‘Ajo që bëhet nga dashuria, gjithmonë zë vend përtej të mirës dhe të keqes’

Niçe është njëri ndër emrat më të njohur të filozofisë postmoderne gjermane. Ai konsiderohet si njëri ndër filozofët më eminent që ka njohur bota e mendimit filozofik. 

Kontributi i tij më i madh ka qenë në kritikën që i ka bërë Krishtërimit si dhe botëkuptimeve tjera dogmatike. Filozofia tij ka synuar çlirimin e njeriut nga të gjitha autoritetet e jashtme.

Këtu kemi përzgjedhur disa nga thëniet e tij më të njohura nga kryeveprat e tij. 


“Çfarë nuk më vret më bën më të fortë”. (Perëndimi i idhujve, 1888)

“Ai që lufton monstrat, duhet të bëjë kujdes, që të mos shndërrohet vetë në monstër. Dhe kur i ngul sytë gjatë humnerës, humnera do të të shohë dhe ajo ty në sy”. (Përtej të mirës dhe të keqes)

“Ajo që bëhet nga dashuria, gjithmonë zë vend përtej të mirës dhe të keqes”. (Përtej të mirës dhe të keqes, aforizmi 153)

“Gjithmonë ka një farë çmendurie në dashuri. Por ka gjithmonë arsye në çmenduri”. (Kështu foli Zarathustra Pjesa I, Kapitulli 7)

“Njeriu nuk lufton për lumturinë; vetëm Anglezi e bën këtë”. (Perëndimi i idhujve, Maksima, 12)

“Disa lindin pas vdekjes”. (Antikrishti)

“Sekreti për të korrur sa më shumë fryte dhe gëzim nga ekzistenca është: të jetosh në mënyrë të rrezikshme! Ndërtojini qytetet tuaja në shpatet e Vezuvit”! (Shkenca e gëzimit)

“Nëse duhet të ngrihet një tempull, një tempull duhet të shkatërrohet”. (Në esenë Mbi Gjenealogjinë e Moralit, Seksioni 24)

“Vetë fjala “Kristianizëm” është keqkuptuese – në të vërtetë pati vetëm një kristian, dhe ai vdiq në kryq”. (Antikrishti, Seksioni 39)

“Nuk ka fakte, ka vetëm interpretime”. 

Përndryshe Fridrih Niçe u veçua për shkathësitë e jashtëzakonshme duke u bërë profesor universiteti në moshën 24 vjeçare. Megjithatë, ai u armiqësua me kolegët e tij dhe u detyrua të dorëhiqet në moshën 35 vjeçare. Niçe dëshironte gjithashtu ta braktiste filozofinë dhe të mirrej me kopshtari, por me sa duhet ai dështoi edhe në këtë pikë gjithashtu. Veprat e tij, vetëm pas vdekjes së tij, filluan të lexohen gjerësisht./ KultPlus.com

Niçe: Duhet të kesh kaos përbrenda për t’i dhën jetë një ylli vallëzues

“Nuk jam i hidhëruar me ju sepse më keni gënjyer, jam i mërzitur sepse nga tani e tutje nuk mund të ju besojë më.”

“Ata shiheshin duke vallëzuar, mendoheshin si të çmendur prej atyre që s’mund ta dëgjonin muzikën.”

“Ti ke rrugën tënde, unë rrugën time. Sa për rrugën e drejt, rrugën e duhur, ajo nuk ekziston.”

“Duhet të kesh kaos përbrenda për t’i dhën jetë një ylli vallëzues.”

“Ndonjëherë njerëzit nuk duan ta dëgjojnë të vërtetën sepse nuk duan që iluzionet e tyre të shkatërrohen.”

“Njeriu i dijes jo vetëm që duhet të jetë në gjendje t’i dojë armiqt e vetë, por gjithashtu edhe ti urrejë miqt e vetë.”

“Nuk mund të besoj në një Zot i cili përgjatë gjithë kohës dëshiron të jetë i lavdëruar.”

“Kur jemi të lodhur, ne sulmohemi nga idetë të cilat i kemi pushtuar shumë kohë më parë.”

“Gjarpëri që nuk mund ta flak tutje lëkurën e tij, vdes. Njësoj është edhe me mendjet të cilat pushojnë së ndryshuari mendimet e tyre; ato pushojnë së qenuri mendje.”

“Tek individët, marrëzia është e rrallë; mirëpo tek grupet, partitë, kombet dhe epokat, ajo është rregull.”

