Eni Koçi dhe Fisnikët sjellin baladën “Lamtumirë” (VIDEO)

Në këto ditë të ftohta, baladat duket sikur ngrohin shpirtin. Për një gjë të tillë është kujdesur këngëtarja Eni Koçi dhe grupi i njohur Fisnikët, shkruan KultPlus.

“Lamtumirë” titullohet balada që dyshja e solli mbrëmë e që e bëri publikun menjëherë për vete.

Për tekstin e këngës është kujdesur Genc Prelvukaj bashkë me vokalistin e grupit Fisnikët, Agim Gërgurin, ndërsa është shoqëruar me kitarë nga Astrit Stafaj.

Videoklipi i cili vjen i punuar mjeshtërisht nga BlackFish Entertainment, na shpalos një ndër vendet më të bukura shqiptare, Gjirokastrën, dhe plazhin e bukur të Durrësit.  

Ky është bashkëpunimi i parë në mes të Enit dhe grupit Fisnikët dhe rezultati të jep bindjen që ky bashkëpunim do duhet të vinte edhe më herët. / KultPlus.com

Eni Koçi sjellë baladën “Sot” (VIDEO)

Ka vetëm një muaj që kur këngëtarja Eni Koçi solli këngën “Harrove” në bashkëpunim me Genc Prelvukajn. Tashmë ajo vjen me një tjetër këngë, por kësaj radhe pak më ndryshe, shkruan KultPlus.

Kënga të cilën Eni sapo e ka publikuar është një baladë e mrekullueshme e titulluar “Sot”.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet këngëtarja.

Kënga vjen bashkë me videoklip ku këngëtarja shfaqet me një stil klas ku duket tejet bukur teksa përgjatë gjithë këngës shoqërohet në kitarë nga Astrit Stafaj.

Videoklipi është realizuar nga produksioni kosovar, Black Fish Entertainment. /KultPlus.com

“Shi bie në Tiranë” nga Fitnete Tuda, vjen e përpunuar nga Eni Koci feat. Genc Prelvukaj (VIDEO)

Sapo është publikuar kënga “Shi bie në Tiranë”, këngë kjo e kënduar shumë vite më parë nga këngëtarja Fitnete Tuda, shkruan KultPlus.

Verzioni i ri është sjellë nga Eni Koci feat. Genc Prelvukaj. Për më shumë mund ta përcillni në video./KultPlus.com