Gjerasim Qirjazi, atdhetari i panteonit të kombit

Gjerasim Qiriazi (1861-1894). Atdhetar, pedagog dhe publicist. Lindi në një familje patriote kolonjare të vendosur në Manastir. Punoi për përparimin e shkollës shqipe, bashkë me motrat Sevasti e Parashqevi Qiriazi.

Shkolla e vajzave me të drejtë mund të quhej kombëtare, për faktin se Gjerasim dhe Sevasti Qiriazi e ngritën atë jashtë çdo ndikimi të dasive fetare. Dy herë u përpoqën turqit ta eleminonin fizikisht. Por, Gjerasim Qiriazi ia arriti në tetor të vitit 1892, të çelte në Korçë shkollën e dytë shqipe (për vajza), nën drejtimin e Sevasti Qiriazit, motrës së Gjerasim Qiriazit, e cila është institucioni i parë edukativo-arsimor për vajza, i themeluar po ashtu me nismën e rilindasve.

Më 1882 kreu me rezultate të larta studimet biblike në Kolegjin Teologjik Amerikan në Samokovë në Bullgari. Në të njëjtin vit u bë pastor praktikant në Bullgari. Më 1883 mori pjesë në Komitetin e Huaj Protestant në Turqi dhe u caktua ungjilltari i shqiptarëve. Më 1883 vendoset në Korçë ku filloi aktivitetin e tij teologjik, filloi të shkruajë himnet e para në shqip dhe u bë përgjegjës për shpërndarjen e ungjillaturës në shqip. Më 1884 mbajti shërbesë në shqip në kishën ungjillore të Selanikut dhe në atë të Manastirit. Më 1887 filloi të japë mësim në shkollën e parë shqipe në Korçë.

Dëshira e tij për t’u dhuruar shqiptarëve sa më shumë literaturë shqipe e shtyu që më 1888 të përkthejë e të botojë Ungjillin e Mateut dhe një vit më vonë, me sugjerim të mikut të tij, Naim Frashëri, filloi transkriptimin për botimin e pesë librave të parë të Biblës si tekste shkollore. Në të njëjtin vit mori ndihma dhe përkrahje nga shoqëritë shqiptare jashtë atdheut, nëpërmjet veprimtarëve, si: Nikolla Naço, Pandeli Sotiri, Abdyl Frashëri, Naim Frashëri, Sami Frashëri, Mihal Grameno, Kristo Dako etj.

Më 1892 së bashku me Sevastinë, Gjerasimi përgatit planin dhe projektin për hapjen e Shkollës së Vajzave dhe Shkollën e të Dielës në Korçë.

Më 14 nëntor 1892 themeloi Kishën Ungjillore të Korçës dhe shoqërinë “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë” me qendër në Korçë dhe në vijim boton numrin e parë të gazetës së shoqërisë “Letra e Vëllazërisë”. Ka shkruar shumë vjersha e këngë, të cilat u botuan pas vdekjes së tij më 1903, në Sofje, në librin me titull “Kristomaci”.

Vdiq më 2 janar 1894, në moshën 35-vjeçare.

Më 1987 Gjerasim Qiriazit iu dha titulli “Mësues i Popullit” dhe më 1992, iu akordua titulli “Urdhri i Lirisë i Klasit të Parë”./ KultPlus.com

Shkolla Amerikane e Korçës, shkolla e parë shqiptare për vasha

Kjo shkollë ishte shkolla e parë shqiptare për vasha dhe u bë vatër e arsimit shqiptar dhe e ideve për liri e përparim kombëtar. Ajo mblodhi rreth saj patriotët më të shquar. Lindi si një ide dhe e Gjerasim Qiriazit, i cili e shihte nevojën e madhe për një institucion të tillë që do të shërbente për emancipimin e grave shqiptare.

Me dëshirën e zjarrtë për të ndihmuar sadopak popullin e tij, Gjerasimi bashkë me të shoqen, Athinanë, vendoset në Korçë në vitin 1890 dhe aty fillon të predikojë në gjuhën shqipe, ku gjeti ndër njerëzit një etje të madhe për të.