“Përparësia e një kujtese të dobët është se njeriu, i shijon disa herë gjërat e njejta sikur për herë të parë.”

“Njeriu është kafsha më mizore.”

“Besimi: të mos duash ta dish cila është e vërteta.”

“Një shëtitje e zakonshme nëpër çmendinë tregon se besimi nuk vërteton asgjë.”

“Keni kujdes kur i luftoni bishat, që edhe ju vetë të mos bëheni bishë pastaj…. Sepse kur e vështron me ngulm për kohë të gjatë humnerë, edhe humnera ju vështron juve.”

“Nuk ekzistojnë sipërfaqe të bukura pa thellësitë e tmerrshme.”

“Në botë ekzistojnë dy lloje njerëzish: ata që duan të dijn dhe ata që duan të besojnë.”

“Ajo që është bërë nga dashuria, është gjithmonë përtej së mirës dhe së keqe.”

“Heshtja është më e keqja; të gjitha të vërtetat që mbahen të heshtura bëhen helmuese.”

“Fijet e padukshme janë lidhëset më të forta.”

“I vetmuari i’a zgjat dorën shumë shpejt kujtdo që e ndesh.”

“Ndoshta unë e di se përse vetëm njeriu qesh; vetëm ai vuan aq thellë sa që i është dashur ta shpik qeshjen.”

“Në fund të fundit është dëshira, dhe jo e dëshiruara ajo që e dashurojmë.”

“Edhe sot si gjithmonë, njerëzit ndahen në dy grupe: skllevërit dhe të lirët. Kushdo që nuk i ka 2/3 e ditës për veten e vetë, është skllav, pavarësisht nëse është burrështetas, biznesmen, zyrtarë ose profesor.”

“Ata e turbullojnë ujin për t’u dukur më i thellë.”

“Ekziston më shumë mençuri në trupin tuaj se sa në filozofinë tuaj më të thellë.”

“Në të vërtetë, shpresa është më e keqja sepse ajo i zgjat vuajtjet e njeriut.”

– Friedrich Nietzsche

Niçe, Istvud dhe Çaplin, kompozitorët që fshihen pas emrave të mëdhenj të kulturës

I njohim për talentin kinematografik, apo mjeshtërinë e penës, por shpesh pasioni për muzikën, madje edhe kompozimi mbeten të panjohur. Fridrih Niçe, Klint Istvud, Çarli Çaplin janë kompozitorët që fshihen pas emrave të mëdhenj të kulturës.

I përshëndetur gjithë jetën si mësues i famshëm kimie, Aleksandër Borodin ëndërronte veçse një gjë: të kompozojë. Madje, u kërkonte miqve të mos i thoshin më: “Uroj të jesh mirë”, por përkundrazi: “Uroj të jesh sëmurë”, që të qëndronte në shtëpi dhe të kompozonte muzikën që dëgjonte në kokë. Mirëpo, Borodini nuk është i vetmi që kompozoi në kohën e lirë. Aktorë, shkrimtarë, janë të shumë emrat e artistëve dhe intelektualëve që fshehin talentet muzikore.

Kështu kompozonte Niçe

Filozofi dhe filologu gjerman, Fridrih Niçe iu bashkua panteonit të intelektualëve për veprat, si “Perëndimi i idhujve”, “Shkenca e gëzuar” dhe “Kështu foli Zarathustra”, veçse shkrimtari i famshëm fsheh po ashtu talentin muzikor, që e ka ushtruar që në moshën 9-vjeçare. I dhënë pas pianos, ai kompozoi rregullisht pjesë të vogla, prej të cilave edhe fantazi dhe mazurka. Në vitin 1872 kompozoi “Manfred-Meditation” për piano me katër duar, të cilën ia dorëzoi dirigjentit Hans von Bulow. Ky i fundit i dha një opinion aspak lajkatar: “Meditimi juaj, nga pikëpamja muzikore, nuk ka tjetër vlerë, veç atij të një krimi në rendin moral”. Disi i dekurajuar, Niçe i ofroi shumë nga kompozimet e tij Cosimas dhe Riçard Vagnerit, gjithnjë admirues i madh i këtij të fundit. Pavarësisht nga vlerësimi dhe respekti midis Niçes dhe Vagnerit, thuhet se Riçardi nuk arriti t’i dëgjonte plotësisht pjesët, pasi e kapi gazi teksa filloi t’i dëgjojë. Pa u ndikuar nga opinionet e Bulow dhe Vagnerit, muzika e Niçes mund të dëgjohet nga gjithkush, për kënaqësinë e atyre që kërkojnë një surprizë të këndshme…

