EBU konfirmon listën e 37 pjesëmarrësve në Eurovision 2023

EBU, ka konfirmuar listën e 37 pjesëmarrësve për garën e vitit 2023.

Transmetuesit publikë nga 37 vende do të marrin pjesë në Eurovision Song Contest, kur ngjarja më e madhe e muzikës live në botë do të organizohet në Liverpool.

Konkursi i 67-të, i organizuar nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe BBC në emër të fituesve të vitit 2022, Ukrainës, do të mbahet në Liverpool Arena më 9, 11 dhe 13 maj 2023.

Vendet pjesëmarrëse (dhe transmetuesit)

🇦🇱 Shqipëri – RTSH
🇦🇺 Australi – SBS (* Bashkëpunëtor i EBU)
🇦🇲 Armenia – AMPTV
🇦🇹 Austri – ORF
🇦🇿 Azerbajxhani – İctimai
🇧🇪 Belgjikë – VRT
🇭🇷 Kroaci – HRT
🇨🇾 Qipro – CyBC
🇨🇿 Republika Çeke ČT
🇩🇰 Danimarka – DR
🇪🇪 Estonia – ERR
🇫🇮 Finlanda – YLE
🇫🇷 Francë – FT
🇬🇪 Gjeorgji – GPB
🇩🇪 Gjermani – ARD/NDR
🇬🇷 Greqi – ERT
🇮🇸 Islanda – RÚV
🇮🇪 Irlandë – RTÉ
🇮🇱 Izrael – IPBC/Kan
🇮🇹 Itali – RAI
🇱🇻 Letonia – LTV
🇱🇹 Lituani – LRT
🇲🇹 Maltë – PBS
🇲🇩 Moldavia – TRM
🇳🇱 Holandë – AVROTROS
🇳🇴 Norvegji – NRK
🇵🇱 Polonia – TVP
🇵🇹 Portugalia – RTP
🇷🇴 Rumania – TVR
🇸🇲 San Marino – SMRTV
🇷🇸 Serbia – RTS
🇸🇮 Sllovenia – RTVSLO
🇪🇸 Spanjë – TVE
🇸🇪 Suedi – SVT
🇨🇭 Zvicër – SRG / SSR
🇺🇦 Ukraina – UA:PBC
🇬🇧 Mbretëria e Bashkuar – BBC (Transmetuesi pritës)

Nga 37 kombet që marrin pjesë, 31 do të garojnë në dy gjysmëfinale me 10 akte të suksesshme nga secila gjysmëfinale duke ju bashkuar 4 nga 5 të mëdhenjtë (Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja), mikpritësit e Mbretërisë së Bashkuar dhe Ukraina në finalen e madhe.

Kujtojmë që tre shtet kanë hequr dorë për këtë vit nga Eurovisioni për shkak të rritjes së tarifës së hyrjes. Transmetuesit nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria  nuk do të marrin pjesë në këtë edicion të Eurovision. / KultPlus.com

Eurovision 2023 do të mbahet në Liverpool

Pas situatës në të cilën gjendet Ukraina, i është pamundësuar mbajtja e festivalit ‘Eurosong Contest 2023’, edhe pse ishte fituese e edicionit të fundit, përcjell KultPlus.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss ka thënë se Eurovision 2023 do të mbahet në Liverpool.

“Urime të mëdha për Liverpool-in që u zgjodh si mikpritës i BBC Eurovision 2023. Një qytet mikpritës me një trashëgimi krenare muzikore, Liverpooli do të organizojë një shfaqje të paharrueshme që feston kulturën dhe krijimtarinë e pasur të Ukrainës.”, ka shkruar Truss./KultPlus.com

Boris Johnson: Ukraina e meriton të jetë nikoçire e Eurovision 2023

Ukrainës duhet t’i jepet shansi të presë Festivalin e Këngës në Eurovizion në vitin 2023, ka thënë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, transmeton KultPlus.

Duke folur me gazetarët pasi u kthye nga Kievi, Boris Johnson tha se rrugët atje ishin të gjalla dhe ukrainasit ishin “të sigurt”.

Si fituese e konkursit në maj, Ukraina duhet normalisht të presë shfaqjen, por organizatorët thanë të premten se mendonin se do të ishte shumë e pasigurt.

Planifikuesit e saj po diskutojnë për ta mbajtur atë në MB, e cila doli e dyta.

Grupi rap-folk ukrainas Kalush Orchestra, të cilit iu dha leja speciale për t’u larguar nga vendi për të konkurruar, u ngjit në vendin e parë me 631 pikë në një shfaqje simbolike të mbështetjes publike pas pushtimit të Rusisë.

Pavarësisht se fitoi votën e jurisë në ngjarjen në Torino, Sam Ryder doli i dyti për MB – rezultati më i mirë i vendit që nga viti 1998.

“Ukrainasit e fituan atë në mënyrë korrekte, edhe pse ne patëm një hyrje të shkëlqyer, dhe atyre duhet t’u jepet shansi për ta pritur atë,” tha Johnson në RAF Brize Norton pasi u kthye nga udhëtimi i tij në Ukrainë të shtunën.

“Është një vit larg. Do të jetë mirë në kohën kur të vijë Festivali i Këngës në Eurovizion dhe shpresoj që ata ta marrin atë.”

Ai foli pasi u kthye nga një vizitë e paparalajmëruar në Kiev, ku u takua me Presidentin Volodymyr Zelensky./KultPlus.com