Eleni Foureira në Eurovizion: Jam krenare që jam shqiptare (VIDEO)

Ndonëse dikur ishte kritikuar shumë se po e fshihte prejardhjen e saj, tani ajo po e përmend me krenari që është shqiptare.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka udhëtuar këto ditë drejt Lisbonës, ku do të përfaqësoj Qipron në festivalin evropian “Eurovision”.

Në një intervistë për Wiwiblogs, Eleni e ka thënë me krenari se është me prejardhje shqiptare, transmeton Magazina.al

“Është vështirë të jetosh në Shqipëri dhe pastaj të fillosh jetën në një shtet të ri, ku nuk e njeh askënd, por gjitha këto vështirësi mua më kanë bërë kjo që jam. Unë jam krenare që jam shqiptare dhe jam shumë e lumtur që jam rritur në Greqi i cili është një shtet fantastik por jam edhe krenare që po e përfaqësoj Qipron në Eurovision”, është shprehur Foureira.

Kujtojmë që Eurovisioni këtë vit mbahet më 8 maj, e ku në garë përveç Eleni Foureira, janë edhe dy shqiptarë të tjerë, Eugent Bushpepa do të këndojë për Shqipërinë dhe Ermal Meta për Italinë./ KultPlus.com

Përfaqësuesja e Qipros në Eurovision: Më tallin dhe sulmojnë se jam shqiptare

Përfaqësuesja e Qipros në Eurovision duket se po përballet me sulme të ashpra nga publiku mbi origjinën e saj.

Bukuroshja nga Fieri krijoi një karrierë të suksesshme në Greqi, por po ndeshet me reagime dhe komente raciste të një pjese të opinionit, që është kundër përfaqësimit të Qipros me një këngëtare shqiptare.

Megjithatë, pas një sërë debatesh, Eleni Foureira duket se ka vendosur të flasë publikisht për origjinën shqiptare.

Në një intervistë për emisionin ‘Tet a tet’ në televizionin Publik të Qipros, Eleni Fureira i quajti të turpshme reagimet që vënë në dukje origjinën e saj.

Bukuroshja u shpreh se:

Është e turpshme të dëgjosh nga një i ri të thotë ‘a je nga Shqipëria, atëherë me Shqipërinë të shkosh në Eurovizion’.
Shkon në një shtëpi diskografike dhe nuk të pranojnë sepse je nga Shqipëria. Thua me veten, a është e mundur? Nuk e bëj dot ëndrrën time realitet sepse jam nga Shqipëria”?
Kënga me të cilën Eleni Foureira do të prezantojë Qipron në Festivalin Europian të Këngës mban titullin “Fuego” dhe parashikohet të jetë një sukses i vërtetë./ KultPlus.com