‘Ëndërrat e Hamletit’ në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës, “Cairo” në Egjipt

‘Ëndërrat e Hamletit’ në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës, “Cairo” në Egjipt prezanton Kosovën në mesin e shumë shfaqjeve teatrore ndërkombëtare, përcjell KultPlus.

“Ëndërrat e Hamletit” është realizuar në kuadër të Shtëpisë Teatrore Filmike ‘AKT; dhe ITI-Qendra në Kosovë.

Regjinë dhe interpretimin e shfaqjes e ka realizuar aktori dhe regjisori, Mentor Zymberaj. Ndërsa tekstin e ka shkruar artistja Nina Mazur.

Skenografia vjen nga Zeni Ballazhi, kompozitor i muzikës është Andin Randobrava, dizajnues i dritave është Skender Latifi dhe asistent regjie është Mirak Zymberaj.

Ndërkaq, lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori Mentor Zymberaj i cili thotë se shfaqja po thyen rekordet e sukseseve në arenën ndërkombëtare.

“ËNDËRRAT E HAMLETIT vazhdon suksesin në rrugëtimin e saj artistik. Ftohet në Festivali – CAIRO INTERNATIONAL MONODRAMA FESTIVAL, në EGJIPT.
Shfaqje që po thyen rekordet e sukseseve në Arenën Ndërkombëtare”, ka shkruar ai. / KultPlus.com

“Ëndërrat e Hamletit” prezantohet suksesshëm në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës, ‘Armmono’

“Ëndërrat e Hamletit” pati nderin të përzgjidhet në Edicionin Jubilar – XX të Festivalit “ARMMONO” në mesin e shumë monodramave nga e mbarë bota, festival ky që zgjati nga 17 deri më 22 maj 2022 në kryeqytetin e Armenisë, Yerevan, shkruan KultPlus.

Shfaqja “Ëndërrat e Hamletit” u vlerësua lartë nga artdashësit nga Armenia si dhe pati kritika nga artistët ndërkombëtarë duke e cilësuar shfaqjen si ndër më të mirat në Festival.

Ky konsiderohet të jetë një sukses i radhës i shfaqjes që deri më tani ka marrë pjesë dhe është vlerësuar me shumë çmime prestigjioze në shumë vende të botës si: Ukrainë, Rumani, Egjipt, Moldavi, Dagestan, Bullgari, Maqedoni, Armeni, Kosovë etj.

“Ëndërrat e Hamletit” është realizuar në kuadër të Shtëpisë Teatrore Filmike ‘AKT; dhe ITI-Qendra në Kosovë.

Regjinë dhe interpretimin e shfaqjes e ka realizuar aktori dhe regjisori, Mentor Zymberaj. Ndërsa tekstin e ka shkruar artistja Nina Mazur.

Skenografia vjen nga Zeni Ballazhi, kompozitor i muzikës është Andin Randobrava, dizajnues i dritave është Skender Latifi dhe asistent regjie është Mirak Zymberaj. / KultPlus.com