës së Kosovës. 

Kompleksi i “Emin Gjikut” në ndërtimin e tij të parë ishte më i madh me sipërfaqe se sa tani, diku për 1/3 që është tani. Aktualisht ka vetëm dy dhoma, atë të grave dhe fëmijëve si dhe odën qytetare.

Në katin e poshtëm të objektit është dhoma e zjarrit, vendi ku përgatitej dhe shërbëhej ushqimi për anëtarët e familjes dhe bodrumi – pjesa më freskët e objektit, ku është ruajtuar ushqimi dhe i cili ka shërbyer si frigorofer në të kaluarën. Me shtimin e anëtarëve të familjes është shtuar nevoja e ndërtimit të një objekti tjetër.

Ky objekt është ndërtuar në shekullit XIX-të dhe këtu kanë jetuar deri në momentin shpërnguljes. Që nga momentit i hapjes së këtij objekti si muze është improvizuar ekspozita e përhershme në të cilët paraqitet mënyra e jetesës së shqiptarëve gjatë shekujve XVI-XX-të. Të gjitha dhomat në këtë objekt janë të improvizuara për të paraqitur katër temat kryesore apo ciklin e jetës, si: lindjen, jetën, vdekjen dhe trashëgiminë.

Në objektin e shekullit XVIII-të është dhoma e zjarrit  dhe vendit ku përgaditej ushqimi me objektet përcjellëse si magjja ku mbahet mielli dhe përgaditej buka, oxhaku, sofra me stola (shkëmbinj), pjesën e larjen e enëve dhe bodrumin.

Gjithashtu mund të shihen pjesa e ngrohjës qendrore, dhomat e grave, fëmijëve dhe odën qytetare me hamanxhik.

Në dhomat e objektit të shekullit XIX-të janë ekspozuara veshjet e xhubletës, dhoma e lindjes, si dhe dhoma e çiftit bashkëshortor me elementet përcjellëse si shtrati, arka e pajës (çejzit) dhe djepi.

Në dhomën e artit popullor paraqitet mjeshtëria artizanale kombëtare e zbatuar në objektin materialit të dheut, drurit dhe metalit. Ato janë kryesisht eksponate që përdoreshin në ekonominë shtëpiake, të punuara nga mjeshtërit shqiptarë me teknikë dhe elemente të veçanta dhe motive vendore.

Në korridor mund të shihet këndi i ngrënies së ushqimit nga fëmijët, enët e drurit që shërbenin rreth produkteve të qumështit dhe një improvizimin të odës së fshatit.

Në katin e dytë janë të ekzpozuara veshjet martësore nga trevat e ndryshme të Kosovës që pasqyrojnë një nga vlerat etnkulturore të vendit tonë.

Në një cep tjetër janë të vendosura armët e prodhuara në Prizren në vitin 1878. Dikur ky qytet numëronte më shumë se 200 punëtori të prodhimit të armëve dhe njihej si Perandori dhe si qytet eksportues i tyre.  

Gjithashtu, aty janë ekspozura dekorimi nga argjendi me teknikën e filgranit që i takojnë shek XVIII-të dhe XIX-të dhe që janë trevat e Prizrenit, Prishtinës, Gjakovës, Pejës dhe Mitrovicës.

Në muzë janë të ekspozuara mjetet dhe artikujt që lidhen me stillin e jetës nga periudha e sundimit të Perandorisë Osmane.

Një veçori në muzeun Etnologjik të Prishtinës është ruajtur tradita e popullit tonë përmes produkteve të prodhuara nga druri të cilat janë kryesisht të përshkruara nga kompleksiteti i veglave të punës mobiljeve, dekoratave, pajisjeve shtëpiake për përdorim të përditshëm. Thuhet se nga kohët e hershme për produktet të drurit janë dy lloje të zejtarëve që duhet dallohet nga tradicionalja dhe mjeshtri profesionalistë. Të dyja këto kategori zejtarësh përdoreshin për të prodhuar në formën dhe mënyrën e tyre, mirëpo mund të themi se zejtarësh përdoreshin për të prodhuar produktet vetanake kryesisht për përdorim shtëpiak, ndërsa zejtari profesional zakonisht do t’i vendoste produktet të tij në treg dhe kjo nënkupton se ajo kishte konceptin universal, më të avancuar dhe që përfshin një pamje artistike dhe produkteve të tij.

Një rëndësi e veçantë patën instrumente muzikore të cilat ishin produktet të rastësishëm, mirëpo ato morrën funksionin e tyre praktik. Meloditë e instrumenteve popullore që janë të trashëguara me breza me rradhë. Dëfrimi nga instrumentet e artit popullor ka qenë një shkollë e edukimit fisnik dhe patriotik të popullit. Ishte njëkohësisht një ruajtëse dhe zhvilluese e trashëgimisë kulturore të popullit me shekuj ka qenë një arkiv i kujtesës popullore të historisë së pas brezave. Mëqenëse nuk ishte njeri aq i arsimuar kishte poetë, prozë, shkrimtarë, artistë humoresh, oratori dhe aktorë të saj të ndritshëm dhe një pjesë prej tyre mbetët anonim. Ajo kishte kompozitorë bujarë dhe kërcimtarë. Arti folklorik i fjalës, tingujve, të ritmëve dhe vallëzimit dhe instrumenteve muzikore ka qenë një forcë e fuqishme e kohezionit midis disa dukurive të tjera  esenciale, të cilat e mbajtjen të bashkuar këtë bashkësi, duke e ruajtur atë të mos shpërbëhet dhe të zhytur ndonjë kulturë tjetër. Duhet veçuar se instrumentet muzikore si lutja (Lahuta) bëjnë një gjatë dhe kjo padyshim konsiderohet si një nga instrumentet më të vjetra të Gadishullit Ballkanik, por sa i përket popullit shqiptar dhe është prodhuar dhe promovuar nga populli. Sipas burime arkiologjike është gjetur edhe një instrument muzikor i njohur si “Okarina”, e cila daton nga epoka neolitetit të hershëm që është gjetur në Runik të komunës së Skënderajit.

