Prokuroria Speciale: Fotografia nga Brovina u nxor nga interneti, s’ka të bëjë me dhunë seksuale gjatë luftës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se pas paraqitjes së fotografisë nga deputetja, Flora Brovina, është hapur hetimi bazuar në pohimin e saj se kjo fotografi dëshmon dhunimin e një gruaje nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një komunikate për media, thuhet se fotografia në fjalë është dërguar për ekspertizë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, e cila ka konstatuar se fotografia e paraqitur nga deputetja, Flora Brovina, është e printuar në format A4 kolor dhe nuk ka asnjë të dhënë, e cila kishte mundësuar hulumtimin e origjinës së fotografisë dhe nuk ka asnjë shenjë nga është printuar.

“Kjo fotografi është krahasuar me një fotografi tjetër të siguruar nga interneti dhe u konstatua se në të dy fotografit është paraqitur ngjarja e njëjtë”, thuhet në komunikatë.

Bazuar në të dhënat nga ekspertiza dhe provat tjera të nxjerra gjatë hetimit, Prokuroria Speciale e Republikës e Kosovës ka konkluduar se ngjarja nga fotografia e paraqitur nga deputetja Brovina, është nxjerr nga interneti dhe nuk ka të bëjë me ndonjë rast të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

U mbajt marshi protestues në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale në Kosovë

Ky marsh protestues është reagim ndaj publikimit të fotografisë së rrejshme të deputetes së PDK’së Flora Brovina si dëshmi që u paraqit në Kuvend për dhunimet që kanë ndodhur në luftën e fundit në Kosovë.

Me slloganin kryesor “Më trajto dinjitetshëm” ky marsh protestues ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, dhe po vazhdon deri tek sheshi “Ibrahim Rugova” pranë Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë protestë po marrin pjesë ish Presidentja Atifete Jahjaga dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruiari O’Connell dhe kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari./KultPlus.com

Fotografia e Brovinës, skenë e xhiruar në Hungari

Gazeta e madhe amerikane, “Boston Globe” ishte kritikuar ashpër në vitin 2004, kur vendosi të publikojë fotografi nga një konferencë e një asamblisti lokal, Chuck Turner.

Me titullin “Asamblisti merret me çështjen e Irakut”, Globe raportoi se bashkë me aktivistin Sadiki Kambon paraqitën fotografi që gjoja dëshmonin përdhunimin e grave irakiane nga ana e ushtarëve irakianë, raporton KTV.

Fotografitë e prezantuara në vitin 2004 janë pjesë e filmit të njëjtë për të rritur, një skenë të të cilit e përdori në Kuvend deputetja e PDK-së, Flora Brovina.

Një ditë më vonë, gazeta amerikane kërkoi falje për publikimin e artikullit, duke thënë se gaboi kur vendosi të publikojë pamjet e konferencës së Turnerit.

Mediat amerikane, në atë kohë, arritën të konfirmojnë se fotografitë ishin të rrejshme, e ishin pjesë e skenave të një filmi për të rritur, të xhiruar në Hungari.

Për herë të parë, propagandën me këto fotografi e kishin nisur disa faqe tuniziane.

Ndërkohë, e mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka thënë se gratë e dhunuar nuk do të dorëzohen kurrë pavarësisht pengesave që u dalin përpara.

“Motra e vëllezër të dashur, ju që e patët fatin e njëjtë me mua, fat që tashmë jetën tonë po e rëndon, edhe ju vendësit e mi nga Kosova, dua t’ju them dhe t’ju siguroj që zëri im do të jehojë gjithandej për të vërtetën e madhe. Kot mundohen me mohime, me foto apo me forma tjera, sepse një ditë drejtësia do të triumfojë. Përderisa ne kërkojmë drejtësi nga institucionet tona, ata duhet të gjejnë mundësi për të ardhur deri te drejtësia, sepse ne nuk do të dorëzohemi kurrë, gjërat duhet bërë pavarësisht pengesave”, ka shkruar ajo në një reagim.

Në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë kanë dalë edhe shumë organizata që merren me mbrojtjen e kësaj kategorie të viktimave të luftës.

Andaj, më 20 maj, në sheshet “Zahir Pajaziti” e “Skënderbeu”, në Prishtinë do të mbahet një marsh protestues.

Shkumbin Istrefi: Flora, dorëheqja juaj mund të jetë hapi i parë

Pas publikimit të një fotoje nga Flora Brovina, e cila deri dje pretendoi të ishte e vërtetë dhe që ishte shkrepur në Kosovë, ka rezultuar me reagime të mëdha nga qytetarët e Kosovës, të cilët po kërkojnë dorëheqjen e Flora Brovinës. Një reagim të tillë e ka shprehë edhe aktori i njohur kosovar Shkumbin Istrefi. Më poshte e keni reagimin e plotë.

Nuk eshte znj. Flora Brovina fajtorja. Ajo eshte viktime e nje mentaliteti te mbjellur qysh moti. Mentalitet, i cili po e con drejt de-moralizimit total kete shoqeri. 
Makiavelizem total – por jointelegjent.
Jemi bo per gjynah.

Znj. Flora, doreheqja juaj mund te jete hapi i pare drejt kendelljes eventuale, qe megjithate do te marre kohe e kohe, gjenerata e gjenerata.

Flora Brovina ka publikuar një fotografi që sipas saj dëshmonte që e posedon nga dhunimet e luftës të ushtruara nga serbët mbi gratë dhe vajzat shqiptare, por kjo foto më pas ka rezultuar të jetë e pavërtetë, pasi që kjo foto është marë në Irak. Pikërisht ky shtrembërim ka bërë që të reagojnë qytetarët nga të gjitha anët./KultPlus.com

Brovina do të dëshmojë për krimet serbe me një foto ku shihet një grua duke u dhunuar, ajo është ende gjallë

Flora Brovina, posedon një dëshmi që do ta paraqes për krimet serbe në Kosovë, e ku shihet një grua duke u dhunuar nga serbët.

Në po këtë foto, prapa gruas ku po përdhunohet ajo janë familjarët e saj, raporton KTV.

Brovina ka thënë se kjo grua është ende gjallë dhe është e gatshme të dëshmojë për këtë rast dhe i njeh ata që e kanë dhunuar.

Flora Brovina është arrestuar në kohën e luftës nga forcat serbe.

Për afro dy vjet Brovina ishte maltretuar nëpër burgjet serbe, duke u bërë atëbotë njëra ndër gratë më të njohura të burgosura në botë./KultPlus.com

Vërma emrin tim

E shkruar nga Flora Brovina.

Nëse më njeh – e di emrin tim
ka emrin e fluturimit
nëse e di emrin tim mos më thirr fluturim
Nëse më ke parë – e di kush jam
i kam krihet e thëllëzës
nëse e di kush jam mos më thërrit thëllëzë

Nëse ke dëgjuar këngën time – e di si këndoj
vëlla e kam bilbilin
nëse e di si këndoj këngën mos ma ndal

Nëse lotët i urren – e di se unë nuk qaj
qyqen nuk e kam fis
nëse e di se nuk qaj mos më thuaj se nuk ndjej