Vajza e Ardit Gjebreas do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Vajza e Ardit Gjebreas, Anna Gjebrea do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës për Fëmijë, Eurovision 2021.

Ajo është shpallur fituese e Festivalit të Fëmijëve në RTSH dhe lajmin e ka ndarë përmes një video të publikuar në Instagram, ku shprehet shumë e lumtur për këtë rezultat.

Me sa duket se Anna do të ndjekë gjurmët e të atit, në rrugën e muzikës, pasi ajo që e vogël, është shfaqur në skenë në krah të Arditit./KultPlus.com

20 shtete marrin pjesë në Eurovisionin e fëmijëve

Këtë vit është shënohet numri më i madh i vendeve pjesëmarrëse në këtë garë, shkruan KultPlus.

EBU ka zbuluar shtetet që do të marrin pjesë në edicionin e 16-të të Junior Eurovision Song Contest. Një rekord prej 20 shtetesh do të ngjiten në skenën e kësaj ngjarje të muzikës, e cila këtë vit do të mbahet më 25 nëntor, në Minsk të Bjellorusisë.

Më parë ishte thënë se Ukraina dhe Qipro nuk do të marrin pjesë, mirëpo është pikërisht pjesëmarrja e Ukrainës e cila e dërgon në 20-të numrin e pjesëmarrësve.

Në këtë edicion po ashtu rikthehen Azerbajxhani, Izraeli dhe Franca pas pjesëmarrjes së parë dhe të vetme në vitin 2004. Këtë vit do të jenë edhe dy vende që do të marrin pjesë për herë të parë, Kazakistani dhe Uellsi.

Lista e plotë:

01. Shqipëria
02. Armenia
03. Australia
04. Azerbajxhani
05. Bjellorusia
06. Franca
07. Maqedonia
08. Gjeorgjia
09. Irlanda
10. Izraeli
11. Italia
12. Kazakistani
13. Malta
14. Polonia
15. Portugalia
16. Rusia
17. Serbia
18. Holanda
19. Uellsi
20.Ukraina./ KultPlus.com

E mahnitshme, Ana Kodra realizon provën e parë për Junior Eurovision (VIDEO)

Vogëlushja Ana Kodra ka realizuar dje provën e parë në skenën e Junior Eurovision 2017.

Kodra ka realizuar kësisoj provën e parë, e cila është komentuar si e suksesshme me Kodrën e cila ka përmirësuar aftësitë e saj vokale, diçka që shihet edhe në video.

Wiwibloggs, një prej portaleve që e përcjellë festivalin, e ka quajtur Anën një këngëtare në rritje dhe një konkurrente të fortë për këtë edicion të Eurovizionit për më të vegjlit, shkruan KultPlus.

Ana ka kënduar këngën “Don’t touch my tree”, ndërsa pos saj provën e parë e kanë realizuar këngët nga Armenia, Maqedonia, Qipro, Australia, Gjeorgjia dhe Bjellorusia.

Festivali do të mbahet me 26 nëntor 2017 në Gjeorgji, ndërsa janë gjithsej 16-të shtete pjesëmarrëse. / KultPlus.com