Anxhela Peristeri pushton skenën e Eurovisionit (VIDEO)

Sonte në natën e dytë të gjysëm finales në skenën e Eurovision-it, performoi edhe Anxhela Peristeri, e cila në këtë edicion përfaqëson Shqipërinë, shkruan KultPlus.

Peristeri me këngën e saj ”Karma” ka ngjallur emocione të mëdha sonte tek publiku, duke u bërë ndër këngëtaret më të përfolura të Eurovisionit.

Më poshtë, KultPlus ju sjell performancën e sontme të Peristerit, e cila sonte u rendit e 11-ta me radhë për të performuar.

Të drejtë vote kanë shqiptarët nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse të natës së sotme, përfshirë edhe gjashtë shtetet në fuqi që futen automatikisht në finale si: Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Spanja, Italia dhe Holanda (si fituese e Eurovisionit të kaluar).

Votimi hapet në fund të performancave të secilit shtet dhe zgjat vetëm 15 minuta. Kalkulimi në fund të mbrëmjes do të bëhet me 50 për qind nga votat e publikut dhe 50 për qind nga votat e jurisë profesionale të secilit shtet.

Më poshtë gjeni tabelën me numrat përkatës të secilit shtet, nga ku mund të votoni për Shqipërinë. / KultPlus.com

Nisin përgatitjet për Festivalin e 59-të të Këngës në RTSH

Përmes një deklarate zyrtare të publikuar në faqen e Radio Televizionit Shqiptar, u njoftua se më 1 korrik kanë nisur përgatitjet për Festivalin e 59 të Këngës në RTSH.

“Pavarësisht situatës së krijuar nga koronavirusi është e sigurt se edhe këtë fundvit eventi më i madh i këngës në vend, do të mbahet. Nëndrejtori i përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka zhvilloi sot takimin e parë konsultativ me krijuesit, që kanë lënë gjurmë në këtë festival, muzikantë e tekstshkrues. Në takim u diskutuan çështje që lidhen veçanërisht me cilësinë e festivalit, duke nisur që nga ngritja e një komisioni vlerësimi për përzgjedhjen e këngëve e deri tek kriteret për pjesëmarrjen në festival”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, pritet që në muajin shtator krijuesit të paraqesin këngët konkurrente për edicionin e 59. Ndërkohë përsa i përket fitueses së edicionit të kaluar, Arilena Arës, nuk ka një vendim, por për sa kohë do të zhvillohet Festivali i Këngës, gjasat janë që të vazhdojë tradita e viteve të kaluara, ku në Eurovision shkon këngëtari/ja ose grupi i fundit që shpallet fitues i Festivalit të Këngës. Kujtojmë gjithashtu që në një intervistë në Report Tv në maj, përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision, Kleart Duraj u shpreh:

“Duke qenë se siç ju thashë anulimi i Eurovizionit ndodhi në një periudhë pas takimit të kryetarëve të delegacioneve, si të thuash pas dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm për zhvillimin e festivalit europian të këngës, sigurisht që EBU (Europian Broadcasting Union) dhe Universal Music, që merren me të drejtat e këngëve, i konsideroi këto këngë që do ta shfrytëzonin veten e tyre, do të shfrytëzoheshin nga mediat”, ishin fjalët e tij.

Në vijim të bisedës, Duraj tregoi se “rrjedhimisht këngët nuk mund të marrin pjesë për vitin tjetër”. / KultPlus.com

Sot finalja e Eurovizion, Jonida Maliqi do këndojë e dyta

Sot është finalja e madhe e Eurovizionit. Ndërkohë, këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi do të performojë e dyta në radhë në finale.

Finalja do të mbahet mbrëmjen e sotme, (më 18 maj) në Izrael dhe do të transmetohet në të gjitha televizionet e shteteve pjesëmarrëse. Jonida ia doli ta çojë Shqipërinë në finale me shumë sukses dhe kënga e saj ‘Ktheju Tokës’, është pëlqyer së tepërmi edhe nga të huajt.