Nga ky shkak fitoi simpatinë dhe përkrahjen e shumë patriotëve shqiptarë, veçanërisht të Jovan Cico Kosturit, Orhan Pojanit, Thimi Markos, Petro Nini Luarasit e Thanas Sinës, të cilët e lutën që të predikojë shqip në ndërtesën e Mësonjëtores së Parë Shqipe. Më 23 tetor 1891 Gjerasimi dhe e motra Sevastia, e cila sapo kishte mbaruar studimet në Shkollën Amerikane për Vajza në Stamboll, (themeluar nga “Bordi Amerikan i Komisionerëve për Misionet e Huaja”) të vendosur për të përmbushur nevojën e popullit shqiptar për arsim në gjuhën amtare, çelën në Korçë të parën shkollë shqipe për vajza. Në ceremoninë e diplomimit të Sevastisë në Stamboll, kishte qenë i pranishëm dhe Naim Frashëri, si përfaqësues i Ministrisë së Arsimit.

Personeli i shkollës në vitet e para, përbëhej nga: Gjerasim Qiriazi, drejtor, Sevasti Qiriazi, Thanas Sina Postenani dhe Fanka Eftim. Mësues të tjerë që kanë dhënë mësim në këtë shkollë janë edhe patriotët e shquar Grigor e Katerina Cilka, Gjergj Qiriazi, Kristo Dako, Parashqevi Qiriazi, nxënëse të kësaj shkolle Polikseni Luarasi, Helidhona Titu (Falli), amerikanët Fineas e Violet Kenedi të Misionit Amerikan etj.

Pas vdekjes së Gjerasimit në vitin 1894, vendin e tij e zuri i vëllai Gjergj Qiriazi e më pas Thanas Sina e Grigor Cilka dhe secili dha një kontribut të shquar për përparimin e kombit shqiptar.

Mësuesit e kësaj shkolle janë ndër patriotët më të shquar të Rilindjes sonë Kombëtare. Ata qenë në ballë të luftës për liri e arsim kombëtar e në krye të ngjarjeve më të rëndësishme të atyre viteve: mësues në shkollën shqipe, përkthyes e shpërndarës librash në gjuhën amtare, propogandues të ideve kombëtare, hartues abetaresh e gramatikash, tekstesh shkollore, pjesëmarrës në Kongresin e Alfabetit, 1908, pjesëmarrës në Kongresin e Elbasanit që solli çeljen e shkollës pedagogjike (normale), luftëtarë politikë, përkrahës të shtetit shqiptar më 1912, përkrahës të qeverisë së Vidit etj. / diasporashqiptare.al / KultPlus.com

Gjerasim Qirjazi, atdhetari i panteonit të kombit

Gjerasim Qiriazi (1861-1894). Atdhetar, pedagog dhe publicist. Lindi në një familje patriote kolonjare të vendosur në Manastir. Punoi për përparimin e shkollës shqipe, bashkë me motrat Sevasti e Parashqevi Qiriazi.

Shkolla e vajzave me të drejtë mund të quhej kombëtare, për faktin se Gjerasim dhe Sevasti Qiriazi e ngritën atë jashtë çdo ndikimi të dasive fetare. Dy herë u përpoqën turqit ta eleminonin fizikisht. Por, Gjerasim Qiriazi ia arriti në tetor të vitit 1892, të çelte në Korçë shkollën e dytë shqipe (për vajza), nën drejtimin e Sevasti Qiriazit, motrës së Gjerasim Qiriazit, e cila është institucioni i parë edukativo-arsimor për vajza, i themeluar po ashtu me nismën e rilindasve.

Më 1882 kreu me rezultate të larta studimet biblike në Kolegjin Teologjik Amerikan në Samokovë në Bullgari. Në të njëjtin vit u bë pastor praktikant në Bullgari. Më 1883 mori pjesë në Komitetin e Huaj Protestant në Turqi dhe u caktua ungjilltari i shqiptarëve. Më 1883 vendoset në Korçë ku filloi aktivitetin e tij teologjik, filloi të shkruajë himnet e para në shqip dhe u bë përgjegjës për shpërndarjen e ungjillaturës në shqip. Më 1884 mbajti shërbesë në shqip në kishën ungjillore të Selanikut dhe në atë të Manastirit. Më 1887 filloi të japë mësim në shkollën e parë shqipe në Korçë.