Vlejnë të theksohet se kompleksi i banimit “Emin Gjiku” është njëri ndër monumentet të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore të qytetit të Prishtinës. Ky kompleks i shekullit të XVIII-të hyjnë në monumentet kulturorë të kategorisë “Artikekturor”, i miratuar me numër 953/1955. / KultPlus.com

Donika Hoti

“Një çerek shekulli nga masakra e Srebrenicës”

Shkruan: Donika Hoti

Bosnja dhe Hercegovina shtrihet në pjesën juglindore të Evropës dhe në anën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Në veri dhe jug kufizohet nga Krocia dhe në lindje kufizohet me Serbinë dhe Malin e Zi. Ka dalje në detin Adriatik në afërsi të qytetit të Mostarit. Gjatë luftës së Bosnjës në mes viteve 1992-1995, u pushtua pjesërisht nga ushtria sërbe, e cila më vonë u tërhoq pasi sërbët përbënin një pakicë të vogël në Mostar dhe pasi u gjend nën sulmin e ushtrisë së Kroacisë. Pas tërheqjes së ushtrisë sërbe, kroatët dhe bosnjakët u ndeshën me njëri-tjetrin për mbizotërimin e qytetit në vitin 1992-1993. Gjatë luftimeve u shkatërrua nga një predhë tanku edhe ura e famshme e Mostarit. Kroatët dhe bosnjakët përfunduan konfliktin me arritjen e nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashtingtonit të vitit 1994.

Bosnja dhe Hercegovina ndahet në dy njësi shtetërore dhe një njësi e papërcaktuar të cilat më tej në njësi administrative. Njësitë shtetërore ndahet në dy republika në Republikën e Federatës së Bosnjës dhe Republika Sërbe. Ndërsa, njësitë administrative sipas njësive shtetërore janë në Kantonet e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovina. Kantonet e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës një nga dy entitetet politike të Bosnjës dhe Hercegovinës. Dhjetë katonet janë të themeluar nga Ligji për Njësitë Federale (kantonet) me 12 qërshor të vitit 1996.

Në shekullin e parë të erës sonë, pjesa më e madhe të Bosnjës së sotme e gjejmë si pjesë të Perandorisë Romake. Kjo pjesë ishte e banuar nga ilirët, pas rënies së Perandorisë Romake, ajo bëhet pjesë e Perandorisë Bizantine, si disa pjesët të tjera të territorit të Ilirisë. Sllavët në Bosnjë filluan të vijnë diku rreth shekullit të shtatë në këtë pjesë të Ilirisë dhe të Trakisë. Me rritjen e numrit të ardhacakëve fillon procesi i tërheqjes së popullësisë nga qytete dhe vendbanimet në periferi e dikur me vonë dhe në pjesët malore. Proces që mund të vërehet në shtetet perëndimore ku banorët vendas tërhiqen nga qendrat në periferi të tyre.

Të dhënat historike tregojnë se Bosnje dhe Hercegovina është njëri ndër vendet në Evropë, me një histori pothuajse të pandërprerë si njësi gjeopolitike që nga mesjeta deri në luftën e fundit në vitin 1992. Ndërmjet viteve 1180 dhe 1463, ajo ishte mbretëri e pavarur në mes viteve 1580 deri 1878 ishin një “Ejalet” në kuadër të Perandorisë Osmane nga viti 1878 deri në vitn 1918 ishin brenda Perandorisë Austro-Hungarisë dhe nga viti 1945 deri në vitin 1992 ishte një Republikë Federale në kuadër të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Ndërsa, në Bosnje dhe Hercegovinë në pjesë lindore është qyteti i Srebrenicës, e cila në njësinë administrative i takon Republikës Sërbe. Sipas regjistrimit të popullësisë në vitin 1991, komuna e Srebrenicës ka pasur 36.666 banorë të përhapur në 81 vendbanime. Sipas të dhënave të njëjta regjistrimi i 75.5 përqind të popullësisë së Srebrenicës ishin të nacionalitetit bosnjak dhe 22.7 përqind ishin me origjinë të nacionalitetit sërbë. Pas arritjes së Marrëveshjes së Dejtonit komuna e Srebrenicës në tërësi iu dha Republikës Sërbe.    

Si filloi lufta në Srebrenicës? Me 18 prill të vitit 1992, serbi Jelko Rajnatoviç, i njohur me pseudimin “Arkan” së bashku me grupin paraushtarak, arriti ta merrte Srebrenicën. Por bosnjakët e Srebrenicës të organizuar nën udhëheqjen e Naser Oriçit në malet përreth qytetit, kaluan në kundërsulm dhe pas tri ditëve e rimorën qytetin. Pas kësaj, serbët në mënyrë të përsëritur u përpjek ta merrte Srebrenicën, mirëpo nuk pati hapësirë më shumë se sa qytetin ta rrethonte. Ndërsa, bosnjakët e tjerë që kishin ikur nga sulmet sërbe u dyndën në drejtim të Srebrenicë dhe popullësia e qytetit u rrit për rreth 40.000 mijë qytetarë bosnjakë.

Ky sulm u bëjë me qëllim për t’i lënë bosnjakët në një situatë të vështirë, serbët penguan hyrjen në qytet të ndihmave me ushqime dhe ilaçe të Kombeve të Bashkuara, ndërsa, Kombet e Bashkuara nuk reaguan ndaj kësaj situate. Gjatë periudhës tremujore nga muaji mars deri në qërshor në vitin 1993 në rajonin e Srebrenicës ishin hedhur nga ajri rreth 1900 ton ushqim dhe ilaçe. Që nga marsi i vitit 1993, serbët e Bosnjës filluan veprime më të planifikuara dhe të dhunshme për ta marrë Srebrenicën. Si pasojë e kësaj, me 16 prill të vitit 1993, Srebrenica ishte në një rrethim të plotë sërb. Ishte parashikuara që në fillim në rast të rënies së Srebrenicën në duart të serbëve do të ndodhte një tragjedi e madhe. Philippe Morilon, komandanti me origjinë franceze i UNPROFOR-it, u alarmua nga situata dhe arriti t’i bindë serbët me nismat e tij diplomatike dhe me 11 mars të vitit 1993 hyri në Srebrenicë. Kështu, për një kohë të shkurtër u arrit një marrëveshje e përkohshme e armëpushimit midis palëve të përfshira në konflikt. Me qëllim për të vendosur një kontroll më të rreptë mbi situatën, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara me rezolutën Nr.819, që miratoi me 16 prill të vitit 1993 shpalli Srebrenicën një “zonë të sigurtë” e të mbrojtur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ku së shpejti u kuptohet se kjo zonë nuk ishte e sigurtë.