Çarli Çaplin, diktatori, kompozitori

Mustaqet dhe shkopi njihen menjëherë në mbarë botën, por kush do ta njihte Çarli Çaplinin nga muzika e tij? Megjithatë, prej vitit 1931, ai është përgjegjës për çdo kolonë zanore të filmave të tij, madje kompozoi edhe muzikën e filmave të vjetër pa zë. I kujdesshëm ndaj futjes së zërit në kinema, ai specifikon në autobiografi: “një nga avantazhet me ardhjen e tingullit ishte se unë mund ta kontrolloja muzikën, pra e kompozova vetë”. Muzikant autodidakt që adoleshent, mësoi violonçelin dhe violinën me dorën e majtë (instrument kyç në punën kinematografike të Çaplinit). I aftë të luante në instrument, por i paaftë të lexonte partitura, madje nuk shkruante dot qoftë edhe një kompozim. Si rrjedhojë, ishte aranzhuesi ai që diktonte me saktësi temat dhe tingujt e imagjinuar prej tij. Në të gjallë, Çaplini do takohej me shumë titanë të muzikës, si Debysi, Rahmaninof, Kazal, Karruzo, Stravinski dhe Shoenberg. Ky i fundit admironte humorin e Çaplinit, por shton se muzika ka cilësi shumë të dobët!

Antoni Burges, muzikë portokalli

Nga pena e Antoni Burges lindi një nga romanet më domethënës të shekullit të 20-të, “Portokalli mekanik”, historia e një krimineli të dhunshëm i pasionuar pas muzikës klasike, veçanërisht muzikës së Ludvig van Bethovenit. Mirëpo, nëse Antoni Burges nuk ndan cilësitë e dhunshme të personazhit të tij imagjinar, ai ndan katërcipërisht pasionin muzikor. Muzikant autodidakt, ai kompozoi pjesë të shumta klasike, përfshi simfoni, koncerte dhe kantata, por edhe muzikë dhome dhe pjesë solo. Kaq i apasionuar ishte pas muzikës, saqë në 1991 shkroi në “The Economist”: “Do të doja që njerëzit të më shihnin si një muzikant që shkruan libra, sesa një shkrimtar që shkruan muzikë në kohën e tij të lirë”. Mjerisht, suksesi i veprës letrare të Antoni Burges e tejkalon reputacionin e kompozimit, ndaj emri i tij lidhet me letërsinë, pavarësisht ëndrrës.

Klint Istvud, i miri, i egri dhe kompozitori

I njohim fare mirë kolonat zanore të Enio Morikones, që shoqëron “Njeriu pa emër” nga Klint Istvud. Por dimë fare pak për muzikën e kompozuar nga ky i fundit për filmat e tij, përfshi “Mystic River”, “Million Dollar Baby”, “Flags of Our Fathers”, “Grace Is Gone”, “Changeling”, “Hereafter”, “J. Edgar” dhe “In the Line of Fire”. Njëlloj si Çaplini, Istvudi kompozoi me ndihmën e një aranzhuesi për të hedhur në fletë secilën prej pjesëve origjinale të kompozuara për filmat e vet.

Antoni Hopkins, muzika e qengjave

Bëhet fjalë për një nga aktorët më të mëdhenj të shekullit të 20-të. “Unë doja të bëhesha kompozitor, por u bëra aktor si parazgjedhje. Më ofruan një bursë për t’u regjistruar në një kolegj muzike dhe drame, me shpresën se do zgjidhja muzikën. Por, përfundimisht e gjeta veten student teatri, kësisoj e ndoqa këtë rrugë për 60 vjet”, – shprehet aktori.

Mirëpo, kjo nuk e pengoi legjendën e kinematografisë të përmbushte dëshirën për të kompozuar përgjatë rrugëtimit të karrierës së tij. Madje, ai shkroi kolonat zanore për projektet e tij kinematografike, përfshi filmat “August” (1996) dhe “Slipstream” (2007). Për këtë të fundit, Hopkins nuk do të jetë vetëm kompozitori i kolonës zanore, por edhe orkestruesi, madje edhe dirigjenti. Në vitin 2011, Hopkins synoi të luante për herë të parë valsin e tij: “And The Waltz Goes On”, i kompozuar në 1964, nga Andre Rieu dhe orkestra e tij. Një vit më vonë, botoi një përmbledhje të kompozimeve, titulluar “Kompozoj”. Pas gati 7 dekadash, i themi lamtumirë aktorit Antoni Hopkins dhe i urojmë mirëseardhjen kompozitorit eponim! /Konica.al / KultPlus.com