I urojmë fat këngëtares shqiptare në finale dhe shpresojmë për një renditje sa më të mirë në fund./KultPlus.com

Dëgjoni 22 këngët konkurruese në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar

Janë zbuluar sonte të gjitha këngët, titujt, kompozitorët e këngëtarët që do të jenë pjesëmarrës në Festivalin e Fundvitit në Radio Televizionin Shqiptar.

22 këngë do të jenë pjesë e këtij festivali. Më poshtë po e sjellim lisën por edhe këngët, të cilat këtë vit prezantohen paraprakisht, para se të këndohen me datë 23 dhjetor në Pallatin e Kongreseve, shkruan KultPlus.

Dihet se kënga fituese do të prezantojë Shqipërinë në Eurovizionin e vitit 2018-të në Portugali.

Mes emrave që shohim në këtë edicion janë edhe Xhesika Polo, Mariza Ikonomi, Redon Makashi, Voltan Prodani dhe emra tjerë.

https://www.youtube.com/watch?v=KJl9UPxNcdg&feature=youtu.be&list=PL0XoaVRW0j7ByvZHWOn7oFawxe4DIDCPt

Bojken Lako kthehet në këtë festival për herën e katërt, ndërsa Elton Deda vjen në festival pas pjesëmarrjes në vitin 2011-të, kur u rendit në vendin e dytë. Artemisa Mithi po e bën debutimin e saj në festival, ndërsa Eugent Bushpepa kthehet poashtu në festival pas disa vitesh mungesë. / KultPlus.com

AKULLTHYESIT – “Divorci” (Divorce)
Artemisa Mithi – “E dua botën” (I love the world)
Bojken Lako – “Sytë e shpirtit” (The eyes of the soul)
David & Genc Tukiqi – “Të pandarë” (Inseperable)
Denisa Gjezo – “Zemër ku je” (Dear heart, where you are)
Elton Deda – “Fjalët” – (Words)
Ergi Bregu-Latifllari – “Bum Bum”
Eugent Bushpepa “Mall” (Yearning)
Evans Rama – “Gjurmët” (Traces)
Inest Neziri – “Piedestal” – (Pedestal)
LORELA – “Pritem edhe pak” (Wait a little longer)
LYNX – “Vonë” (Late)
Manjola Nallbani – “I njejti qiell” (The same sky)
Mariza Ikonomi – “Unë” (Me)
NA & Festina Mezini – “Tjetër jetë” (Another life)
Orgesa Zaimi – “Ngrije zërin” (Speak up)
Redon Makashi – “Ekzistoj” (I exist)
Rezarta Samja & Luis Ejlli – “Ra një yll” (A star fell)
Stefi & Endri Prifti – “Mesazh” (Message)
Tahir Gjoci – “Orë e ndaluar” (Stopped clock)
Voltan Prodani – “Pse të desha” (Why would I love you?)
Xhesika Polo – “Përjetë” (Forever)

E mahnitshme, Ana Kodra realizon provën e parë për Junior Eurovision (VIDEO)

Vogëlushja Ana Kodra ka realizuar dje provën e parë në skenën e Junior Eurovision 2017.

Kodra ka realizuar kësisoj provën e parë, e cila është komentuar si e suksesshme me Kodrën e cila ka përmirësuar aftësitë e saj vokale, diçka që shihet edhe në video.

Wiwibloggs, një prej portaleve që e përcjellë festivalin, e ka quajtur Anën një këngëtare në rritje dhe një konkurrente të fortë për këtë edicion të Eurovizionit për më të vegjlit, shkruan KultPlus.

Ana ka kënduar këngën “Don’t touch my tree”, ndërsa pos saj provën e parë e kanë realizuar këngët nga Armenia, Maqedonia, Qipro, Australia, Gjeorgjia dhe Bjellorusia.

Festivali do të mbahet me 26 nëntor 2017 në Gjeorgji, ndërsa janë gjithsej 16-të shtete pjesëmarrëse. / KultPlus.com

Publikohen emrat e disa prej këngëtarëve pjesëmarrës në Festivalin e Këngës në TVSH

Kanë nisur të dalin në pah edhe emrat e parë pjesëmarrës në Festivalin e Fundvitit në Radio Televizionin Shqiptar.