Pas shpalljes së Srebrenicës si “zonë të sigurt”, UNPROKOF-i filloi mbledhjen e armëve që kishin bosnjakët e arsyetimin se sigurtë atyre tani t’ua garantonte misioni i OKB-së. Kështu bosnjakët po liheshin gjithnjë me të pambrojtur. Të gjitha vende perëndimore kishin rezerva lidhur me dërgimin e trupave të tyre zonën e sigurt të Srebrenicës.

Për shkak të vazhdimin të sulmeve sërbe në zonat të sigurta, Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me 4 qërshor të vitit 1993 miratoi rezulotën me Nr.836 me të cilën i zgjeroi kompetencat e UNPROFOR-it, duke bërë ndryshime shtesë në zonat të sigurta. UNPROFOR ishte autorizuar për të marrë masat paraprake të nevojshme përballë sulmeve ndaj zonës së sigurtë dhe rrethana duke përfshirë edhe përdorimin e forcës.

Sërbet vazhdimisht bllokonin punën e batalonit holandez në Srebrenicës. Armëpushimi herë pas here shkelej. Me kërkesën të UNPROFOR-it në nëntor të vitit 1994, aeroplanet e NATO-së bambardoi në mënyrë simbolike pozicionin sërbë. Për të penguar sulmet ajrore komandanti serb Ratko Mlladiç mori peng 70 ushtarë holandez. Këta ushtarët u liruan gjashtë ditë më vonë falë trafikut të dendur diplomatik.

Vetëm brenda vitit 1995, serbët nuk kishin lejuar ta kalonin asnjë kamion, kështu që ushtarët holandezë filluan të sëmuren si pasojë kequshqyerjes. Në maj të vitit 1995, tensioni midis batalionit holandez dhe serbë, që u përshkallëzua shumë dhe serbët filluan të hapin zjarr kundër disa postblloqeve të trupave të UNPROFOR me qëllim për t’i frikësuar ata.

Me 6 korrik 1995, serbët kaluan në mësymje të plotë kundër Srebrenicës. Në sulm rreth 30 ushtarë holandezë u morën peng nga serbët. Komandi i batalionit holandez nuk kërkoi mbështetje ajrore u bazuar në rezolutën Nr.836. Batalionit holandez veproi në mënyrë pasive dhe mbështetja ajrore u kërkua një ditë më përparë se Srebrenica të binte në duart e forcave të armatosura të Ratko Mlladiçit.

Presidenti i atëhershëm serbo-bosnjak, Radovan Karadzic urdhëroi se Srebrenica dhe Zepa të izoloheshin krejtësisht dhe autokolonat e ndihmave mos dërgohen më atje. Në prill, Srebrenica, Zepa dhe Gorazde në Bosnjën Lindore u deklaruan si “zona të sigurta” ngaKombet e Bashkuara.

Me 9 korrik 1995, Karadizc lëshoi një urdhër të lirë për të pushtuar Srebrenicën. Trupat e rrethuan enklavën dhe sulmuan paqeruajtjes holandeze, duke marrë peng 30 tyre peng.

Si u krye masakra në Srebrenicë? Pas dy muaj sulmeve ajrore simbolike kundër pozicioneve sërbe, serbët e Bosnjës dërguan një ultimatum dhe kërkuan ndërprerjen të menjëhershme të sulmeve ajrore. Serbët, të cilët thanë se do ti vrisnin ushtarët holandez, që mbanin peng, paralajmëruan se do të hapin zjarr kundër ushtarëve të mbetur të UNPROFOR-it dhe refugjatëve në Srebrenicë. Pas këtij ultimantimut të serbëve te Përfaqësusi Speacial i Sekreatarit të Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara propozoi anulimin e sulmeve ajrore. Me 10 korrik të vitit 1995, ushtarët serbë të Bosnjë filluan të bombardojnë Srebrenicën. Forcat holandez kërcënuan serbët se do të kishte goditje ajrore të NATO-së, nëse nuk tërheqeshin deri në mëngjes.

Kështu, që 11 korrik të vitit 1995, sërbët hyjnë në Srebrenicë dhe forcat e NATO-së i bombarduan tanket serbe jashtë Srebrenicës. Forcat serbe kërcenuan të rifillonin bombardimin dhe të vrisnin ushtarët e kapur holandezë. Goditjet ajrore u ndalën dhe në mbrëmjen e 11 korrikut, komandanti i serbëve të Bosnjës, gjenarali Ratko Mladic hyri në Srebrenicë.

Rreth 30 mijë refugjatë myslimanë u grumbulluan rreth bazës së paqeruajtësve holandezë në Potocari, në veri të qytetit të Srebrenicës, pasi forcat sërbe të Bosnjës morën nën kontroll zonën e sigurt.

Ratko Mladic bëri përpjekje t’i qetësonte duke u thënë se nuk kishin pse të kishte frikë. Forcat serbe të Bosnjës i futën refugjatët e frikësuar nëpër autobusa që të largoheshin. Rreth 15 mijë ushtarë dhe civilë myslimanë të Bosnjës u larguan natën nga Srebrenica, duke u përpjekur të arrinin në territor të kontrolluar nga myslimanët. Shumë vdiqën nga bombardimet dhe goditjet e snajperave.

Gjatë javës pasoi rënia e Srebrenicë, rreth 8 mijë burra dhe djem mysliman, mendohet se u vranë nga Bosnjë dhe u varrosën në varrë masive. Gjenocidi i Srebrenicës apo Tragjedia e Bosnjës, e cila konsiderohet si një krim i luftës e ndodhur me 11 korrik të vitit 1995, ku u vranë më së shumë se 8000 boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djemt nga mosha 12 deri 72 vjeçar.

Kjo tragjedi në Srebrenicë ndodhi me zbatimin e Ushtrisë e Republikës Serbe (VRS) nën udhëheqjen e gjeneralit Ratko Mlladiq, duke u përfshirë njësinë paraushtarake “Skorpioni” apo “Akrepat”, e cila ishte në kuadër të Minstrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, si dhe disa qindra vullnetarë grekë dhe rusë.

