Publikohen pamjet e para të filmit “Glass Onion: A Knives Out Mystery” (VIDEO)

Është publikuar traileri i parë i filmit “Glass Onion: A Knives Out Mystery”.

Ylli i filmave “James Bond”, Daniel Craig, rikthehet në rolin e detektivit Benoit Blanc në vazhdimin e filmit të vitit 2019, “Knives Out”, krahas një kaste të aktorëve të njohur si, Edward Norton, Dave Bautista, Kathryn Hahn, Jessica Henwick, Kate Hudson, Janelle Monáe, Madelyn Cline dhe Leslie Odom Jr.

“Glass Onion: A Knives Out Mystery” e rrëfen historinë e detektivit, Benoit, i cili udhëton në Greqi për ta zbuluar një mister që përfshin një grup të ri të dyshuarish.

Ky vazhdim u realizua me regji dhe skenar të Rian Johnsonit. Premierën botërore e shënon të hënën (12 shtator) në Festivalin ndërkombëtar të filmit në Toronto. Në tetor, filmi udhëton drejt Evropës për t’u shfaqur në kuadër të Festivalit të filmit në Londër, raporton portali “Deadline”.

“Glass Onion: A Knives Out Mystery” e fillon transmetimin në platformën digjitale Netflix, më 23 dhjetor të këtij viti./koha/ KultPlus.com