Pse duhet të qeshim me veten, sipas Senekës dhe Niçes

Nga István Darabán

Ne e ndiejmë çdo ditë të jetës sonë fuqinë bezdisëse të fatit. Na prishet ombrella pak minuta para fillimit të shiut, dera e ashensorit na mbyllet në fytyrë, ngecim në trafik kur duhet të jemi shpejt dikur, na anulohet fluturimi me avion. Është nënatyrën tonë të ndihemi të mërzitur dhe të vuajmë kur përballemi me gjëra të tilla. 

Megjithatë për filozofët stoikë, konsumimi i energjive tuaja përmes reagimeve negative, nuk ju ndihmon aspak që të ndreqni problemet tuaja apo të gjeni paqen me veten. Sigurisht, shumë nga gjërat që ndodhin në jetë është jashtë kontrollit tonë. 

Por ne mund ta kontrollojmë mënyrën se si reagojmë ndaj problemeve dhe tragjedive, që na hedh fati nërrugëtimin tonë. Seneka, një filozof stoik dhe burrështetas romak i shekullit I, thoshte se një nga mënyrat më të mira për të reaguar ndaj problemeve është e qeshura ndaj tyre:”Ne duhet t’i marrim gjërat më lehtë, sepse është më njerëzore të qeshësh me jetën sesa të vajtosh për të… E qeshura i krijon asaj një perspektivë të drejtë shprese, ndërsa vajtimi për gjërat që nuk mund të shpresosh se do të korrigjohen është diçka pa vlerë”.

Për të ilustruar mendimin e tij, imagjinojeni veten duke kaluar një ditë të tmerrshme në punë. Ju përpiqeni të jepni më të mirën, por asgjë nuk duket se shkon në favorin tuaj. Ndiheni më të lodhur dhe të frustruar çdo orë që kalon, dhe mezi prisni që të përfundojë dita e punës. Më pas, ndërsa jeni duke u kthyer në shtëpi i zemëruar, një zog fluturonrastësisht aty pranë dhe ju lëshon një glasë mbi kokë. 

Në fillim ngrini. Është diçka aq e papritur saqë në fillim tronditesh. Por pastaj, ju nisni të qeshni me mosbesim. Dhe nuk mund të mos shpërtheni në një të qeshur të lirshme qëshpreh dorëzim përballë asaj që ndodhi:“E qeshura shpreh ndjenjat tona më të buta, dhe tregon se asgjë nuk është e madhe,serioze apo edhe e mjerë në të gjitha kurthet eekzistencës sonë”.

E qeshura – me veten apo situatën ku gjendeni – tregon një mirëkuptim të papritur të brendshëm. Më në fund ju e kuptoni, në çdo qelizë të trupit tuaj, se asgjë nuk mund ta kishte penguar që të ndodhte ajo që ndodhi. E megjithatë, ju jeni ende mirë. Dhe e qeshura juaj që ju del nga shpirti, ju çliron nga një tension që po krijohej ngadalë gjatë gjithë ditës:konflikti juaj me fatin dhe pranimi i tij. 

Siç shprehet psikiatri austriak dhe i mbijetuari i holokaustit Viktor Frankel në librin “Kërkimi i njeriut mbi kuptimin e jetës”:”T’i shohësh gjërat në kuadrin e humorit, është një lloj manipulimi që mësohet dukee zotëruar artin e të jetuarit”.

“Ajo që dëshironi është aq shumë është e madhe,supreme dhe gati hyjnore, ndaj nuk duhet braktisur”- e nis Seneka esenë me titull “Mbi qetësinë e mendjes”. Ai vë në dukje se gjetja e paqes së brendshme është një synim i natyrshëm injeriut, dhe që përfshin historitë, kulturat dhe klasat shoqërore. 

Seneka thoshte se shumë pak njerëz janë në rrugën e duhur drejt paqes dhe lumturisë sëqëndrueshme. Ndërkohë shumica e njerëzve janë të zënë duke ndjekur kënaqësitë boshe, duke u shqetësuar nga dëshirat e trazuara apo për pasuritë e tyre. Pse?