Me 11 korrik të vitit 1995, forcat sërbe të Bosnjës kanë hyrë Srebrenicë, në zonën që ishte shpallur si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara. Ndërsa, vrasjet kanë ndodhur për pak ditë, trupat e tyre i kanë hedhur në gropa dhe pyje përreth e procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite, identifikimi  dhe varrimi i tyre vazhdojnë ende.

Identifikimi i viktimave është i vështirë, pasi trupat ishin copëtuar nga ekskavatorët që i hidhnin në varre. Në qendrën përkujtimore të Potocari në Srebrenicë do të varrosen mbetjet e 33 viktimave të masakrës, të gjetura në disa varre masive gjatë viteve të fundit. Viktima më i ri është Osman Cvrka, i cili ishte në moshën 16 vjeçar kur është vrarë.  

Sipas vendimin të Gjykatës të Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, “Masakra e Srebrenicës” njihet si gjenocid (popullvrasje). Ish-udhëheqësi politik serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq është dënuar me burg të përjetshëm nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë për Masakrën e Srebrenicës dhe mizoritë të tjera gjatë luftës së Bosnjës. Masakra e Srebrenicës është vlerësuar si më e rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Vlejnë të theksohet se në Muzeun e Gjenocidit i cili ndodhet në ish-ndërtesën e Komandës së Balationit të Holandez, i cili gjatë luftës ishte pjesë e njësive paqeruajtëse të OKB-së dhe Bosnje dhe Hercegovinë në sipërfaqe prej 900 metra katrorë me 26 dhoma me tregime që lidhen me ngjarjet e korrikut të vitit 1995. Ecja nëpër korridorin e Muzeut aktivizon zërin nga regjistrimet origjinale bëra nga oficieri Holandez i 11 korrikut. 

Si u miratua Rezoluta e Masakrës së Srebrenicës? Deputetët e Parlamentit Evropian e miratuan Rezolutën e Masakrës së Srebrenicës nëpërmjet të cilës dënohet ashpër masakra e forcave serbe ndaj popullsisë bosnjake në rajonin e Srebrenicës. Në tekstin e rezolutës së Masakrës së Srebrenicës shpreh keqardhje që Këshilli i Organizatës së Kombeve të  Bashkuara nuk arriti ta miratojë rezolutën të ngjashme, të sponzoruar nga Britania e Madhe për shkak të përdorimit të vetos nga ana e Rusisë. Në tesktin e Rezolutës dënohet ashpër Masakra e Srebrenicës, e cila cilësohet si gjenocid Përgjegjëse për këtë maskër konsiderohet forcat serbëve të Bosnjës, që drejtoheshin nga Ratko Mlladiqi, si edhe grupet parlamentare serbe.

Në versionin final të tekstit të Rezolutës nuk është përfshirë kërkesa e grupeve parlamentare të partive popullore evropiane (EPP), që për Masakrën e Srebrenicës të fajësohen edhe forcat policore të Serbisë që kishin shkuar në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Rezoluta për Srebenicën në Parlamentin Evropian ishte propozuar nga përfaqësuesi kroat i Grupit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE), Ivan Jakoviç theksoi se: “Projektrezoluta përmban një dënim të qartë të gjenocidit dhe shpreh keqardhje për të gjithë vitkimat dhe të gjithë njerëzit që ende janë duke vuajtur për shkak të tragjedisë së Srebrenicës”. Ndërsa, Organizata e Kombeve të Bashkuara, masakrën e Srebrenicës ku u vranë më shumë se 8 mijë boshnjakëve me 11 dhe 12 korrik të vitit 1995, e konsideroi si “krimin më të rëndë në hapësirën e Evropës, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore”. /KultPlus.com

120 vjetori i dorëshkrimit të lashtë të Abetarës së Zymit të Hasit

Shkruan: Mr.Donika Hoti

Zymi gjendet në mesin e Hasit dhe konsiderohet si qendra e Hasit të Kosovës. Etimologjia e emrit të vendit Zymit rrjedhë nga gjuha latine “Sumbi”, që në gjuhën shqipe do të thotë “Përhimët”, diçka që i përgjanë ngjyrës së Gurit. Zymi i ashtuquajtur edhe Zyma, njihet edhe si nga një vendbanim dardan i periudhës së hekurit, që në mes të fshatrave Ramaja të rajonit të Hasit e të Vlashnjës (në afërsi të Zhurit) të rajonit të Lumës, që megjithatë ato konsiderohen vendbanime të afërta me Zymit e sotëm.

Zymi përbëhet nga shtatë lagje (Voshi, Çollaku, Kërhani, Lumezi, Prekpali, Berisha dhe Tomëreci), që shtrihet në shtatë kodrina, ndryshe njihet edhe si Roma e Vogël, pasi që edhe Roma e Italisë shtrihet në shtatë kodrina (Palati, Avetin, Kapilotin, Keliusin, Viminalin, Eskvilin dhe Janikulin), që simbolizojnë shtatë mrekullitë e botës.

Fshati Zym i Hasit të Kosovës është i vendosur në shtatë kodra si qyteti i famshëm i Romës mund të numërojë shtatë mrekullitë e veta kulturore: më së pari; përmenden zymjanët në Betejën e Kosovës qysh në vitin 1389, së dyti një ndër hipotezat mbi origjinën e Gjergj Kastriotit thotë se ai ishte nga Hasi i Thatë, së treti nga Zymi ishin mirëfilli Pal Hasi dhe dinastia Bogdani (Ndre, Pjetër, Gjon e Lukë Bogdani), së katërti aty kanë shërbyer: Mëhill Suma, Lazër Lumezi, Ndue Bytyçi, Pjetër Mazrreku dhe ndër më të shquarit, Ipeshkvi dhe shkrimtari nga Gjakova, Gjon Nikollë Kazazi që kishte zbuluar në Romë “Mesharin” e Buzukut, së pesti në Zym të Hasit ka qenë strehuar Ipeshkiva Shkup-Prizren (1702-1725), kohë kur ajo u përfaqësua në Kuvendin e Arbërit (Mërqi, 1703) nga ipeshkvi Pjetër Karagjiqi dhe dy zymjanë, së gjashti, Gjeçovi i Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe së shtati “Abetarja e Zymit”, kjo e fundit është si një fill vazhdimësie që unifikon kohërat dhe mrekullitë e Zymit.

