Gjithe jeta e tij ishte dhe mbeti nje golgotë e gjatë dhe e mundimshme. Para se të realizonte ëndrrën, gjatë sfidës për ta bërë atë realitet të prekshëm, kur u ngjit në apogje, në të fikur të jetës së ti, ai ndriti me flakën e tij, dhe u dogj prej saj, e nga hiri rilindi, si një feniks.
I konsideruar si një nga shkrimtarët më të mirë dhe më me ndikim, Hermann Hesse i përkiste grupit të shkrimtarëve që ishin kryesisht të zhgënjyer nga proceset rreth tyre gjatë shekullit të njëzetë. Shumica e shkrimeve të tij citonin një dëshirë të madhe për epokën e kaluar të romantizmit dhe shprehnin trazirat e tij shpirtërore, të rrënjosura thellë në patosin e epokës moderne, pasi ajo po humbiste dalëngadalë lidhjen e saj me vetveten e brendshme. Por pavarësisht kësaj, ai dha konceptin e tij për një botë ideale, e cila mund të shihet si mbetje e shkollës së mendimit romantik. Ashtu si Blake dhe Wordsworth, ai u përqendrua në tre fazat e zhvillimit të jetës njerëzore. Por kjo kronologji mund të mos jetë e zakonshme në epokën moderne, veçanërisht, bota u shkatërrua dhe e shqetësuar pas dy luftërave botërore. Ai besonte se njerëzit e lindur gjatë ose pas luftërave të mëdha nuk kanë gjasa të fitojnë ‘pafajësinë e para Luftës së Parë Botërore’ dhe për këtë arsye “përballen me nevojën për të bërë zgjedhje dhe gjykime të lira” në fazën e tyre të dytë të jetës. Pothuajse të gjitha romanet e tij trajtonin këtë temë. Ndërsa bota ishte ende duke u rikuperuar nga rrënojat e Luftërave, personazhet e tij kërkuan kuptimin e jetës që përfshinte refuzimin e rrugëve konvencionale drejt paqes.
Laureati i çmimit “Nobel”, Hermann Hesse vdiq para 60 vjetësh. Por vepra e tij jeton, shkruan gazetari i DW, Laura Döing.
Ai është një nga shkrimtarët më të njohur gjermanë në botë. Edhe pse e kishin harruar për një kohë të gjatë. Kur duan të tregojnë sa pa vlerë është bërë diçka, atëherë gjermanët përdorin shprehjen popullore për saksitë e luleve. Kështu, gazeta e respektuar gjermane, e përjavshmja “Die Zeit” shkruante në vitin 1962: “Me Hermann Hesse -n nuk mund të fitosh më asnjë saksi lulesh”. Hesse kishte vdekur në atë kohë në moshën 85-vjeçare nga një hemorragji cerebrale. Por koha vetë do t’i ndëshkonte si gënjeshtra fjalët e gazetës “Koha”, “Die Zeit”. Hesse zë ndërkohë vend në shumë biblioteka personale. Tirazhi i veprave të tij në botë arrin të paktën 125 milionë ekzemplarë. Librat e Hesse-s janë përkthyer në gati 60 gjuhë. Se ai do të bëhej shkrimtar një ditë, e kishte të qartë, por prindërit e tij i shihnin gjërat ndryshe. Hermann duhej të bëhej klerik, si ata vetë: Babai i tij punonte që para se të lindte ai, si misionar në Indi, nëna e tij ishte e bija e një misionari. Më 2 korrik 1877 ajo lindi Hermann-in. Hermann u lind në Calw, pranë Shtutgartit dhe u rrit në një shtëpi shumë fetare. Prindërit e tij e dërguan në vitin 1891 në seminarin protestant Maulbronn. Pas disa muajsh ai u arratis që andej, sepse nuk mundi ta duronte edukimin kristian. Ai e kishte marrë vendimin: “Ose do të bëhej poet, ose asgjë”. Rruga drejt të shkruarit qe një odise e vërtetë. Hesse shkoi në shkolla të ndryshme, nuk mundi të përshtatej, në një fazë depresive u përpoq të vriste veten në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare. Më vonë punoi në një punishte ku prodhoheshin makineri, në një fabrikë që prodhonte sahate kullash dhe në librari. Kërkimi i identitetit të tij, procesi i vështirë për të realizuar veten, ishin temat që Hesse do të trajtonte më vonë në romanet e tij. Tregimet e tij përshkoheshin nga përjetime nga jeta, nga analiza të vetvetes dhe rrëfime poetike. Biografi i Hesse-s, Gunnar Decker e shpjegon kështu interesin mbarëbotëror për këtë letërsi: “Çështja e autonomisë dhe e religjiozitetit, një kuptim për fenë, që nuk është militant, misionar, por i hapur për koncepte të tjera të jetës. Kjo është një çështje shumë akute në botën arabe”. Në vitin 1904, me romanin “Peter Camenzind” Hesse pati sukses, papritmas ai mund të jetonte nga të shkruarit. Ai u martua me fotografen Maria Bernoulli, u vendos me të në Bodensee, lindi fëmijë. Por për gjithmonë kjo nuk mund të ishte për Hesse-n. Qëndrimi në një vend, rehatia dhe siguria e lidhur me to, ishin për të shumë monotone. Ato u kthyen në torturë. Martesa e tij ishte me probleme dhe nuk do të mbetej e fundit për të.
