‘E kujtoj atë takim’, nga zëri i kristaltë i Nexhmije Pagarushës (VIDEO)

Nexhmije Pagarusha është një këngëtare shqiptare e cila me zërin e saj të mahnitshëm dhe përgatitjen e saj profesionale, cilësohet si Diva e muzikës shqiptare,shkruan KultPlus.

‘Baresha’ është kënga që e njohin pothuajse të gjithë, e cila konsiderohet edhe si kënga më e dalluar e Pagarushës, të cilën e kompozoi bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi.

Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, si dhe pati koncerte në disa shtete duke përfshirë edhe Shqipërinë, Bullgarinë, Sarajevën etj.

Ajo lindi në fshatin Pagarushë të Komunës së Malishevës më 7 maj 1933 dhe vdiç më 7 shkurt të vitit 2020.

KultPlusju sjell këngën e Nexhmije Pagarushës ‘E kujtoj atë takim’:

‘E kujtoj atë takim me lotët e dashurisë, jetoj në atë përqafim që ma dhurove ti’ (VIDEO)

Teksa janë bërë 1 vit nga vdekja e bilbilit kosovar, Nexhmije Pagarushës, kontributi i saj artistik në muzikën shqiptare mbetet i pazëvendësueshëm, shkruan KultPlus.

Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera .

Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë.

Nexhmije Pagarusha ikona e muzikës shqipe, ishte e njohur si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit. 

Një ndër këngët e famshme të saj është “E kujtoj atë takim”, e cila është një elegji e ndjeshme për dashurinë.

KultPlus ua sjell videon dhe tekstin e këngës “E kujtoj atë takim”:

Ma fale atë buzëqeshje , qe e andrroj n’vetmi

Ma fale atë buzeqeshje , e më mbushe lumturi

Asgja nuk më ka mbetur , tani t’gjitha i humba

Dashuria dhe gëzimi , u zhduken për mua

E kujtoj atë takim , me lotët e dashuris

Jetoj në ate përqafim , që ma dhurove ti (2X)

Kaluan shumë kohë , vite të tëra ndër ne

Ti ike shumë largë , pa më thëne ku je

Asgja nuk me ka mbetur,tani t’gjitha i humba

dashurija dhe gezimi,u zhduken per mua

E kujtoj ate takim,me lotet e dashuris

jetoj ne ate perqafim, qe me dhurove ti(2x) / KultPlus.com