‘Në dhé t’huaj është njësoj, mes stinësh s’ka dallime’

Poezi nga Emily Dickinson

Dy botë

Në dhé t’huaj është njësoj,
Mes stinësh s’ka dallime,
Mëngjeset çelin mbrëmjesh,
Thyejn’ fara me zjarrmime.

Lule t’egra shpërthejnë pyllit,
Rrëke vërshojnë deri vonë;
Asnjë mëllenjë që krakëllin
Për Kalvarin që kalon.

Auto-da-fé apo procese –
As që i sheh një bletë;
Mjerimi në sytë e saj?
Ta ndash nga lule’ vet.

Përktheu: Edon Qesari / KultPlus.com