Një arsye është dështimi për të përqafuar një parim qendror të shkollës stoike të filozofisë: ndërgjegjësimi se pjesa më e madhe e jetës udhëhiqet nga fati dhe probabilitetet. Stoikët besonin që ne duhet të mësojmë ta pranojmë dhe përqafojmë këtë fakt, në vend se të përpiqemi taluftojmë atë që nuk mund të ndryshohet. 

Të gjithë, pavarësisht nga pasuria, reputacioni apo aftësitë e tyre, janë në mëshirën e fatit. Dhe kjo pasiguri për jetën dhe vdekjen, fatin e mirë dhe fatkeqësinë, janë në qendër të asaj se si është që të jesh njeri. E megjithatë, shumica e njerëzve vuajnë kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshirojnë. 

Ata janë të zhgënjyer dhe të zemëruar, pasi nuk mund ta pranojnë fuqinë e rastësisë, diçka mbi të cilën duket qartazi që nuk kanë asnjë kontroll. Dhe të luftosh kundër të pandryshueshmes – si e kaluara, një sëmundje e keqe apo vendimet e njerëzve të tjerë – nuk është vetëm e kotë, por edhe rraskapitëse.

Ky argument vjen nga thellësia e përvojës personale të Senekës. Si një avokat i ri që po përgatitej për jetën publike në Romë, plani i tij i jetës u prish për një dekadë nga një sëmundje. Më vonë, pasi kishte grumbulluar pasuri dhe ndikim në perandori, ra viktimë elojërave të pushtetit:U internua dy herë nga studenti i tij, perandorit famëkeq romak Neron, që e persekutoi dhe në fund e urdhëroi të vriste veten. 

Pavarësisht nga fatkeqësia e tij, Seneka dukej se kishte gjetur shumë hapësirë ​​për të manovruar në kuadrin mbizotërues të fatit. Ai ishte një filozof i mprehtë, i kënaqur me jetën, por edhe një personazh publik shumë aktiv në politikë. Ai e përqafoi pasigurinë e jetës së tij,dhe e gjeti qetësinë brenda vetes së tej. 

Që të jemi të lumtur, thoshte ai, ne duhet të përqendrohemi vetëm tek ajo që është në fuqinë tonë:si e perceptojmë botën dhe si zgjedhim të veprojmë. Pra përballë fatkeqësisë, duhet të mësojmë se si të qeshim. 

Ajo çka Seneka përshkruan në librin “Mbi qetësinë e mendjes” është një dashuri e pandarë mbi jetën e dikujt, si në fat ashtu edhe në fatkeqësi, në atë masë sa që as diçka tragjike nuk mund ta kërcënojë atë. Ky është interpretimi më stoik i “Amor fati”, ose të duash fatin tënd,një term që i atribuohet filozofit gjerman të shekullit XIX-të, Fridrih Niçe, që shkroi gjerësisht mbi vlerën e të qeshurit. 

Megjithëse ai nuk e pëlqente Senekën dhe shumicën e stoikëve të tjerë për shkak tëpikëpamjes së tyre të zymtë dhe dorëheqëse ndaj jetës, që të dy duket se pajtohen mbi fuqinë e të qeshurit për të përballuar vështirësitë e jetës. Në kryeveprën e tij, Kështu foli Zarathustra, Niçe aludon mbi fuqinë e madhe të Djallit në shkaktimin e vështirësive në jetën e njerëzve. 

Dhe përmes të qeshurës, dhe jo urrejtjes, mund tëzhduket graviteti i Djallit në jetën tonë:“Njeriu nuk vret nga inati, por nga e qeshura. Pra le të vrasim frymën e gravitetit të tij!”. E njëjta gjë vlen edhe për lirinë e zgjedhjes në jetën e dikujt. Niçe diskuton mbi synimin madhështor të të jetuarit me gjithë zemërdhe me guxim. 

Sipas tij, njerëzit duhet të përpiqen ta kanalizojnë fuqinë e tyre të natyrshme për të ndërmarrë rreziqe dhe përpjekje, sepse të dështosh është më mirë sesa të mos provosh. Dhe dështimet nuk duhet t’i pengojnë njerëzit të përpiqen sërish, dhe me të njëjtin gëzim për ta jetuar.

Niçe shkruan:“O ju njerëz më të lartë, a nuk keni dështuar që të gjithë? Bëhuni të gëzuar, pavarësisht çfarë ndodh! Mësoni të qeshni me veten tuaj siç duhet të qeshni!”. Niçe e kuptoi, ashtu si Seneka më herët, se nëse jeni të mbingarkuar nga ajo që nuk mund të ndryshoni, atëherë nuk do të arrini të veproni mbi gjërat që mund të ndryshoni, si për shembull të bëni jetën që dëshironi. 

