‘Go Dance in Heaven’, Shoqata e Gastronomëve bën thirrje që muzika e Erinit të luhet më 22 janar

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka një kërkesë për të gjithë gastronomët dhe artistët, shkruan KultPlus.

“Me kërkesën e anëtarëve, shoqërisë dhe ish-bashkëpunëtorëve të Erini Go, është vendosur që këtë të shtune, me datë 22/01/2022, të luhet muzika e tij në shenjë respekti, solidarizimi dhe falënderimi në eventin “GO DANCE IN HEAVEN”, për vlerën dhe dashninë që i dha ky person sektorit dhe muzikës tonë”, shkruhet në njoftimin e Shoqatës.

Një poster është përgatitur për eventin e së shtunës, derisa ata kërkojnë përkrahje nga gastronomia dhe artsitët.

“Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë ti bashkangjiten këtij aktiviteti mund të na shkruajnë më së largu deri të premten me dt. 21/01/2022 në ora 23:59, përmes faqeve tona zyrtare në Facebook, Instagram, apo në Whatsapp në nr. kontaktues +383 49 592 521. Ditët në vijim do ta publikojmë listën e lokaleve që do ta luajnë muzikën e Erinit”.

Lajmi për vdekjen e Erin Godancit u kumtua më 12 janar, ai ishte 27 vjeç. /KultPlus.com

Ndërron jetë në moshën 27 vjeçare, DJ nga Prishtina Erin Godanci

Ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare Dj nga Prishtina, Erin Godanci, përcjell KultPlus.

Lajmin  për vdekjen e tij e kanë të ditur vetë familjarët përmes një postimi në Facebook

“Miq dhe familjar, Me dhimbje te thelle ju njoftojme, qe sot me 11.01.2022 , nderroj jete me i dashuri yne, djali jone Erin Godanci. Varrimi i te ndjerit behet neser me date 12.01.2022 ne varrezat e Dragodanit ne ora 14:30. Allahu te shperblefte me xhenet djal im. Drite past shpirti yt i bardh”, ka shkruar babai i të ndjerit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në ora 14:30 më datë 12.01.2022 në varrezat e Dragodanit./ KultPlus.com