26 fakte psikologjike për njerëzit, të cilat nuk i keni ditur

26 fakte psikologjike për njerëzit, të cilat nuk i keni ditur.

Marrëdhëniet

1. Miqësitë e lindura në periudhën ndërmjet 16 dhe 18 vjeç kanë një potencial më të madh për të qenë të forta dhe të përhershme.

2. Martesa me shokun tuaj më të mirë eliminon rrezikun e divorcit me mbi 70%, dhe kjo martesë ka më shumë gjasa të zgjasë një jetë.

3. Mbajtja e dorës së të dashurës ju ndihmon të shqetësoheni më pak dhe të ndjeni më pak dhimbjen.

4. Gratë në përgjithësi preferojnë meshkujt me zëra të fortë, sepse jo vetëm që tingëllojnë mënyrë agresive, por gjithashtu duken më me vetëbesim.

Burrat dhe Gratë

5. Burrat nuk janë më zbavitës se gratë. Burrat kanë tendencë për të thënë më shumë shaka e barcaleta, vetëm për shkak se atyre nuk u bëhet vonë, nëse njerëzit pëlqejnë sensin e tyre të humorit apo jo.

6. Gratë kanë dy herë më shumë receptorë dhimbjeje në trupin e tyre se sa meshkujt, pavarësisht këtij fakti, ato mund të tolerojnë dhimbjet në një nivel më të lartë sesa meshkujt.

7. Një grua mund të mbajë një sekret për një kohë mesatare prej 47 orësh dhe 15 minutash.

8. Ato gra që kanë më shumë miq meshkuj shpesh janë në humor të mirë.

Inteligjenca dhe Këshillat

9. Ata njerëz që kanë tendencë për të dhënë më shumë këshilla, janë me gjasë ata që përballen me problemet më të mëdha.

10. Sa më i zgjuar të jetë një njeri, aq më i shpejtë është treni i tij i mendimit dhe më i avashtë dorëshkrimi i tij.

11. Njerëzit me ndjenjë të fortë faji dhe ndërgjegje, janë më të zotë për të kuptuar mendimet dhe ndjenjat e njerëzve të tjerë.

12. Njerëzit inteligjentë zakonisht kanë më pak miq se sa personi mesatar. Ndërsa një person bëhet më i zgjuar, ai bëhet më selektiv në zgjedhjen e miqve.

Lumturia

13. Midis fakteve të mahnitshme të psikologjisë, dhënia dhe marrja e mesazheve Mirëmëngjes dhe Natën e Mirë aktivizon pjesën e trurit përgjegjëse për lumturinë. Pra, tani e dini çfarë të bëni me telefonin tuaj celular.

14. Nëse bëni gjëra që ju trembin, kjo do t’ju bëjë më të lumtur. Sado e çuditshme që tingëllon, është e vërtetë. Ndoshta kjo rrit besimin dhe ju bën të ndiheni mirë me veten tuaj.

15. Nëse përpiqeni t’i bëni të gjithë të lumtur, shpesh përfundoni duke ndierë të vetmuar. E vërtetë ajo që thonë, pra, nuk mund t’i kënaqni të gjithë.

16. Njerëzit më të lumtur kanë nevojë për më pak gjumë.

17. Nëse dëgjoni muzikë me frekuencë të lartë, mund t’ju bëjë të ndiheni të qetë, të relaksuar dhe të lumtur.

Karakteri

18. Mënyra e trajtimit të stafit në një restorant, zbulon shumë për karakterin tuaj.

19. Emocionet tona nuk ndikojnë në mënyrën se si komunikojmë. Në të vërtetë, e kundërta është e vërtetë: mënyra se si komunikojmë ka një ndikim në humorin tonë.

20. Njerëzit e turpshëm nuk flasin shumë për veten e tyre. Megjithatë, e bëjnë këtë në mënyrë të tillë, që t’i bëjnë njerëzit e tjerë të ndiejnë se i njohin shumë mirë.

21. Nëse dy persona kanë një bisedë dhe njëri kthen këmbët në tjetër drejtim, ose vazhdon të lëvizë një këmbë së jashtmi, kjo nënkupton mosmarrëveshje të forta dhe është një shenjë që personi dëshiron të largohet.

Njerëz dhe Probleme

22. Nëse përjeton një vërshim të mendimeve gjatë natës dhe nuk mund ta ndalosh, atëherë shkruaje. Kjo do të lehtësojë mendjen dhe do t’ju ndihmojë të flini.

