120 vjet nga botimi i gazetës ‘Drita’

Si sot më 1 nëntor të vitit 1901, në Sofje të Bullgarisë, doli botimi i parë i gazetës “Drita“, nën drejtimin e atdhetarit Shahin Kolonja.

Gazeta e përdyjavshme “Drita” (1901-1908) ishte një gazetë politike, shoqërore, kulturore e letrare në gjuhën shqipe, e cila si moto të sajën kishte “Mbron të drejtat e kombit shqiptar”.

Mbështeti idenë e bashkimit kombëtar dhe pati mjaft ndikim në zhvillimin e publicistikës shqiptare.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikoi sot një një përshkrim të shkurtër shkëputur nga propozimi për dekorimin e gazetës “Drita” me rastin e 70-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë nga kryetari i Akademisë së Shkencave Aleks Buda./KultPlus.com

100 vjet gazeta ‘Drita’, përkujtohen botimet që frymëzuan lëvizjet patriotike

E para gazetë kombëtare në gjuhën shqipe, gazeta “Drita” e botuar nga Veli Hashorva mes vitit 1920-1924 ka përkujtuar 100 vjetorin e saj.

100 vjet më parë në faqet e organit që ndryshoi qasjen emancipuese dhe patriotike të vendit, u botuan thirrjet e para për edukim në gjuhën shqipe, thirrje publike për mbrojtjen e territorit të Shqipërisë ndërsa gazeta u bë zëri i intelektualëve të shquar kohës, përfshi këtu Urani Rumbon, Petro Pogën, anëtarët e klubit patriotik “Drita”. Gazeta ja doli të lobojë për faljen e Avni Rustemit dhe u bë frymëzim i lëvizjes patriotike kombëtare.

Ceremonia e mbajtur në oborrin e ish klubit e më pas ish shkollës “Drita” nderoi me tituj mirënjohjeje edhe 7 gazetarë që vendosën themele të rëndësishme në shtypin e shkruar dhe në radio përgjatë dekadave të fundit.

100 vjet më parë Veli Hashorva shkruante për të parin titull nderi dhënë nga bashkia e Gjirokastrës kryekomandantit fitues të luftës së Vlorës. Në mënyrë simbolike botimi “100 vjet gazeta Drita” u çel me artikullin ku titulli “qytetar nderi” shkoi  për Veli Hashorvën./tch/ KultPlus.com

Përkujtohet 100-vjetori i çeljes së gazetës kombëtare “Drita”

Në qytetin e gurtë u përkujtua 100-vjetori i çeljes së gazetës kombëtare “Drita”, të parës gazetë në gjuhën shqipe në Gjirokastër.

Në faqet e saj botuan pena dhe personalitete, duke e shndërruar gazetën në tribunë  të mendimit atdhetar dhe intelektual.

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, tha se “përgjatë këtij rrugëtimi njëshekullor, Gjirokastra ka spikatur me profile gazetarësh, disa prej të cilëve i vlerësuam me mirënjohje”.

Kryebashkiaku Golemi tha se “mbështesim dhe inkurajojmë median në misionin e informimit me profesionalizëm të publikut”.

Gazeta “Drita” ishte e para që u hap në Gjirokastër në gjuhën shqipe (1920-1924) me editor patriotin dhe publicistin demokrat Veli Hashorvën (1892-1975). Veli Hashorva nuk ishte i panjohur për lëvizjen patriotike e kombëtare shqiptare. Ai ishte përfaqësues i një familje të vjetër gjirokastrite të parët e të cilit kishin administruar financat e Vilajetit të Janinës. Veprimtarinë patriotike ai e kish filluar në qytetin e lindjes, në Gjirokastër si anëtar i klubit “Drita” të themeluar atje më 1908. /ata/ KultPlus.com