Të dy duheshin

Poezi nga Heinrich Heine
Shqipëruar nga Synim Selimi

Të dy duheshin, por asnjëri
s’donte tjetrit t’ia rrefejë vërtet;
Ata kaq armiqësisht këqyreshin
Dhe nga dashuria sa s’vdisnin krejt.

Në fund u ndanë dhe njeri-tjetrin
Vec në ëndrra herë pas here shihnin;
Ata qëmoti kishin vdekur
Dhe zor të ngjajë që këtë e dinin. / KultPlus.com