Fenomeni natyror që ndodhë në fshatin shqiptar, bëhet lajm në mediat botërore (VIDEO)

Për disa ditë çdo vit, në një livadh në Mal të Zi, mund të shihet uji që buron nga trungu i një mani 100-vjeçar.

Fenomeni natyror në fshatin Dinoshë është një pamje spektakolare dhe e pazakontë për ata që kanë fatin ta dëshmojnë atë.

Ky fenomen natyrorë është bërë lajm edhe në mediat botërore.

Banorët e fshatit nuk kanë ndonjë shpjegim specifik se pse ndodh ky fenomen, por sipas tyre është një pamje e mahnitshme e cila e shndërron pjesën rreth trungut në një liqe të vogël. / KultPlus.com

Lin, fshati piktoresk shqiptar

Lini është një fshat i bukur piktoresk buzë liqenit të Pogradecit, me shtëpitë e vogla ngritura puqazi njëra-tjetrës me shpinë nga kodra.

Fshati zgjon kuriozitetin e çdo udhëtari apo turisti që udhëton në rrugën Qafë Thanë – Pogradec

Në pjesën më të madhe të këtyre shtëpive, sidomos natën, dëgjohet llokoçitja e valëve të liqenit, lopatat e varkëtarëve dhe zëri i pulëbardhave.

Mandrica, një përpjekje e fundit për të ruajtur origjinën shqiptare

Mandrica është një fshat i vogël në Bullgari por që historinë e ka shqiptare. Sot ka vetëm 75 banorë dhe ata që jetojnë atje kujtimet i kanë të zbehta për fillimet e fshatit.

Sulltana Gramenova thotë se këto toka iu falën paraardhësve nga sunduesi i kohës pasi kishin ndërtuar një xhami të sigurtë në Edernen e sotme, dikur Adrianapolis.

Si shkëmbim për punën e mirë fituan të drejtën për tu vendosur në Mandricë. Thuhet se në 1636 erdhën banorët e parë dhe këtë e thonë të bazuar në mbishkrimin e gjetur në varrezat e kishës Shën e Diela.

“Para 400 vjetësh kanë ardhur këtu nga Korça dhe ishin shqiptarë, arnaut. Erdhën këtu, dhe ku të gjenin një vend dhe mbeti Mandrica. Shkuan në qytet të bëjnë një xhami dhe e bën shumë të bukur dhe pastaj turku bej i ka dhënë Mandricë”, thotë Sulltana.

Historia 400-vjeçare e këtij fshati ruhet në Kishën Shën e Diela e cila sot nuk ka një prift, dhe banorët thonë se vjen herë pas here ndonjë prift. Për të kujdeset Gramenova e cila edhe i bie këmbanës.

Shqipja e Mandricës me dialekti korça është ruajtur në fshat brez pas brezi por vetëm e folur, nuk e kanë të shkruar.

“Sigurisht është impresionuese se si kanë arritur ta mbajnë atë gjuhë, po nga ana tjetër më vjen pak keq për zhvillimin dhe shpopullimin e fshatit, sepse ne gjetëm të moshuar dhe kam shumë frikë se me kalimin në një jetë tjetër e këtyre të moshuarve do të marrë fund dhe kjo traditë kaq e bukur e shqipes së folur dhe e kulturës dhe zakoneve që kanë mbetur, pavarësisht se disa prej familjeve, sigurisht janë të përzierja me qytetarë bullgarë apo të tjerë”, thotë Donika Hoxha, ambasadorja shqiptare në Bullgari.

Ivajllo Petrov është ndër të fundit të rinj të Mandricës që ka vendosur të investojë atje në përpjekje për të mbajtur gjallë historinë, gjuhën përmes turizmit. Madje, dhe hotelit të tij i ka vendosur emër shqiptar, dhe pse është shkruar me shkronja cirilike, “Bukor shtëpia” (Shtëpia e bukur)

“Nëna ime është nga Mandrica, jam rritur në fshatin Mandricë, fëmijërinë e kam kaluar këtu dhe prandaj jam aq fort emocionalisht i lidhur me Mandricën. Kur isha i vogël fshati ishte shumë i gjallë, këtu jetonin shumë njerëz dhe kishte gjithashtu shumë fëmijë. Më kujtohet biblioteka lokale, furra e bukës shumë të mirë, spitali, shërbimi i urgjencës mjekësore, kabineti i dentistit. Kishte shkolla, fillore deri në klasën e tetë, të mesme, kishte konvikte për nxënësit që vinin nga fshatrat përreth dhe flinin këtu, sepse kjo ishte shkolla kryesore ku ndiqnin mësimet”, rrëfen ai. /koha/ KultPlus.com