23. Të qenit i vetmuar për një kohë të gjatë është po aq e pashëndetshme, sa pirja e 15 cigareve në ditë. E pra ky është një fakt i rëndësishëm psikologjik të cilin duhet ta mësojmë.

24. Një person që flet dy gjuhë mund të ndryshojë në mënyrë të pandërgjegjshme personalitet, teksa kalon nga një gjuhë në tjetrën.

25. Udhëtimi mund të forcojë shëndetin e trurit dhe të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe depresionit.

26. Kur njerëzit flasin për gjërat që janë të pasionuar dhe më të interesuar, kjo është koha kur ata duken më tërheqës. /Bota.al / KultPlus.com

I pinte 7 ekspreso në ditë dhe 4 pako duhani: Lexoni 6 fakte të rralla për Rugovën

2

Ibrahim Rugova ishte shkrimtar, filozof e intelektual. Është një nga themeluesit e Republikës së Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pa të cilin historia moderne e Kosovës nuk do të mund të shkruhet, pa e përmendu, shkruan Gazeta Metro.


Shumë mite dhe fjalë janë thënë e publikuar për Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova. Por të paktë janë ata që i dinë mirë faktet rreth tij. Gazeta Metro, është kujdesur dhe ka biseduar me të afërmit e Rugovës, këshilltarë të tij, shokë të klasës fillore e të studimeve, për të sjellë fakte interesante që nuk dihen publikisht.

Më poshtë ju sjellim 6 fakte interesante për Rugovën, jetën dhe shijet e tij, që nuk i keni ditur deri tash.

1. Gjithmonë e mbante nënën me vete. Rugova në momentin e parë që krijoi mundësitë finaciare dhe fitoi bursën… u kujdes që nënën e vet ta marrë në Prishtinë, që ishte e veçantë dhe e rrallë në atë kohë për një student në Kosovë. Ai mori me qira një banesë, në lagjen Lakrishte në Prishtinë ku jetoi me nënën e vet përgjithmonë, edhe pasi u martua, deri sa ajo ndërroi jetë.


Ibrahim Rugova, sa ishte student

2. ‘Presidenti Legjendar’ i pinte mesatarisht ‘shtatë esspreso dopio’ në ditë. Dhe këtë e bënte në embëltoren e famshme ‘Elita’ që gjendet ende në qendren tregtare që atë kohë quhej “Boro Ramizi” në Prishtinë. Tavolina e tij, ende mbetet e njejta në këtë lokal ku ruhen legjenda të tilla për të.

3. Rugova, nuk kishte pasion për pronën dhe botën materiale. Po ashtu edhe nga familja fillimisht nuk i trashëgoi hise. Pasi që ja vranë babën dhe gjyshin Presidenti Rugova është rritur fillimisht me mixhën e tij, deri sa fitoi bursën dhe një punë mësuesi për t’u shpërngulur në Prishtinë.

4. Rugova ishte 9 vjeç, dhe jo 6 kur u regjistrua në klasë të parë të shkollës fillore. Ai ishte më i vjetri nga nxënësit e klasës për faktin se familja e vonoi të regjistrohet se nuk i kishte kushtet dhe mundësitë finaciare. Kjo i ndodhi pasi që babain dhe gjyshin e tij, e kishin pushkatuar partizanët komunistë, për një ditë, në afërsi të Istogut. Dhe nga prindërit, të gjallë e kishte vetëm nënën.

5. Rugova i pinte deri katër pako duhan në ditë. Këtë duke e përcjellur kafen që shumë e preferonte e pastaj vazhdonte edhe me bisedat e gjata me miq e tij. Pinte lloje të ndryshme të duhanit gjatë studimeve dhe karrierës së tij. Por, marka e tij e preferuar e duhanit ishte ‘Dunhill’, që prodhohej atë kohë në Fabrikën e Duhanit në Gjilan.

6. Nëse shumë kush në Kosovë sot e idhujzon Presidentin Rugova, le ta dijë se edhe ai i kishte idhujt e vet të letërsisë dhe poezisë. Ata ishin Frederiko Garcia Lorca dhe Sergej Aleksandrovic Jesenjin, të cilëve edhe ua dinte pothuajse të gjitha poezitë përmendësh, dhe nuk pritonte t’i recitonte para miqve të vet. Sidomos atyre të gjinisë femërore. / KultPlus.com