Rita Ora dhe Dua Lipa të nominuara në të njëjtën kategori, por kush e mori çmimin

Sonte po vazhdon të mbahet nata e madhe gjermane e Festivalit Echo Aëards 2018, shkruan KultPlus.

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka mahnitur publikun me dukjen e saj dhe performancat e disa nga këngët e saj dhe në bashkëpunim me Liam Payne.

E veçanta e këtij festivali ishte se dy këngëtaret shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa ishin të nominuara në kategorinë “Künstlerin international” apo “Artisti më i mirë ndërkombëtar”. Mirëpo ky çmim shkoi për një këngëtare tjetër të njohur, për këngëtaren Pink. / KultPlus.com

Rita Ora dhe Dua Lipa nominohen në të njëjtën kategori në “Echo Awards”

Emrat e këngëtareve shqiptare, nuk po mungojnë në asnjë event të madh artistik. Dua Lipa dhe Rita Ora në muajin prill do të marrin pjesë në ceremoninë “Germany’s Eho Awards”, atje ku janë të nominuar në të njëjtën kategori, shkruan KultPlus.

Kjo ceremoni do të mbahet në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin. Dua dhe Rita janë konkurrente për çmimin “Künstlerin international” apo “Artisti më i mirë ndërkombëtar”.

Në kategorinë “Artisti më i mirë ndërkombëtar” përveç Rita Orës dhe Dua Lipës të nominuara janë edhe këngëtaret e njohura Taylor Swift, Pink dhe Camila Cabello./ KultPlus.com