Kur shfletojmë hartat e shkollave shqipe në trojet etnike shqiptare dhe historinë e letërsisë, ndër shkrimet e vjetra, padyshim se do të gjejmë edhe shkollën e Zymit. Hasi në përgjithësi e Zymi në veçanti në çdo periodë kohore ka krijuar një botë e një histori në vete me ç’rast ka mbajtur gjallë vetëdijen kombëtare e fetare si për punë edhe për veprimtari edukativo-arsimore në këtë mes duke krijuar një “oazë” specifike në vete.

Rruga e shkollës së Zymit është një odhiseadë duke formuar një përmendore edukative-arsimore, arsimtarët kanë punuar nëpër shumë shtëpi – shkolla dhe kanë formuar kullën apo përmendoren e shkollës së diturisë ku skaliten emrat e tyre me një histori të begatëshme.

Fundi i shekullit XIX dhe XX, do të karakterizohet nga përpjekjet e patriotëve shqiptarë për lëvrimin e gjuhës shqipe. Në rrethanat e sundimit osman kjo abetare ka vlerë, si njëra ndër abetaret e para në Kosovë. Në këtë periudhë ishte e domosdoshme, hartimi i ndonjë teksti mësimor, e në radhë të parë abetareve, kur popujt e tjerë të Ballkanit këtë problem e kishin më të zgjidhur kohë më parë, si grekët, rumunët, bullgarët. Ky evoluim erdhi me Naum Veqilharxhin, duke e botuar në vitin 1844 abetarën e cila u quajtë “Evetar”, që luajti një rol të rëndësishëm për mësim e gjuhës shqipe dhe u vazhdua me abetare të tjera të hartuara nga Konstandin Kristofordhi, Daut Boriçi, Shoqëria e Stambollit, si dhe u botuan disa gramatika për gjuhën shqipe. Gjithashtu, në vitin 1879 ishte miratuar alfabeti i Stambollit, ai i shoqërisë “Bashkimi”, më 1899 dhe në veri vazhdonte të përdorej alfabeti i autorëve të vjetër, në këto rrethana kulturore u botua edhe Abetarja e Zymit.

Abetarja e Zymit është më e vjetra në territorin e Kosovës, e cila është gjetur në Prizren me 20 maj 1900, ajo përmbante gjithsej 80 faqe me 33 shkronja dhe tinguj, duke e bërë abc-ja më e vjetër që ne e ruajmë sot. Abetarja i përket gjysëm shekullit XIX-të dhe është e realizuar me shkronjat latine dhe në një material shpjegues që e shoqërojnë këtë abetare të shaptilografuar, zbuluar se ajo i është dhuruar Lumo Skender nga profesor Luigj Shala, i cili e gjeti në Prizren me 20 maj 1900.

Abetarja e Zymit është shënuar në pllakë gjatë sundimin të Perandorisë Osmane, ky tekst ka vlerë si një ndër abetarët e para në Kosovë. Paralelisht me këtë dokument  të hershëm në Arkivën e Republikës së Shqipërisë ruhen edhe dhjetëra abetare të tjera të përgatitura enkas për mësonjtoret e para. Një gjë e tillë dhe ajo që mban parathënien e Naim Frashërit apo një tjetër, e Lef Nosit e shtypur në Manastir në vitin 1911, tre vite pas Kongresit që u zhvillua në këtë qytet, që përcaktoi alfabetin e gjuhës shqipe.

Dorëshkrimi i Abetarës së Zymit është dhuruar nga profesor Luigj Shala, e që ruhet në arkvin shtetëtor të Republikës së Shqipërisë në Tiranë, e cila është botuar në ditën e Pashkëve të vitit 2013 nga Kisha Famullitare të “Ngritur të Zonjës së Bekuar në Qiell” në fshatin e Zymit në komunën e Prizrenit nën kujdesin e famulltarit Don Ndeu Ballabani dhe gazetarit Frrok Kristaj. Abetarja e Zymit është një vepër e rëndësishme për gjuhën dhe letërsinë shqipe, një dëshmi e kultivimit dhe përforcimit të identitetit e të orientimit të udhës drejt një të ardhme sa më të mirë të mundshme për popullin dhe trojet shqiptare, në mënyrë të veçantë kur kemi pastaj rrethana tejet të rënda të periudhës, sipas gjasave “Abetarja e Zymit”, është shkruar përkundër vështirësive aq mizore përgjatë sundimit otoman në trevat shqiptare, ka gjithsej 80 faqe të përmasave të zakonshme, por i mungojnë faqet e para, kështu që nuk i dihet autori i saj, ka një shënim me dorë Zym, 20 maj 1900. Supozohet se kjo Abetare është litografuar në Zym dhe se autori i saj mendohet të ketë qenë Lazer Lumezi, i cili njihej si “Lazer-Shkollari”.

Abetarja e Zymit nuk e ka të shënuar emrin e autorit apo shtëpinë botuese, që mund të jetë edhe ajo se në atë kohë tekstet e tilla në gjuhën shqipe ishin të ndaluara, ndaj për t’i shmangur ndjekjeve të pushtetit turko-osman dhe ndjekjeve te çarqeve kishtare të sllavëve apo grekëve, shpesh autorët vinin sigla të ndryshme ose pranonin të mbeteshin anonimë, sepse, ata ishin të kënaqur për arritjen e qëllimit të caktuar.

Karakteristika e Abetarës së Zymit është se është hartuar me alfabetin e Stambollit, pra me dialektin verior dhe se në alfabetin e saj nuk është gjithçka praktike për mësimin e gjuhës shqipe. Ky alfabet ka gjithsej 33 shkronja, zanorja ‘’Ë’’, nuk përfaqësohet fare dhe bashkëtinglloret e tjera, përdorën vetëm për Q (pra edhe për Ç), përkatësisht një GJ (edhe për XH) – gami në Xhami, që në pjesën veriore dhe viset shqiptare edhe ashtu pak apo aspak në të shqiptuar e të folur nuk i vërejnë dy tingujt nga këto shkronja. Abetarja e Zymit mbetët një thesar i trashëgimisë kulturore dhe vlerave historike e arsimore. Ajo paraqet një dëshmi të qartë për zhvillimin e arsimit të gjuhës shqipe në kushtet e pushtimit osman në periudhën pas Lidhjes së Prizrenit, në prag të Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe për frymën patriotike që kishte procesi mësimor dhe tekstet e përgatitura nga kuadrot vendore, sidomos ata që njëherësh ishin meshtarë, mirëpo edhe gjithë ata që mbanin gjallë shkollën dhe gjuhën shqipe në Zym të Hasit.

