Ermonela Jaho bëhet ambasadore e Fjongos Rozë

“Unë nuk jam viktimë e kancerit të gjirit. Unë jam duke u përballur me kancerin e gjirit.
Unë nuk po vdes. Unë po jetoj.
Unë nuk jam duke kuruar. Unë jam duke shëruar.
Unë nuk kam frikë. Unë kam besim!”

Nën sloganin “Fjongo Rozë më kujton”, YWCA of Albania vazhdon fushatën intensive gjatë muajit tetor, të njohur ndërkombëtarisht si muaji i ndërgjegjësimit për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit!

Nismat e vazhdueshme të informimit, ndërgjegjësimit, mbështetjes së drejtpërdrejtë, ofrimit të këshillimit psikologjik online falas, marshimet e përvitshme, diskutimet e vazhdueshme dhe ndarja e historive personale janë simbolika të kauzës sonë më të rëndësishme.

Sopranoja e njohur botërisht, i është bashkuar kësaj nisme dhe tashmë është ambasadoren e Fjongos Rozë duke ofruar një kontribut të pazëvendësueshëm në këtë mision human.

“Ne jemi këtu, për të qenë pranë çdo gruaje dhe vajze gjatë përballjes me kancerin e gjirit. Ne ndjekim hapat tuaja në këtë betejë dhe përtej errësirës, dilemave e dhimbjes, së bashku do ia dalim! Ti mund të japësh ndihmën tënde! Edhe ti! Të gjithë ne! Vendosni fjongon rozë dhe bëhuni këtë muaj bashkudhëtarë të YWCA of Albania në aktivitetet e planifikuara. Ndërgjegjësim… Parandalim… Mbështetje… Kurajo… Triumf…”, shkruan në faqen e tyre Shoqata Kristiane. / KultPlus.com