Emoji të rinj nga viti 2021, mbi 200 emoji të rinj vetëm për çifte

 Në vitin 2021 pritet të vijnë emojit e rinj. 

Konsorciumi Unicode, një organizatë jofitimprurëse që mbikëqyr standardet e emoji dhe është përgjegjëse për lëshimet e reja, njoftoi lëshimin e më shumë se 200 emoji që do të vijnë në celularët tonë gjatë vitit të ardhshëm, shkruan CNN, transmeton KultPlus.

Konsorciumi njoftoi në prill se nuk do të kishte emoji të rinj deri në vitin 2022 për shkak të pandemisë, por tashmë duket se ajo ka ndryshuar mendje.

Ndër shtesat kryesore janë një zemër me një fashë të mbështjellë rreth saj dhe një zemër në zjarr – e cila, në varësi të interpretimit, mund të shprehë ose thyerje zemre ose gjendje të mirë.

Një tjetër shtesë e madhe është edhe një grua me mjekër.

Por pjesa më e madhe e azhurnimit, që përfshin 200 nga 217 emojit e rinj, i kushtohet ngjyrave të lëkurës.

Përditësimet mund të vijnë në telefonin tuaj diku nga janari deri në tetor të vitit 2021, me paketën më të plotë “Emoji 14.0” që do të vjen në vitin 2022./ indeksonline/ KultPlus.com

Trendi më i ri në Apple, emoji me maska

Apple njihet për emoj-it intereseante dhe atraktive që herë pas here sjell për adhuruesit e IOS, shkruan KultPlus.

Kësaj radhe Apple ka paralajmëruar emoji të reja, ku pjesë e tyre do të jetë edhe maska e cila mbulon fytyrën, duke u përshtatur kështu me situatën pandemikë që ka kapluar botën.

Pjesë e këtij koleksioni do të jenë edhe emoj-it me mushkëri, pasiqë situata pandemike më shumë ka prekur mushkëritë. / KultPlus.com

Emojit e rrjeteve sociale studiohen në universitete

Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar studentët po merren me emojit shumë të famshme të rrjeteve sociale.

Universitetet që do të studiojnë këtë trend të ri me emoji në programin mësimor përfshijnë King’s College London, Edinburgh dhe Cardiff.

Lënda do të përfshijë gjuhën, marketingun, psikologjinë,  madje edhe politikën.

Sipas “The Sun”, deputetët nga të gjitha partitë po kthehen në simbolet dixhitale për të kapërcyer mesazhet e tyre parazgjedhore.

Profesor Seargeant, i cili shkroi librin “Revolucioni Emoji” tha që simbolet mund të na mësojnë për të ardhmen e gjuhës, si dhe identitetin e politikën moderne.

Javët e fundit konservatorët kanë përdorur emojin ‘shënjestër’ për të nxjerrë në pah politikat e tyre para Zgjedhjeve të Përgjithshme në datën 12 Dhjetor.

Ata kanë përdorur simbole të ndryshme për të inkurajuar njerëzit të regjistrohen për të votuar.

“Së bashku me memet dhe tregimet në Instagram, ne padyshim jemi duke parë një lëvizje në këto zgjedhje drejt një mënyre më vizuale të komunikimit”, tha profesor Seargeant.

Emoji u shpik 20 vite më parë, ku u përdor kryesisht në Japoni për herë të parë.

Aktualisht janë 3,178 emoji, nga 625 që ishin në vitin  2010. /atsh / KultPlus.com