Çfarë e karakterizojnë Abetarën e Zymit? Abetarja e Zymit ka një strukturë të veçantë, përveç shkronjave, jepen fjalë të ndara në rrokje ushtrime duke i përdorur fjalë të plota, në disa raste edhe fjali me ose pa lidhje kuptimore, njëra me tjetrën, por më shumë vlerë edukative ose me fjalë të urta, si “Djali i mir nderon prinden”, “Kush do shum, jet pa kurgj”, “Zoti vonon, por nuk harron”, “Mos rri kot, por puno”, “Bora asht e bardh”, “Shkollari msonfmit”, “Zefi asht një fmi i pastër”, “Kmishen edhe petka e tjera i madh dlir”, “Ftyren e lan për dit”, “Gjith shtati i bandrit prej paqllekut”…. “T’mendojshum-pak flas”, “T’bajmir, t’bahem i urt”, “Ujku  ndrron qyme, por vesin jo”, “Fol pak  e mir”, “I lum aj qi punon”. Autori i abetarës në shumë pak raste jep shembull fjalish të përbëra: “Përpara se me e fillue nji pun mir me menduem pak”. Siç e kanë vrejtur edhe ata studiues që kanë shënuar për këtë abetare, disa nga shembuj kanë jo vetëm karakter njohës, praktik dhe edukativ, por edhe patriotik si: “Niri e do vendin ku ka le”, “Un jam shqyptar, flas shqyp”, “Shqypnija asht e dashtuna atdheja jon”. Në këtë botim janë paraqitur edhe pak tekste të shkurtra që ilustrojnë shkronjën e dhënë.

Mendohet se alfabeti i Abetarës së Zymit të çon në gjurmët e alfabetit të Pjetër Bogdanit. Një dukuri të tillë besohet se lidhet jo thjesht në ngjashmërinë e shkronjave, që është një fakt real, por edhe nga vendlindja e Pjetër Bogdanit që ishte nga Hasi i Prizrenit dhe qëndrimi i tij në Prishtinë për 15 vjet ku e këtu e gjeti edhe vdekjen. Gjithashtu, alfabeti i Bogdani pati jehonë tek pasardhësit që e zbatuan me ndryshime të parëndësishme, si “Kuvendi i Arbënit”, “Gramatika e Da Leçes”, “Doktrina Kristiane” e Gjon Nikollë Kazazit dhe në fillim të krijimtarisë në përkthimet dhe ndonjë krijimi origjinal të Ndre Mjeda. Dhe kushdo që të jetë autori i kësaj abetareje, është ndikuar nga sistemi shkrimor i Pjetër Bogdanit, duke u përmendur edhe ata zymjanë si Shtjefën Gjeçovi.

Abetarja ka 32 shkronja, si dyfishon bashkëtingëllorën për (32+1), si kanë përgjithësisht autorë gegë të shekullit XX dhe së fundi alfabeti i shoqërisë “Bashkimi”, por, që një sistem  alfabetik të shqipes nuk përfshihet.

Autorët e vjetër u mbështeten në alfabetin latin-italian, dukuri që e ndeshim edhe te abetarja e Zymit. Bogdani përdori vetëm tri shkronja të veçanta për dh-th, y dhe Z si dhe dyshkronjat greke ll dhe k. Edhe në abetaren e Zymit i kemi tri shkronja të veçanta për dh (th), kjo shkronjë tek të gjithë autorët e vjetër e stilizuar, e tillë paraqitet edhe në këtë abetare, shkronja “y” të abetarja e Zymit është një e 8 e mbyllur, por kur është e dorës ka edhe një vijë në kohë dhe një poshtë për t’u lidhur me shkronjat e tjera, “z” si dhe një shkronjë greke ll. Nuk dallohet grafikisht zanoren “ë”, e cila ose nuk pasqyrohet ose shënohet me “e”, si dhe me një grafemë paraqet dy tinguj-fonema, si “c” për “Ç” dhe “q”  “g” për “gj” dhe “xh”. “z” për “c” dhe “x”. Ka tre dyshkronjës “gh” për “g”,“gn” për “nj”, si dhe dyfishon grafemën e posaçëm dhe për “th”.

Në abetarën e Zymit ndeshim edhe me disa emra gjeografikë, si Afrikë, Evropë, Shkup, Prizren dhe Zym, por edhe Shkodër, Bun, Drin. Autori nuk është i shtirë më tej në gjeografinë e vendit përmes shembujve që kanë dhënë, ku qëllimi nuk ka qenë të evidentojnë emra gjeografikë, por ka shënuar ato emra që mendojmë se nxënësit i kanë të njohur. Ky mund të jetë edhe një argument se autori i saj mund jetë nga ato zona.

Në Zymin e Hasit gjendet Lapidari i “Abetarës së Zymit”, në këtë lapidar, në rend të parë vendoset gramatika latinisht – shqip e Ndre Bogdanit vepër themelore e gjuhës shqipe, për të cilën thuhet se është zhdukur, por dëgjohen zëra se kjo gramatikë, gjendet dikund, këtu në territorin e Kosovës dhe në veprën “Çeta e Profetëve” të Pjetër Bogdanit i cili mbetet krijuesi i parë i modernës shqipe, odhiseadën (rrugën) e të cilit vazhdoi Anton Pashku (1937-1995) pa e anashkaluar edhe Pal Hasin.