Dhjetori i këtij viti do të na sjellë një edicion tjetër të festivalit serioz të muzikës shqiptare.

Emrat e parë të këtij festivali këtë vit tanimë kanë dalë. Klajdi Musabelliu, një këngëtar i dalë nga “Ethet e së premtes”, vjen këtë vit në festival si kantautor.

Redon Makashi, Elton Deda e Aleksandër Gjoka, një treshe e fuqishme e muzikës shqipe, këtë vit do të konkurrojnë në këtë festival, në Pallatin e Kongreseve. Artemista Mithi, këngëtare e re dhe më pak e njohur, këtë vit do të provojë fatin në Festivalin ku fituesi automatikisht fiton të drejtën e përfaqësimit shqiptar në Eurovizion.

Eurovision Albania mëson se këngëtarja Denisa Gjezo është një nga artistet që garon për të qenë pjesë e Festivalit të Këngës në RTSH. Denisa, të cilën e njohim përmes klipeve, muzikës live në disa nga ambientet e kryeqytetit dhe si backvocaliste të këngës “World” në Eurovision 2017, konkurron në Fest 56 me një këngë (“Zemër ku je”) të kompozuar nga Mario Deda, me tekst të Aurel Thëllimit, orkestruar nga Klodian Qafoku.

Këta janë vetëm disa prej emrave që janë zbuluar deri tani, e që do të ngjiten në skenën e festivalit këtë edicion. Edicioni i 56-të i Festivalit të Këngës do të mbahet me 21, 22 dhe 23 dhjetor, shkruan KultPlus.

https://www.youtube.com/watch?v=yDTYkGlLPsQ

Vitin e kaluar, festivalin e fitoi Lindita Halimi e cila më pas edhe e përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision Song Contest, por nuk ia doli kualifikimit për në finale. / KultPlus.com

Arilena Ara do të garojë në Festivalin e Këngës në RTSH

Këngëtarja Arilena Ara e cila arriti kulmin e suksesit në karrierën e saj me këngën “Nëntori”, këngë e cila arriti të depërtojë jashtë vendeve shqipfolëse, nuk e ka ndërmend të ndalet, shkruan KultPlus.

Si duket sukseset që i ka përjetuar kohëve të fundit veç sa ja kanë shtuar edhe më shumë dëshirën për punë dhe suksese të tjera.

Eurovision Kosovo, sapo ka bërë me dije lajmin se Arilena Ara këtë vit do të garojë në Festivalin e Këngës në RTSH. Ky lajm duket se po pëlqehet nga fansat të cilët po shpresojnë në triumfin e Arilenës.

Pritet të shihet se çfarë këngë do të sjellë Arilena dhe a do të arrijë të zgjidhet si përfaqësuese ë Shqipërisë për në Eurovision. / KultPlus.com

Zbulohet se kush do ta moderojë Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar

Është zbuluar moderatori i edicionit të këtij viti të Festivalit të Fundvitit në Radio Televizionin Shqiptar.

Për të gjashtën herë me radhë, një prej emrave më të njohur të televizionit shqiptar – Adi Krasta, do të jetë një prej moderatorëve të festivalit prestigjioz të muzikës.

Eurovision Albania zbulon se datat e festivalit do të jenë 21,22 dhe 23 dhjetori, e fundit si gjithmonë finalja kur edhe kuptohet fituesi i festivalit.

https://www.youtube.com/watch?v=jKobU7JK6o0

Eurovision Albania mëson se regjia i është besuar regjisorit Pali Kuke ndërsa skenografia e Albi Çifligut pritet të jetë tepër novatore. Ndërsa artistët që duan të jenë konkurrentë, duhet të dorëzojnë materialet e tyre muzikore pranë Radio Tiranës deri në datën 10 nëntor.

Adi Krasta e ka moderuar festivalin edhe në vitin 1997,1999, 2002, 2003 dhe për herë të fundit në vitin 2006.
Fituesi i festivalit do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizionin e vitit tjetër në Portugali. / KultPlus.com