Inva Mula risjellë këngën e gjyshes, këndon edhe vajza e saj Nina dhe këngëtarja Ana Kodra (VIDEO)

Këngët e kënduara dikur si të vegjël, rikthyen artistët e mëdhenj të skenës në një mbrëmje të paharrueshme në sallën e Universtitetit të Arteve në 70 -vjetorin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, shkruan KultPlus.

Një rikthim pas në kohë, por edhe për të vijuar traditën e mirë të përgatitjes së talenteve të rinj nga kjo Qendër.

Në këtë mbrëmje u nderuan me medalje mirënjohjeje për kontributin e çmuar emra të mëdhenj e të njohur të skenës sonë. Një nderim i veçantë shkoi për kompozitorin Aleksandër Lalo, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dorëzoi kupën e mirënjohjes për kompozitorin Lalo, kupë të cilën në mënyrë simbolike e mori nipi i tij i vogël. Me medalje mirënjohje u vlerësuan shumë prej emrave të famshmëm të cilët fillimet i kanë tek ish-Pallati i Pionierëve, si Inva Mula, Ardit Gjebrea, Irma Libohova, David Tukiçi, Zana Çela, Suzana Frashëri etj.

Një ndër performncat ishte edhe e Inva Mulës, e cila këngën e gjyshes e këndoi bashkë me vajzën e saj Nina dhe këngëtaren e vogël Ana Kodra./KultPlus.com

E mahnitshme, Ana Kodra realizon provën e parë për Junior Eurovision (VIDEO)

Vogëlushja Ana Kodra ka realizuar dje provën e parë në skenën e Junior Eurovision 2017.

Kodra ka realizuar kësisoj provën e parë, e cila është komentuar si e suksesshme me Kodrën e cila ka përmirësuar aftësitë e saj vokale, diçka që shihet edhe në video.

Wiwibloggs, një prej portaleve që e përcjellë festivalin, e ka quajtur Anën një këngëtare në rritje dhe një konkurrente të fortë për këtë edicion të Eurovizionit për më të vegjlit, shkruan KultPlus.

Ana ka kënduar këngën “Don’t touch my tree”, ndërsa pos saj provën e parë e kanë realizuar këngët nga Armenia, Maqedonia, Qipro, Australia, Gjeorgjia dhe Bjellorusia.

Festivali do të mbahet me 26 nëntor 2017 në Gjeorgji, ndërsa janë gjithsej 16-të shtete pjesëmarrëse. / KultPlus.com

Është lansuar videoklipi zyrtar i këngës shqiptare përfaqësuese në Junior Eurovision Song Contest (VIDEO)

Ana Kodra sivjet do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest , shkruan KultPlus.

“Mos e prek pemën time”, është titulli i këngës së Ana Kodrës që tashmë është lansuar edhe me videoklip./KultPlus.com

Ana Kodra do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision (VIDEO)

Këngëtarja e vogël Ana Kodra, u shpall fituese e Junior Fest Albania, duke fituar kështu të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në Junior Eurovision Song Contest, shkruan KultPlus.

Me këngën ‘Mos ma prekni pemën’, me muzikë të Kristi Popes e tekst të Jorgo Papingjit, Ana do të ngjitet në skenën e Junior Eurovision më 26 nëntor në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Ana se fundmi fitoi edhe në Festivalin Mbarëkombëtarë të Këngës për Fëmijë në Shkodër./ KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?v=-QjwAfOpn5o&feature=youtu.be