Fati ka një kontroll të ngushtë mbi të gjithë, dhe jeta nuk është gjithmonë e drejtë apo e lehtë, por ta jetosh atë mund të jetë ende e mrekullueshme. Në vend se të ndiheni të mposhtur nga fatkeqësitë, mund t’i mirëprisni ato me besim, të buzëqeshni dhe të vazhdoni të përpiqeni për më mirë pas saj. Fati dhe dështimi lëndojnë vetëm ata që nuk mund të pajtohen me to. / “Big Think” / KultPlus.com

178 vjet nga lindja Niçes, filozofit, kritikut të artit dhe filologut të famshëm

Një shekull e gjysmë para fetishizmit ndaj dështimit tonë modern, një çështje thelbësore kjo dhe filozofike për vlerën që mbart.

Filozofi, poeti, kompozitori dhe shkrimtari Friedrich Nietzsche (15 tetor,1844-25 gusht,1900) është burri më i qëndrueshëm dhe me më shumë ndikim në shoqërinë njerëzore. Është mjaft e njohur konsiderata që ai ka për masën e filozofëve, ku ai ju referohet atyre si “kokë-lakra“ dhe një herë është qarë duke thënë:”Është fati im që të jem njeriu i parë i denjë. Kam një frikë të tmerrshme se ndoshta një ditë do të konsiderohem si i shenjtë.”

Në një letër, ai i konsideron brezat e ardhshëm të begatë, që i përkasin një niveli të lartë mirëqenieje meqë kanë mundësi të shijojnë punën e tij:“Mua më duket se të marësh një nga librat e mi në dorë, është nderi më i madh që mund t’i bësh vetes. „

Një shekull e gjysmë më vonë, egoja e shëndetshme e Nietzsche-s është vërtetuar bindshëm, me një arsyetim çuditërisht mjaft modern: siguria me të cilën ai pohon se shpërblimet më të mëdha të jetës vijnë nga dora e mjerimit.

Më shumë se një shekull para “dhuratës së dështimit” dhe fetishizmit ndaj dështimit si një kanal drejt paturpësisë, Nietzsche lavdëroi këto vlera në  mënyrë të barabartë,  si pjesë  të madhështisë dhe të qartësisë.

Në një nga shumë aforizmat tij emblematike, të shkruara më 1887 dhe të botuar në përzgjedhjen pas vdekjes nga fletoret e tij ”The Will to Power”,Nietzsche shkruan nën titullin kryesor: «Llojet e dishepujve të mi»:

“Për ato qenie njerëzorë që përbëjnë sadopak shqetësim për mua, dëshiroj dhe ju uroj vuajtje, shkatërrim, sëmundje, keqtrajtim, fyerje dhe ofendim. Dëshiroj të mos mbeten të panjohur me vetëpërbuzjen dhe torturën e dyshimit të personit të vet apo mjerimin e pasmposhtjes. Nuk kam as grimcën më të vogël të mëshirës për ta, sepse ju uroj të vetmen gjë që mund të provojë sot nëse dikush ka sado pak vlera apo jo, në qoftë se reziston.” / KultPlus.com

Niçe, Istvud dhe Çaplin, kompozitorët që fshihen pas emrave të mëdhenj të kulturës

I njohim për talentin kinematografik, apo mjeshtërinë e penës, por shpesh pasioni për muzikën, madje edhe kompozimi mbeten të panjohur. Fridrih Niçe, Klint Istvud, Çarli Çaplin janë kompozitorët që fshihen pas emrave të mëdhenj të kulturës.

I përshëndetur gjithë jetën si mësues i famshëm kimie, Aleksandër Borodin ëndërronte veçse një gjë: të kompozojë. Madje, u kërkonte miqve të mos i thoshin më: “Uroj të jesh mirë”, por përkundrazi: “Uroj të jesh sëmurë”, që të qëndronte në shtëpi dhe të kompozonte muzikën që dëgjonte në kokë. Mirëpo, Borodini nuk është i vetmi që kompozoi në kohën e lirë. Aktorë, shkrimtarë, janë të shumë emrat e artistëve dhe intelektualëve që fshehin talentet muzikore.