Dëshira e tij për t’u dhuruar shqiptarëve sa më shumë literaturë shqipe e shtyu që më 1888 të përkthejë e të botojë Ungjillin e Mateut dhe një vit më vonë, me sugjerim të mikut të tij, Naim Frashëri, filloi transkriptimin për botimin e pesë librave të parë të Biblës si tekste shkollore. Në të njëjtin vit mori ndihma dhe përkrahje nga shoqëritë shqiptare jashtë atdheut, nëpërmjet veprimtarëve, si: Nikolla Naço, Pandeli Sotiri, Abdyl Frashëri, Naim Frashëri, Sami Frashëri, Mihal Grameno, Kristo Dako etj.

Më 1892 së bashku me Sevastinë, Gjerasimi përgatit planin dhe projektin për hapjen e Shkollës së Vajzave dhe Shkollën e të Dielës në Korçë.

Më 14 nëntor 1892 themeloi Kishën Ungjillore të Korçës dhe shoqërinë “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë” me qendër në Korçë dhe në vijim boton numrin e parë të gazetës së shoqërisë “Letra e Vëllazërisë”. Ka shkruar shumë vjersha e këngë, të cilat u botuan pas vdekjes së tij më 1903, në Sofje, në librin me titull “Kristomaci”.

Vdiq më 2 janar 1894, në moshën 35-vjeçare.

Më 1987 Gjerasim Qiriazit iu dha titulli “Mësues i Popullit” dhe më 1992, iu akordua titulli “Urdhri i Lirisë i Klasit të Parë”./ KultPlus.com

Gjerasim Qiriazi, personaliteti i rëndësishëm i arsimit shqiptar

Më 18 tetor 1858 lindi në Manastir Gjerasim Qiriazi, shkrimtar, rilindas, edhe pastor protestant themeluesi i shoqërisë “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë”.

Më 1882 kreu me rezultate të larta studimet biblike në Kolegjin Teologjik Amerikan në Samokovë në Bullgari. Në të njëjtin vit u bë pastor praktikant në Bullgari. Më 1883 mori pjesë në Komitetin e Huaj Protestant në Turqi dhe u caktua ungjilltari i shqiptarëve. Më 1883 vendoset në Korçë ku filloi aktivitetin e tij teologjik, filloi të shkruajë himnet e para në shqip dhe u bë përgjegjës për shpërndarjen e ungjillaturës në shqip. Më 1884 mbajti shërbesë në shqip në kishën ungjillore të Selanikut dhe në atë të Manastirit. Më 1887 filloi të japë mësim në shkollën e parë shqipe në Korçë.

Dëshira e tij për t’u dhuruar shqiptarëve sa më shumë literaturë shqipe e shtyu që më 1888 të përkthejë e të botojë Ungjillin e Mateut dhe një vit më vonë me sugjerim të mikut të tij, Naim Frashëri, filloi transkriptimin për botimin e pesë librave të parë të Biblës si tekste shkollore. Në të njëjtin vit mori ndihma dhe përkrahje nga shoqëritë shqiptare jashtë atdheut, nëpërmjet veprimtarëve, si: Nikolla Naço, Pandeli Sotiri, Abdyl Frashëri, Naim Frashëri, Sami Frashëri, Mihal Grameno, Kristo Dako etj.

Më 1892 së bashku me Sevastinë, Gjerasimi përgatit planin dhe projektin për hapjen e Shkollës së Vajzave dhe Shkollën e të Dielës në Korçë. Më 14 nëntor 1892 themeloi Kishën Ungjillore të Korçës dhe shoqërinë “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë” me qendër në Korçë dhe në vijim boton numrin e parë të gazetës së shoqërisë “Letra e Vëllazërisë”. Ka shkruar shumë vjersha e këngë, të cilat u botuan pas vdekjes së tij më 1903 në Sofie në librin me titull “Kristomaci”. Vdiq më 2 janar 1894 në moshën 35-vjeçare.
Më 1987 Gjerasim Qiriazit iu dha titulli “Mësues i Popullit” dhe më 1992 iu akordua titulli “Urdhëri i Lirisë i Klasit të Parë”./ KultPlus.com