‘Pse po më qortoni zotëria juaj, vajzën tuaj e dua dhe për të vuaj’

Grupi i njohur kosovar ”Fisnikët”, u formua në vitin 1980, gjatë kohës kur në Kosovë mbretëronte një atmosferë e zhvillimit të rock-ut, shkruan KultPlus.

”Fisnikët” ndër vite u vlerësuan me shumë çmime, duke hyrë kështu në historinë e muzikës shqipe të viteve të 78′.

Reportazhi i tyre numëron shumë këngë që këndohen nga shumë këngëtarë e dëgjohen nga adhuruesit e grupit edhe sot e kësaj dite. Ndër më të njohurat janë: ‘Ujku plak’, ‘Do të shkrihem’, ‘Kur të vjen pleqëria’, ‘Shiu’, ‘Zotëria juaj’, etj.

Sonte KultPlus ju sjell këngën ‘Zotëria juaj’, këngë kjo që ka pothuajse 30 vite prej kur është realizuar, e që vazhdon të dëgjohet edhe sot e kësaj dite.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës

Zotëria juaj

Pse po më qortoni zotria juaj
vajzën tuaj e dua dhe për të vuaj.
Pse s’po na lejon, të lutem më thuaj
dhe kur ajo më don zotria juaj.

Me quajtët huligan dhe shkatrraq, dhe shkatrraq
the s’je për vajzën time ore rrugaq, ore rrugaq.
Kur thërras në telefon shanë e bërtet, shanë e bërtet
vajzën tuaj s’e lëshoni në qytet, në qytet

(refreni)
Pse po më qortoni zotria juaj
vajzën tuaj e dua dhe për të vuaj.
Pse s’po na lejon, të lutem më thuaj
dhe kur ajo më don zotria juaj.

Më quajtët të sëmurë dhe të marrë, dhe të marrë
the ti s’ke shtëpi more qyqar, more qyqar.
Por une kam zemër të çiltër e shpirt fisnik, shpirt fisnik
nuk jam si ti i egër dhe pasanik, dhe pasanik.

(refreni)
Pse po më qortoni zotria juaj
vajzën tuaj e dua dhe për të vuaj.
Pse s’po na lejon, të lutem më thuaj
dhe kur ajo më don zotria juaj. / KultPlus.com

Fisnikët argëtojnë diasporën në Drenas

Komuna e Drenasit ka nisur aktivitetet për muajin e Mërgatës 2018, dhe sonte në sheshin “Fehmi Lladrovci” duke filluar nga ora 22:00 do të përformojë drejtpërdrejt grupi muzikor Fisnikët.

Komuna e Drenasit ka bërë thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve në këtë event.

Ndryshe, ky event mbahet nën patronatin e kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci dhe do të zgjasë plot 28 ditë me aktivitete të ndryshme në sheshin “Fehmi Lladrovci” për nder të bashkatdhetarëve tanë që do të vijnë gjatë muajve të verës ne vendlindjet e tyre.

Aktivitetet përfshijnë vendosjen e shtëpizave të Drurit në Shesh me pije freskuese gjatë tërë muajit, aktivitete artistike, si: muzikë live, DJ, ekspozita e pikturës dhe fotografisë nga artistë vendor, të diasporës dhe vendeve të ndryshme si Shqipëria, Maqedonia etj.

Eventi Muaji i Mërgatës organizohet nga Komuna e Drenasit në bashkëpunim me OJQ “Panajot Kanaçi”./ kallxo.com

“Unë mendoj vetëm në ty, ndërsa jashtë po bije shi”

“Fisnikët”, janë pop bendi shqiptar, që u formua në vitin 1980 gjatë kohës kur në Kosovë mbretëronte një atmosferë e volitshme për zhvillimin e rock-ut lokal.

Në këtë kohë ishte formësuar një traditë dhe ngjyrë autoktone në këtë stil të muzikës. Bendet “Gjurmët”, “Illirët”, “Minatori” e të tjerë gjatë kësaj kohe mbretëronin në rock-pop skenën kosovare, kurse “Fisnikët” e plotësuan këtë me stilin e tyre të ashtuquajtur akustik, ku përcjellja e këngëve bëhet me kitarë akustike.

Sot po sjellim këngën “Shiu” të grupit “Fisnikët”. “Shiu” është një ndër këngët më të njohura të “Fisnikëve”, e cila ka një tekst jashtëzakonisht të këndshëm i cili vazhdon ende të jetë në memorien e adhuruesve të këtij grupi dhe jo vetëm.

Shiu
Përsëri po bije shi
pse nuk thërret pse bëhesh fmi
pse je ashtu e pa besë
kësaj s’i thonë dashuri

Çka do t’bëjsh sot në shtëpi
do t’flesh a do t’mësosh
do t’shikosh si bije shi
apo nënës t’i ndihmosh

Unë mendoj vetëm në ty
ndërsa jashtë po bije shi
unë të kërkoj vetëm ty
dhe dëgjoj këtë melodi….këtë melodi

Telefoni prore hesht
kot pres ti nuk thërret
unë s’kam faj që është vjeshtë
shi kur të bjen thonë bereqet

qdo gënjehesh kur më takosh
ke mësuar s’ke pas kohë
dikur do të më kërkosh
por atëhere do të jetë vonë.