Guri i lapidarit me mbishkrimin e “Abetarës së Zymit” u zbulua më 10 tetor 2007 që vet guri është një shkëmb shpatull – gjërë, me vija të lakuara e të kthyera, por i lidhur mirë si nyje. Kjo pamje tregon peripecitë historike shumë shekullore, rrugën e gjatë dhe zigzake, çdo vrragë tregon trysnitë e pushtueseve me simbole e shenja dalluese shumë karakteristike vertikale dhe horizontale të kohës. Njëherit, Guri Lapidar – stelë simbolizon relievin e vendit qëndrueshmërinë, pavdekësinë, kullën e vjetër prej gurit ku është mbajtur mësimi, forcën madhore, jetën në Gurin e Thatë të Hasit, betimin në gur, besën e pakthyeshme të popullit vendas, andaj edhe u kushtohet njerëzve të shenjt që bëjnë vepra poashtu të shenjta siç e botuan “Abetarën e Zymit”. Edhe “guri” ka fuqinë e një shenjti, pranë tij liheshin përkushtime (nezra). Njeriu në rrugë, pranë ndonjë “Guri të Shejtë” lënte “amanetin”, duke ia vënë mbi te një gur të vogël nga se nuk guxonte kush për ta prekur (marrë). Por, ka edhe atribute, si: Guri i Kufirit (mezhdës), Guri i Besës, Guri i Pendesës, i sullit (vendimit) dhe thuhet Shtëpi-Guri, Fjalë-Burri.

90 vjet nga lindja e akademik Ali Hadrit

Nga Donika Hoti

“Aspak nuk do të shqetësohem nëse do të bëhem viktimë e sadizmit politik, sepse edhe në këtë mënyrë do të kem fatin tragjik të popullit tim” – tha akademik Ali Hadri. Vizioni i tij ishte për krijimin e një institucioni të lartë me rëndësi arsimore e shkencore për të promovuar historinë e një populli. Akademik Ali Hadri njihet si themelues dhe drejtor i parë i Institutit të Historisë së Kosovës dhe dekan i parë në departamentin e historisë në Fakultetin Filozofik. Dinte t’i parashikonte diferencimet dhe anamentimet e politikës komuniste të ish-Jugosllavisë. Ky argument tregon arsyen kryesore se si kjo figurë emblematike kishte guximin për të çuar përpara çështjen kombëtare dhe ishte ndikuesi më i lartë në botën akademike shqiptare në Kosovë.

Veprimtaria e tij në fushën shkencore, e sidomos në atë të historisë, e bën të veçohet për kohën mesjetare për arsye se, sipas mendimit të tij, në këtë periudhë kohore u formua shteti shqiptar si struktura më e lartë e vetëdijes shoqërore. Lëvizja Çlirimtare Kombëtare në epokën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut cilësohet si periudha më e lavdishme e historisë mesjetare shqiptare. Një argumentim tjetër i tij rreth kontributit të Lëvizjes Çlirimtare Kombëtare zgjati prej kohës së pushtuesit turk pas betejës së parë shqiptaro-turke në vitin 1371, e njohur si “Beteja e Maricës”. Pas kësaj bejete filloi depërtimi në territorin shqiptar deri te shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë 28 nëntor 1912. Ndërsa, mendimi i tij rreth përdorimit të flamurit kombëtar ishte: “E drejta për flamurin kombëtar dhe për përdorimin e lirë dhe të barabartë të tij në një bashkësi shumëkombëshe siç është Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë ka të bëjë me të drejtat elementare kombëtare”.

Figura e tij u përmend në librin “Një histori e shkurtër e Kosovës” i historianit të shquar anglez z.Noel Malcolm duke thënë se:“Intelektuali më prominent i Kosovës dhe viktima e parë e nacionalizmit serb” në spastrimet pas demonstratave të vitit 1981 ishte Ali Hadri.
Personaliteti i Ali Hadrit u vlerësua lart edhe nga Prof.Dr. Akademik Kristaq Prifti në konferencën e organizuar nga Instituti i Historisë kushtuar 80 vjetorit të lindjes së tij, duke potencuar se: “Ali Hadri në gjithë veprimtarinë e tij u angazhua në luftën për mbrojtjen e vlerave historike-kulturore të shqiptarëve të Kosovës dhe të kombit shqiptar në tërësi”.

Kontributi i tij rreth historigrafisë shqiptare vazhdoi me pasardhësin e tij z.Flamur Hadrin i cili pas viteve 90-ta me mbylljen e institucioneve të larta shtetërore të Kosovës nga regjimi i organeve shtetërore serbe, atëherë një pjesë të shtëpisë së tij u lëshua për të funksionuar “Instituti i Historisë së Kosovës”.
Cila ishte jeta e Ali Hadrit? Ali Hadri u lind me 3 mars 1928 në Lushnjë të Shqipërisë. Shkollimin parauniversitar e përfundoi në qytetin e Gjakovës. Në vitin 1956 u diplomua në degën e Historisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Beogradit dhe pastaj magjistroi në vitin 1960. Fillesat e tij të karrierës janë si mësues, pastaj si profesor në Shkollën Normale të Prishtinës dhe vonë si Ligjërues në degën e Historisë në Universitetin e Prishtinës.
Më 26 dhjetor të vitit 1970 ai mbrojti në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës desertacionin e doktoratës me titull “Lëvizja nacionalçlirimtare në Kosovë 1941-1945”. Kjo ditë vlerësohet si ndër datat më të veçanta të arsimit dhe shkencës shqiptare në Kosovë për arsye se në këtë datë u mbrojt doktoratura e parë në Universitetin e Prishtinës. Ky argumentim vë në pah rëndësinë e punës profesionale, edukative dhe shkencore të figurës së Ali Hadrit.
Karrierën e tij në fushën profesionale dhe shkencore e filloi si profesor, vazhdoi si profesor ordinar dhe pastaj si dekan i departamentit të Historisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, vazhdoi si drejtor i parë i Institutit të Historisë së Kosovës, ku vlerësohet si themeluesi i këtij instituti së bashku me nxënësin e tij të Shkollës Normale të Prishtinës, Mr.Halil Alidemën.
Ndihmesën në historiografinë shqiptare në Kosovë e vazhdoi duke drejtuar revistën“Përparimi” dhe njëkohësisht duke qenë kryeredaktor i dy revistave shkencore si: ”Gjurmimet Albanologjike” dhe “Kosova”.

