Sipas dekretit të ri italianët gjobiten për puthje

Shkelje administrative për puthje! Dhe kur? Në orën 02:30, në një rrugë! Ky është një nga 2 200 denoncimet për shkelje të rregullave antikoronavirus të cilat, në Torino, janë shndërruar në procedura administrative.

Në mes të bllokimit, pra, në muajin mars kjo shkelje ishte një çështje e “mospërmbushjes së një mase ndëshkuese (neni 650 i Kodit Penal) dhe dënohej me burg deri në tre muaj, transmeton KultPlus.

Një dekret i ri qeveritar tashmë parashikonte vetëm gjobë.

Të rinjtë ishin parë nga një banor, i cili thirri policinë. / KultPlus.com

“Askund në botë nuk ndodh me pagu gjobë për humanizëm dhe gjobë për shpëtim”


Nga Kimete Berisha

Ne duaj ty e ti duaj veten-s’shkon.

Pezulloje taksën e Rrugës së Kombit për shqiptarët e t’u më së pari, që po strehohen në Kosovë, sepse askund në botë nuk ndodh me pagu gjobë për humanizëm dhe gjobë për shpëtim, me pagu gjobë për mbijetesë, gjobë për bukë goje.

Ku keni pa ju kështu, gjithë ky zullum që bën qeveria shqiptare kundër popullit tonë të varfër e s’ka kush na mbron prej kësaj padrejtësie.

Në daç me pshtu shpirtin- paguaj gjobë.
Në daç me çu ushqim për viktimat e tërmetit në Shqipëri-je i detyruar t’ia paguash gjobën një krimineli aty që e ka vendos një rampë të krimit dhe plaçkitjes, si postblloku i Nedakovcit në kohë t’Serbisë.

Me na ndal nuk mundeni, për atë kufi u dhënë gjak, e po i bën kush hesap paret e haramit tënd, s’ka kufi që nuk e kapërcen Kosova për me dalë andej.
Por është turp që edhe prej ndihmave humanitare me rras ju gushën e krimit.

P.S. S’kemi luks me lu ‘lojna’ se mundet njeri hiç mos me ua pagu atë gjobë krimi. Thjesht m’i lënë ndihmat te kufiri le të vjen Edi Rama le ti merr. / KultPlus.com

Shqipëria u shpall luftë qeseve plastike, gjobë deri në 100 mijë lekë

Qytetarët që do të përdorin qese plastike do të përballen me gjoba. Për këtë qëllim Ministria e Mjedisit ka propozuar ndryshimet në ligj, ku penaliteti shkon deri në 100 mijë lekë, ndërsa gjoba do të vendosen edhe ndaj bizneseve që prodhojmë, importojnë apo tregtojnë qese.

Në Shqipëri çdo ditë përdoren mbi 2 milionë qese plastike, që përfundojnë rëndom të hedhura në rrugë apo dhe në anë të lumenjve.

Gjoba për bizneset varion nga 1 milion deri në 1.5 milion lekë, por për herë të parë masa do të merren edhe ndaj qytetarëve që do ti përdorin.

Ornela Çuçi, Zëvendësministre e Mjedisit dhe Turizmit: Kemi sjellë për herë të parë një koncept të ri gjobash, që janë gjobat për personat për personat që përdorin qese plastike në territorin e Shqipërisë. Gjobat variojnë nga 30 mijë lekë deri në 100 mijë lekë të rinj.

Projektligji që është ende në fazën e konsultimit publik parashikon ndalimin e të gjitha qeseve plastike deri në qershor të vitit të ardhshëm. Përjashtim, thotë Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turzimit do të ketë vetëm kur përdorën për shërbimet higjieno-sanitare.

Ornela Çuçi, zëvendësministre e Mjedisit dhe Turizmit: Jemi duke ndaluar qeset plastike mbajtëse. Jemi duke lejuar vetëm qeset plastike higjieno sanitore që përdoren për transportin e mbetjeve.

Ornela Çuçi thotë se kjo nisme që së shpejti pritet të konkretizohet në ligj vjen për shkak të problemeve që shkaktojnë në mjedis.

Ornela Çuçi, Zëvendësministre e Mjedisit dhe Turizmit: Problem i jashtëzakonshëm vizual, shumë qytete mbyten me shiun e parë dhe arsyeja është bllokimi nga qeset plastike.

Pas qeseve, Ministria e Mjedisit synon të ndalojë edhe produktet plastike njëpërdorimshe. / KultPlus.com