Këngëtarja Festina Mejzini, stili i së cilës është veçuar gjithmonë unik, para dy viteve e solli atë në skenën e madhe të festivalit të RTSH-së, festival ky që dërgon Shqipërinë në Eurovizion, aty ku po synonte të dilte me fitore, shkruan KultPlus.
Pjesëmarrëse me këngën ‘’Atje Lart’’ tekstin dhe muzikën e së cilës e kishte realizuar kompozitorja Eriona Rushtit, këngëtarja nga Gjakova ende mbetet në mendjen e të gjithëve me interpretimin e saj të shkëlqyer.
Eriona siç e dimë këtë vit e dërgon Shqipërinë në Eurovizion me interpretim të Jonida Maliqit. Dy vite më parë kënga e Festinës dhe interpretimi i saj nga mediat e huaja dhe ato shqiptare u cilësuan si kënga më me stil dhe përfaqësimi më dinjitoz që mund të ketë Shqipëria.
Me anë të një postimi në Instagram kompozitorja ka rikthyer ndjenjat te kënga e Festina Mejzinit një këngë që riktheu ndjenjat e publikut tek muzika e vjetër, muzikë me plotë vlerë, kjo këngë që Festina e kishte cekur në shumë intervista që bashkë me kompozitoren Eriona Rushiti vendosen që teksti t’i kushtohej viktimave që humbën jetën në luftën e Kosovës.
Festina mbetet një zë specifik që vazhdon të ruaj origjinalitetin që atë e karakterizon nga këngëtarët tjerë shqiptarë edhe pse preferon më shumë festivale dhe shumë rrallë videoklipet, lidhja e saj me muzikën mbetet e fortë, me sa duket një dashuri e hershme e saj e destinuar të zgjasë shumë dhe që së shpejti ajo ka pohuar për KultPlus që do të sjell albumin e saj të parë. /KultPlus.com