Si drejtor i parë dhe themelues i Institutit të Historisë Ali Hadri punoi nga themelimi deri në vitin 1981, kështu menjëherë pas ngjarjeve të zhvilluara politike, sidomos me ngritjen e demonstratave studentore të vitit 1981, bëhet ndër të parët që do të ndeshet me pasojat e diferencimeve ideologjike dhe u përjashtua nga gjitha funksionet e tij, me largim nga Universiteti i Prishtinës, Instituti i Historisë, redaksitë e revistave të ndryshme shkencore dhe të botimeve shkencore, komisioneve të ndryshme, ndalimin e botimeve të vepra dhe moslejimin e pjesëmarrjeve në tubimet shkencore. Kjo nismë u mor nga organet e larta shtetërore për arsye të mbështetjes së kërkesave të studentëve në demonstratave e filluar me 11 mars të vitit 1981 dhe procesit gjyqësor të “Grupit të Intelektualëve”, të cilët i mbrojti me përkushtim të lartë, në bazë të forcës dhe argumentimit shkencor dhe guximit të tij atdhetar. Ndërroi jetë më 3 dhjetor 1987 në qytetin e Pejës.

Cili ishte roli i tij në fushën shkencore? Ali Hadri si themelues dhe kryetar i Shoqatës së Historianëve në Kosovë në kohën e ish-Jugosllavisë dhe njëkohësisht bashkëpunëtor i numri revistash historike, filloi të kontribuonte në fushën shkencore nga viti 1957, duke i publikuar shumë punime shkencore. Botoi dhjetëra vepra monografike dhe shumë tekste të historisë së popullit shqiptar për nivelin parauniversitar. Ka qenë pjesëmarrës i shumë konferencave dhe simpoziumeve shkencore. Në pjesën më të madhe të punimeve të tij shkencore trajtohet tema e historisë së popullit shqiptar, sidomos gjatë Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe të historisë së Kosovës në mes luftërave botërore.

Në theks të veçantë krijimtaria e shkencore e Ali Hadrit veçohet edhe me shkrimet e periudhës mesjetare shqiptare, ai dallohet me organizimin e Konferencës Shkencore, siç është rasti me Konferencën Shkencore, e cila është mbajtur me 9 deri 12 maj 1968, kushtuar 500 vjetorit të lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeut. Ndërsa, një kontribut tjetër i veçantë si drejtor i Institutit të Historisë është botimi i revistës shkencore “Kosova – Kosovo” e cila botohet në gjuhën shqipe dhe serbe. Gjatë udhëheqjes së tij në Institutin e Historisë u organizua edhe edicioni “Në flakën e Revolucionit” në kuadër kësaj u hartuan disa projekte si: studimet monografike dhe botime të përbashkëta të historisë shqiptare në periudha në ndryshme kohore, kryesisht që kanë të bëjnë me shekullin XIX dhe XX.

Cilat janë veprat e tij? Pasqyrë e historisë nacionale shqiptare në vitin 1960 me bashkautor Milan Perkaj, Provinca Autonome e Kosovës së bashku me Dushan Pejanoviq në vitin 1967, Gjergj Kastrioti – Skendërbeu dhe epoka e tij 1968, Lëvizja nacionalçlirimtare në Kosovë 1941-1945 në vitin 1971, Kritikë historiografike në viti 1973, Gjakova në Lëvizjen nacionalçlirimtarë në vitim 1974, Këshillat e nacionalçlirimtare në Kosovë 1941-1945 në vitin 1974, Ali Kelmendi (1900-1939) në vitin 1984, Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave e botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve 2003.

Me çfarë çmime u dekorua figura e Ali Hadrit? Rreth veprimtarisë së tij patriotike dhe asaj shkencore u dekorua me këto çmime dy herë u dekoruar me “Çminin Krahinor të Dhjetorit” me “Urdhrin e Meritave për Popull” me “Rreze të Argjendta” dhe “Urdhin e Punës me Flamur të Kuq”.

Me 3 mars të vitit 2008 për nder të 80 vjetorit të tij të lindjes u organizua një Simpozium Shkencor kushtuar “Jetës dhe veprës së Ali Hadrit”, ky organizim u mbajt me bashkëpunimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës, të departamentit të Historisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me atë rast u shpalosën materialet e pasura me aparaturë shkencore dhe u botua libri me titullin “Jeta dhe Vepra e Ali Hadrit”. Vëllimi i këtij libri ka gjithsej 262 faqe dhe është i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë përmban materialet e Akademisë përkujtimore, e cila u organizua nën pantronazhin e Presidentit të Republikës së Kosovës Prof.Dr.Fatmir Sejdiu e mbajtur më 3 dhjetor 2007, me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së Akademikut Ali Hadri. Në të janë fjalët përshëndetëse të z.Sejdiu dhe Drejtorit të atëhershëm z.Jusuf Bajraktari dhe dy fëmijëve të tij Lumi dhe Arbër Hadri.

Pjesa e dytë përmban materialet e Simpoziumit Shkencor me 3 fjalime përshëndetëse dhe 19 punime shkencore, një biografi e punimeve të veprimtarisë së zotit Hadrit si dhe fjalët mbyllëse. Pjesa e dytë e supoziumit shkencor u hap nga Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës z.Rexhep Ismaili, si dhe fjalë përshëndetëse nga Drejtori i Institutit të Historisë së Republikës së Shqipërisë Prof.Dr.Marengelen Verli. Pastaj vijuan punimet e 19 studiuesve nga Kosova dhe Shqipëria, të cilat shkrimet e tyre u trajtuan në mënyrë të gjithanshme në aspekte të ndryshme që kishin të bënin me veprimtarinë atdhetare dhe shkencore të akademikut Ali Hadri.
Për nder të 88 vjetorit të lindjes me 3 mars të vitit 2016 u përurua shtatorja e tij në kopshtin e ndërtesës së Institutit të Historisë. Në fjalimin e drejtorit aktual të këtij instituti figura e Ali Hadri u vlerësua shumë lart, duke theksuar se: “Ne e kemi obligim që jo vetëm Akademikun Hadri, po edhe njerëzve të tjerë t’iu ngrejmë shtatore, siç është akademik Fehmi Agani, akademik Gazmend Zajmin, akademik Esat Stavilecin etj., të cilët do të kujtohen përmes shtatoreve dhe do të mbahet gjallë fryma e veprës dhe kontributit të tyre shkencor”./ KultPlus.com