Mbyllet përkohësisht Galeria Kombëtare e Arteve

Nga dita e sotme Galeria Kombëtare e Arteve ka mbyllur dyert për vizitorët për shkak të rikonstruksionit. Ministria e Kulturës bën me dije se rikonstruksioni do të zgjasë deri në fund të punimeve, kohë që është parashikuar për të paktën 24 muaj.

Orenditë, pajisjet dhe arkivi administrativ do të transferohen pranë ambienteve të Albafilm sh.a. Sipas ministrisë, aktivitet e galerisë , si ekspozita apo etnitete të tjera do të zhvillohen në bashkërendim me Muzeun Historik Kombëtar.

Galeria Kombëtare e Arteve do t’i nënshtrohet rikonstruksionit total, ndërsa asaj pritet t’i shtohet një godinë simotër në pjesën e pasme është parashikuar të ndërtohet me të njëjta volume, me qëllim zgjerimin e hapësirave të fondit të ruajtjes së veprave të artit. /abcnews/KultPlus.com

Rikthehen ekspozitat në Galerinë Kombëtare të Arteve

Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë më 18 shtator do të hap ekspozitën me vepra nga autorë shqiptarë të cilat janë pjesë e Koleksionit të saj, shkruan KultPlus.

Pas hapjes me një ceremoni, ekspozita do të jetë e vizitueshme nga e hëna në të shtunave, në intervalin kohor 10:00-16:00. Poashtu, për hir të respektimit të masave anticovid do të ketë lejueshmëri të 20 vizitorëve në kohë të njëjtë. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i GKA-së, Erzen Shkololli. / KultPlus.com