“Kur do të kesh një mik, duhet të jesh gati të luftosh për të; dhe për të luftuar, duhet të jesh i aftë për të qenë armik. ”
“Për një kohë të gjatë u fshehën te gruaja skllavi dhe tirani. Prandaj akoma gruaja s’është e aftë për miqësi; ajo njeh vetëm dashurinë.”
“Në dashurinë e gruas ka padrejtësi dhe verbëri ndaj kujtdo që ajo nuk dashuron. Edhe atëherë kur dashuria e gruas është e mençur, pranë dritës ajo shfaq agresivitet, shkëlqim dhe natë.”
“Akoma s’është e aftë gruaja për miqësi. Por thomëni, o burra, kush prej jush është i denjë për miqësi?
O, sa e madhe është varfëria e juaj, o burra, dhe kurnacëria e shpirtit tuaj. Atë që ju i jepni mikut, unë do të i’a jepja armikut dhe s’do të varfërohesha.”
“Sa më lart që ngjitemi, aq më të vegjël u dukemi atyre që nuk mund të fluturojnë”
“Unë jam një pyll dhe një natë pemësh të errëta: por ai që nuk ka frikë nga errësira ime, do të gjejë grumbuj me trëndafila nën selvitë e mia”.
“Duhet të jesh gati që të digjesh në flakën tënde; si mund të ringrihesh, nëse nuk je bërë më parë hi”?
“Heshtja është më keq, të gjithë të vërtetat që mbahen të heshtura bëhen helmuese”.
“Njeriu i vetmuar ia shtrin dorën shumë shpejt, kujtdo që takon”.
“Ti e shpërblen mësuesin shumë keq, nëse mbetesh përjetë një nxënës”.
“Ka më shumë urtësi në trupin tënd, se sa në filozofinë tënde më të thellë”.
“Dhe një herë që zgjohesh, do të mbetesh zgjuar përjetësisht”.
“Por armiku më i keq që mund të takosh do të jetë gjithmonë vetja jote; ti rri në pritje për veten tënde, në shpella dhe pyje. I vetmuar, ti do të shkosh rrugës drejt vetes tënde! dhe rruga jote kalon nga vetja jote, dhe përtej shtatë djajve të tu! Ti do të jesh një heretik për veten tënde dhe shtrigan dhe fallxhor dhe budalla dhe dyshues dhe mëkatar dhe i lig. Duhet të jesh gati të djegësh veten tënde në flakën tënde: si mund të bëhesh i ri, nëse nuk bëhesh më parë hi?”
“Por me njeriun është njësoj si me pemën. Sa më shumë që kërkon të ngrihet lart dhe drejt dritës, aq më shumë rrënjët e tij e tërheqin poshtë, në tokë, drejt errësirës, thellësisë – të keqes”.
“Duhet të jesh një det, që të presësh një rrëke të ndotur e të mos bëhesh pis”.
“Ai që ngjitet në malet më të larta, qesh me të gjithë tragjeditë, të vërteta dhe të pavërteta”.
“Nga të gjithë gjërat që janë shkruar, më pëlqejnë ato që njeriu i ka shkruar me gjakun e vet” /KultPlus.com
“Atëherë kur anarkisti, si një zëdhënës i disa shtresave në rënie të shoqërisë, insiston në të ‘drejtën’, ‘drejtësinë’, ‘të drejtat e barabarta’, me një indinjatë të bukur, ai thjeshtë është duke aktruar nën presionin e mungesës së kulturës, e cila nuk mund ta kuptoj se përse ai është duke vuajtur, se përse ai është i varfër.
Një shtysë për të gjetur kauza është shumë e fuqishme brenda tij; dikush duhet të jetë fajtor që ai po ndihet keq… Madje edhe indinjata e tij e bukur i bënë mirë atij: të gjithë të këqinjtë e ngratë kanë qejf të ankohen – kjo u jep atyre një ndjenjë të fuqisë. Ekziston një dozë delikate e hakmarrjes në secilin ankim;
Ai i fajëson të tjerët që janë ndryshe për atë që ai ndjehet keq, dhe në rrethana të caktuara, këtë e sheh edhe si një privilegj të ndaluar. ‘Nëse unë jam i mjerë, i tillë duhet të jesh edhe ti’. Mbi këtë logjikë, ndërtohen revolucionet.
Ankimi nuk është kurrë i mirë për asgjë. Ai vjen nga dobësia.”
Niçe është njëri ndër emrat më të njohur të filozofisë postmoderne gjermane. Ai konsiderohet si njëri ndër filozofët më eminent që ka njohur bota e mendimit filozofik.
Kontributi i tij më i madh ka qenë në kritikën që i ka bërë Krishtërimit si dhe botëkuptimeve tjera dogmatike. Filozofia tij ka synuar çlirimin e njeriut nga të gjitha autoritetet e jashtme.
Këtu kemi përzgjedhur disa nga thëniet e tij më të njohura nga kryeveprat e tij.
“Çfarë nuk më vret më bën më të fortë”. (Perëndimi i idhujve, 1888)
“Ai që lufton monstrat, duhet të bëjë kujdes,
që të mos shndërrohet vetë në monstër. Dhe kur i ngul sytë gjatë humnerës,
humnera do të të shohë dhe ajo ty në sy”. (Përtej të mirës dhe të keqes)
“Ajo që bëhet nga dashuria, gjithmonë zë vend përtej të mirës dhe të keqes”. (Përtej të mirës dhe të keqes, aforizmi 153)
“Gjithmonë ka një farë çmendurie në dashuri.
Por ka gjithmonë arsye në çmenduri”. (Kështu foli Zarathustra Pjesa I,
Kapitulli 7)
“Njeriu nuk lufton për lumturinë; vetëm Anglezi e bën këtë”. (Perëndimi i idhujve, Maksima, 12)
“Disa lindin pas vdekjes”. (Antikrishti)
“Sekreti për të korrur sa më shumë fryte dhe gëzim nga ekzistenca është: të jetosh në mënyrë të rrezikshme! Ndërtojini qytetet tuaja në shpatet e Vezuvit”! (Shkenca e gëzimit)
“Nëse duhet të ngrihet një tempull, një
tempull duhet të shkatërrohet”. (Në esenë Mbi Gjenealogjinë e Moralit, Seksioni
24)
“Vetë fjala “Kristianizëm” është keqkuptuese –
në të vërtetë pati vetëm një kristian, dhe ai vdiq në kryq”. (Antikrishti,
Seksioni 39)
“Nuk ka fakte, ka vetëm interpretime”.
Përndryshe Fridrih Niçe u veçua për shkathësitë e jashtëzakonshme duke u bërë profesor universiteti në moshën 24 vjeçare. Megjithatë, ai u armiqësua me kolegët e tij dhe u detyrua të dorëhiqet në moshën 35 vjeçare. Niçe dëshironte gjithashtu ta braktiste filozofinë dhe të mirrej me kopshtari, por me sa duhet ai dështoi edhe në këtë pikë gjithashtu. Veprat e tij, vetëm pas vdekjes së tij, filluan të lexohen gjerësisht./ KultPlus.com