Kështu kompozonte Niçe

Filozofi dhe filologu gjerman, Fridrih Niçe iu bashkua panteonit të intelektualëve për veprat, si “Perëndimi i idhujve”, “Shkenca e gëzuar” dhe “Kështu foli Zarathustra”, veçse shkrimtari i famshëm fsheh po ashtu talentin muzikor, që e ka ushtruar që në moshën 9-vjeçare. I dhënë pas pianos, ai kompozoi rregullisht pjesë të vogla, prej të cilave edhe fantazi dhe mazurka. Në vitin 1872 kompozoi “Manfred-Meditation” për piano me katër duar, të cilën ia dorëzoi dirigjentit Hans von Bulow. Ky i fundit i dha një opinion aspak lajkatar: “Meditimi juaj, nga pikëpamja muzikore, nuk ka tjetër vlerë, veç atij të një krimi në rendin moral”. Disi i dekurajuar, Niçe i ofroi shumë nga kompozimet e tij Cosimas dhe Riçard Vagnerit, gjithnjë admirues i madh i këtij të fundit. Pavarësisht nga vlerësimi dhe respekti midis Niçes dhe Vagnerit, thuhet se Riçardi nuk arriti t’i dëgjonte plotësisht pjesët, pasi e kapi gazi teksa filloi t’i dëgjojë. Pa u ndikuar nga opinionet e Bulow dhe Vagnerit, muzika e Niçes mund të dëgjohet nga gjithkush, për kënaqësinë e atyre që kërkojnë një surprizë të këndshme…

Çarli Çaplin, diktatori, kompozitori

Mustaqet dhe shkopi njihen menjëherë në mbarë botën, por kush do ta njihte Çarli Çaplinin nga muzika e tij? Megjithatë, prej vitit 1931, ai është përgjegjës për çdo kolonë zanore të filmave të tij, madje kompozoi edhe muzikën e filmave të vjetër pa zë. I kujdesshëm ndaj futjes së zërit në kinema, ai specifikon në autobiografi: “një nga avantazhet me ardhjen e tingullit ishte se unë mund ta kontrolloja muzikën, pra e kompozova vetë”. Muzikant autodidakt që adoleshent, mësoi violonçelin dhe violinën me dorën e majtë (instrument kyç në punën kinematografike të Çaplinit). I aftë të luante në instrument, por i paaftë të lexonte partitura, madje nuk shkruante dot qoftë edhe një kompozim. Si rrjedhojë, ishte aranzhuesi ai që diktonte me saktësi temat dhe tingujt e imagjinuar prej tij. Në të gjallë, Çaplini do takohej me shumë titanë të muzikës, si Debysi, Rahmaninof, Kazal, Karruzo, Stravinski dhe Shoenberg. Ky i fundit admironte humorin e Çaplinit, por shton se muzika ka cilësi shumë të dobët!

Antoni Burges, muzikë portokalli

Nga pena e Antoni Burges lindi një nga romanet më domethënës të shekullit të 20-të, “Portokalli mekanik”, historia e një krimineli të dhunshëm i pasionuar pas muzikës klasike, veçanërisht muzikës së Ludvig van Bethovenit. Mirëpo, nëse Antoni Burges nuk ndan cilësitë e dhunshme të personazhit të tij imagjinar, ai ndan katërcipërisht pasionin muzikor. Muzikant autodidakt, ai kompozoi pjesë të shumta klasike, përfshi simfoni, koncerte dhe kantata, por edhe muzikë dhome dhe pjesë solo. Kaq i apasionuar ishte pas muzikës, saqë në 1991 shkroi në “The Economist”: “Do të doja që njerëzit të më shihnin si një muzikant që shkruan libra, sesa një shkrimtar që shkruan muzikë në kohën e tij të lirë”. Mjerisht, suksesi i veprës letrare të Antoni Burges e tejkalon reputacionin e kompozimit, ndaj emri i tij lidhet me letërsinë, pavarësisht ëndrrës.

Klint Istvud, i miri, i egri dhe kompozitori

I njohim fare mirë kolonat zanore të Enio Morikones, që shoqëron “Njeriu pa emër” nga Klint Istvud. Por dimë fare pak për muzikën e kompozuar nga ky i fundit për filmat e tij, përfshi “Mystic River”, “Million Dollar Baby”, “Flags of Our Fathers”, “Grace Is Gone”, “Changeling”, “Hereafter”, “J. Edgar” dhe “In the Line of Fire”. Njëlloj si Çaplini, Istvudi kompozoi me ndihmën e një aranzhuesi për të hedhur në fletë secilën prej pjesëve origjinale të kompozuara për filmat e vet.

