Komuna e Obiliqit subvencionon nënat vetushqyese dhe gratë në biznes

Në kuadër të thirrjes publike të komunës së Obiliqit për subvencionim “Nënat vetushqyese dhe gratë në biznes“, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me përfitueset e kësaj grant-skeme sot nënshkruan marrëveshjen për implementimin e projekteve dhe ndarjen e mjeteve financiare.

Nga kjo grant-skemë, përfituese janë 38 gra me biznese nga sfera të ndryshme; floktari, bletari, rrobaqepësi si dhe biznese të vogla dhe fillestare, duke përfshirë të gjitha komunitetet e komunës së Obiliqit, ndërsa shuma e financimit është e ndarë në dy lote: Loti 1 (startUp biznese të reja) nga 1,000.00€ deri në 1,500.00€ dhe Loti 2 (bizneset ekzituese mikro dhe të vogla me qarkullim deri në 2,000.00€) nga 1,000.00€ deri 2,500.00€.

Me këtë rast, Kryetari Gashi, ka uruar përfitueset e kësaj grant-skeme, njëkohësisht ka theksuar se: “Jam shumë i lumtur që Komuna e Obiliqit po implementon një grant-skeme të tillë në përkrahjen e nënave vetushqyese dhe grave në biznese, ku vlera e këtij granti është 50,000.00€, në kuadër të subvencioneve të komunës së Obiliqit dhe është realizuar në bashkëpunim me AZHR-Qendër, meqë rast falënderoj drejtoreshën e AZHR-së, znj.Mrika Gashi, për koordinimin dhe gatishmërinë e saj dhe ekipeve të AZHR-së, në implementimin e tërësishem sipas rregulloreve të përcaktuara në memorandumin e përbashkët.“

Po ashtu, Gashi, është shprehur se: “Përkrahja institucionale në fuqizimin e gruas në biznese dhe vendimarrje do të vazhdojë dhe se fokusi kyç i qeverisjes time mbetet mbështetja e secilës kategori të shoqërisë në ndryshimin e mirëqenies socio-ekonomike.“ / KultPlus.com

Krijohet kodi i veçantë për mbështetje të bizneseve të grave në Kosovë

Është krijuar sot kodi i veçantë për mbështetje të bizneseve të grave në Kosovë me rishikim të buxhetit, shkruan KultPlus.

Vlera e ndarë për grante të dedikuara bizneseve të grave për pjesën e mbetur të vitit 2020 është 400,000 €.

Përmes këtij granti, synohet që të ju ndihmohet vajzave dhe grave në tejkalimin e situatës aktuale dhe në rritjen e promovimin e afarizmit të grave në të ardhmen.

Lajmin e ka bërë të ditur deputetja Mimoza Kusari-Lila e cila është shprehur e lumtur për kët ëfakt  dhe ka falënderuar deputetet që mbështetën këtë propozim.

“E lumtur që sot arritëm ta krijojmë kodin e veçantë për mbështetje të bizneseve të grave në Kosovë me rishikimin e buxhetit.
Ky kod prej tash e tutje është në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë nën Agjencionin për promovim dhe mbështetje të bizneseve, kodi subvencione dhe grante.
Vlera e ndarë për grante të dedikuara bizneseve të grave për pjesën e mbetur të vitit 2020 është 400,000 €.
Falënderoj të gjithë deputetet që e mbështeten këtë propozim.

Për të gjitha gratë dhe vajzat në biznes, uroj e shpresoj që sadopak të arrijmë të ju ndihmojmë në tejkalim të situatës aktuale dhe në rritje e promovim të afarizmit tuaj në të ardhmen.

Nga pozita e deputetës dhe anëtares së Komisionit për Zhvillim Ekonomik, do ta mbikëqyrë nga afër zbatimin e këtij programi.”, ka shkruar Kusari-Lila. / KultPlus.com