Dy persona mund të kenë shumë gjëra të përbashkëta, mund të dakordësohen shumë mes tyre, të flasin për gjithçka së bashku dhe të arrijnë të përkojnë në njëjtësinë e këndshikimit; ta ngrenë në të njëjten lartësi një sublimitet, dhe ta groposin njësoj thellë një ligësi apo një ves. Por shpirtrat e tyre janë mjerisht të ndarë, si lulet, secila ka rrënjën e saj, e asnjëra s’mund t’i afrohet më pranë tjetrit se ç’e ka vendosur me një rreptësi perfekte natyra… nëse nuk braktis rrënjën e vet…
Nga ferma në Bodensee Hesse mori arratinë në botë, shkoi në Sri Lanka dhe Indonezi. Këto udhëtime në Azi influencuan shumë veprat e tij të mëvonshme, për shembull tregimin e tij “Siddhartha”. Pas kthimit të tij, Hesse u vendos në Zvicër dhe në vitin 1914, në fillim të Luftës së Parë Botërore, u regjistrua vullnetarisht në shërbimin ushtarak. Për shkak të shikimit të dobët, nga i cili vuajti gjithë jetën, ai u shpall i paaftë për ushtri. Në vend që të shkonte në front, punoi pastaj në përkujdesjen për robërit gjermanë të luftës, në Berlin. Por lufta dhe propaganda e saj iu neveritën. “O miq, jo këto tone!” e titulloi ai një artikull në “Neue Zürcher Zeitung” në fillimin e luftës, me anë të të cilit donte të porosiste intelektualët gjermanë për më pak polemikë nacionaliste dhe më shumë humanizëm. Rezultati: armiqësi, urrejtje dhe tallje. Kritika dhe ngjarjet e luftës e tronditën Hesse-n. Këtyre iu shtuan problemet personale. Babai i tij vdes, djali i tij më i vogël sëmuret rëndë. Hesse bie në krizë dhe në vitin 1917 kërkon ndihmë profesionale. Përvojën me psikoanalizën Hesse e përshkruan nën pseudonimin Emil Sinclair, në romanin “Demian”. Martesa e parë e Hesse-s mori fund përfundimisht, ai u largua nga familja dhe guxoi të fillonte nga e para. Në shtëpinë e tij të re në Tessin të Zvicrës lindën disa nga veprat e tij më të rëndësishme, si “Ujku i stepës” dhe “Narcisi dhe Goldmundi”. Në vitin 1924 ai mori shtetësinë zvicerane dhe u martua me Ruth Wenger, prej së cilës u nda sërish pas tre vjetësh. Gruaja e tij e tretë, historiania e artit Ninon Dolbin, u martua me Hesse-n në vitin 1931 dhe qëndroi me të deri në fund. Marrjen e pushtetit nga nazistët në Gjermani, Hermann Hesse e shikonte me shqetësim dhe refuzim. Gjatë luftës ai përkrahu refugjatët gjermanë të regjimit nazist, si Thomas Mann dhe Bertolt Brecht, i strehoi ata. Gjatë luftës ai shkroi veprën e tij të fundit, “Loja e perlave prej qelqi”. Në vitin 1946 mori çmimin “Nobel për Letërsinë” me arsyetimin: “Për krijimtarinë e tij frymëzuese poetike, që përfaqëson në zhvillimin e saj të guximshëm dhe të thellë idealet e humanizmit klasik, si dhe artin e lartë të stilit.” Librat e Hesse-s ishin literaturë e kërkuar pas Luftës së Dytë Botërore në Gjermaninë që kërkonte orientim dhe vetëreflektim.
Kur Hermann Hesse vdiq në vitin 1962 në shtëpinë e tij në Montagnola të Zvicrës, duket se popullariteti i letërsisë së tij të nderuar me çmim ishte zhdukur. Kritikët e përshkruan punën e tij si një mbledhje imitimesh pa nivel. Ishte lëvizja e hipive në SHBA që i risolli popullaritetin letërsisë së tij. Fëmijët e luleve rizbuluan veten në personazhet e tij, që luhateshin në mes të ekzistencës si individ artistik dhe anëtar i një shoqërie qytetare, solide. Ashtu si Harry Haller, protagonisti i “Ujkut të stepës”. Libri shitet pafund. Popullariteti i Hesse-s kalon më në fund nga SHBA në botë dhe nuk ka të sosur as sot.