Antoni Hopkins, muzika e qengjave

Bëhet fjalë për një nga aktorët më të mëdhenj të shekullit të 20-të. “Unë doja të bëhesha kompozitor, por u bëra aktor si parazgjedhje. Më ofruan një bursë për t’u regjistruar në një kolegj muzike dhe drame, me shpresën se do zgjidhja muzikën. Por, përfundimisht e gjeta veten student teatri, kësisoj e ndoqa këtë rrugë për 60 vjet”, – shprehet aktori.

Mirëpo, kjo nuk e pengoi legjendën e kinematografisë të përmbushte dëshirën për të kompozuar përgjatë rrugëtimit të karrierës së tij. Madje, ai shkroi kolonat zanore për projektet e tij kinematografike, përfshi filmat “August” (1996) dhe “Slipstream” (2007). Për këtë të fundit, Hopkins nuk do të jetë vetëm kompozitori i kolonës zanore, por edhe orkestruesi, madje edhe dirigjenti. Në vitin 2011, Hopkins synoi të luante për herë të parë valsin e tij: “And The Waltz Goes On”, i kompozuar në 1964, nga Andre Rieu dhe orkestra e tij. Një vit më vonë, botoi një përmbledhje të kompozimeve, titulluar “Kompozoj”. Pas gati 7 dekadash, i themi lamtumirë aktorit Antoni Hopkins dhe i urojmë mirëseardhjen kompozitorit eponim! /Konica.al / KultPlus.com

176 vjet nga lindja e Niçes, ndër emrat më të rëndësishëm të filozofise botërore

Një ndër emrat më të rëndësishëm të filozofisë botërore, Fridrih Niçe (Friedrich Wilhem Nietzsche) ka lindur më 15 tetor të vitit 1844, për t’u gdhendur emri i tij në shumë pikëpamje, vepra dhe rryma filozofike, shkruan KultPlus.

Niçe mbetet një ndër filozofët më të shquar gjermanë të shekullit 19. Ai ka qenë kritik i ashpër i krishtërimit, i idealizimit gjerman, i feminizmit dhe i modernizmit në përgjithësi. Mbinjeriu ka qenë teoria e tij me të cilin e bën edhe sot e kësaj dite të njohur atë.

Filozofi i madh u nda nga jeta më 25 gusht të vitit 90 në Vajmar.

KultPlus për datën e tij të lindjes, sjell një fragment nga vepra e tij “Kështu foli Zarathustra”:

Diku nëpër botë ka akoma popuj e kope, por s’ka ndër ne, o vëllezër, nga anët tona ka vetëm shtete.

Shteti? C’është ky? Tani më dëgjoni mirë, do t’ju them fjalën time për vdekjen e popujve. Shtet quhet më i ftohti ndër të gjithë përbindëshat e ftohtë. Ai është i ftohtë edhe kur gënjen; nga goja e tij zvarritet ky mashtrim: “Unë, shteti, jam populli”.

Dhe ky është mashtrim! Ata që krijuan popujt ishin krijues, ata i mbuluan këta popuj me besim e dashuri; kështu i shërbyen jetës. Shkatërrues janë ata që ngrein kurthe për shumëkënd, e këta quhen shtet; ata varrin mbi njerëzit një shpatë e njëqind pishtarë.

Atje ku populli ekziston, ai s’e kupton shtetin dhe e urren si syrin e keq, si shkelje, dhunim të zakoneve dhe të së drejtës. Kjo shenjë po ju jap: çdo popull flet gjuhën e tij të së mirës dhe së keqes: fqinji s’ja kupton. U shpik gjuha si për zakone ashtu dhe për të drejtën. Por shteti gënjen në të gjithë gjuhët e së mirës dhe së keqes; çfarëdo të thojë, mashtron, çfarëdo që të ketë në pronësi, e ka të vjedhur. Gjithçka në të është e shtirë; me dhëmbë të vjedhura kafshon kafsha. Edhe zorrët e barkut i ka të shtira.

Ngatërresë e gjuhëve për të mirën e të keqen: këtë shenjë ju jap unë si shenjë për shtetin. Vërtetë kjo shenjë tregon vullnetin e vdekjes! Vërtetë, kjo të kujton predikuesit e vdekjes!

Shumë njerëz lindin; për njerëzit e tepërt u shpik shteti! / KultPlus.com