Shtëpia botuese “Suhrkamp”, e cila boton një pjesë të madhe të veprave të Hesse-s, shkruante në vitin 2005, duke iu referuar nekrologjisë së atëhershme për Hermann Hesse-n në gazetën “Die Zeit”: ‘Me asnjë autor tjetër shtëpia botuese ‘Suhrkamp’ nuk ka fituar aq saksi lulesh sa me Hermann Hesse-n’.
Jeta e çdo njeriu është rruga për tek vetja. Asnjë njeri s’ka qenë kurrë krejtesisht ai vetë; megjithatë secili synon të bëhet ai, njeri keshtu e tjetri ashtu, secili sipas menyrës së vet. Secili mban deri në fund mbeturinat e lindjes së tij, gëlbazën dhe lëvozhgën e një lashtësie. Disa nuk arrijnë të bëhen kurrë njerëz, mbeten bretkosa, hardhuca, buburreca. Disa lart janë njerëz e poshte peshq. Por secili është pjellë e natyrës, pra të gjithë kemi prejardhje të njëjtë, të gjithë rrjedhim nga e njejta rrugë; mirëpo secili…i synon qëllimet e tij. Ne mund ta kuptojmë fare mirë njeri-tjetrim, por ama secili flet për veten e vet…
Një prej shkrimtarëve më të shquar gjermanë të shekullit të njëzetë, Herman Hesse u lind më 2 korrik 1877, në një qytet pranë Shtutgartit dhe vdiq më 9 gusht 1962 në Lugano të Zvicrës. Përveç shkrimeve në prozë, ai shquhet si poet me më shumë se 680 poezi, të përmbledhura këto në 12 vëllime. Se një ditë do të bëhej shkrimtar, ai e kishte të qartë, por tjetër gjë shihnin prindërit tek ai. Sipas tyre, duhej të bëhej klerik, si ata vetë: i ati punonte, që para se të lindte ai, si misionar në Indi, ndërsa e ëma ishte bijë e një misionari. Në këto kushte, poeti u rrit në një familje me tradita të forta fetare. Në vitin 1891, prindërit e dërguan në seminarin protestant “Maulbronn”. U largua vetëm pas disa muajsh, pasi nuk mund ta duronte edukimin kristian.
Brenda vetes, ai ishte i vendosur: “Ose do të bëhej poet, ose asgjë!” Por, rruga nëpër procesin krijues, për të qe një odise e vërtetë. Hesse ndërroi disa shkolla dhe nuk mundi të përshtatej, ndaj në një fazë depresive, kur ishte vetëm pesëmbëdhjetë vjeç, u përpoq të vriste veten. Më vonë, ai punoi në një punishte ku prodhoheshin makineri, në një fabrikë që prodhonte sahate për kulla, si dhe në librari.
Kërkimi i identitetit të tij, procesi i vështirë për të realizuar veten, ishin temat që Hesse do të trajtonte më vonë në romanet e tij. Tregimet e tij përshkoheshin nga përjetime nga jeta, nga analiza të vetvetes dhe rrëfime poetike. Biografi i Hesse-s, Gunnar Decker, e shpjegon kështu interesin mbarë-botëror për këtë letërsi: “Çështja e autonomisë dhe e religjiozitetit, një kuptim për fenë, që nuk është militant, misionar, por i hapur për koncepte të tjera të jetës. Kjo është një çështje shumë akute në botën arabe. ”
Librat e tij me romane, poezi, shkrime kritike, politike, kulturore dhe letrare, mesatarisht arrijnë në 80 milionë ekzemplarë në të gjithë botën, duke e bërë kështu, një nga shkrimtarët evropianë më të lexuar të shekullit të njëzetë. Më 1921, Hesse u bë qytetar zviceran, ndërsa më 1946 iu akordua çmimi “Nobel” në letërsi. /Hejza/ KultPlus.com
“Mësoje atë që duhet të merret seriozisht dhe qesh me pjesën tjetër”.
“Nëse e urreni një person, ju urreni diçka tek ai që është pjesë edhe e juaja. Ajo që nuk është pjesë e jonë nuk na shqetëson”.
“Ne jemi Hënë dhe Diell, të dashur miq; ne jem Tokë dhe Det. Nuk është qëllimi ynë të bëhemi tjetër kush; qëllimi ynë është ta njohim njëri – tjetrin. Të mësojm ta shohim “tjetrën” dhe ta nderojmë për atë që është”.
“Dashuria nuk është për të na bërë të lumtur. Unë besoj se ajo ekziston për ta treguar se sa shumë mund të durojmë”.
Thëniet e Herman Hesses janë një ftesë për të reflektuar mbi jetën dhe kërkimin e identitetit, një dhuratë për këdo që dëshiron të thellojë vetveten, të pyesë veten dhe të zbulojë vetveten. Një trashëgimi me thellësi të madhe psikologjike dhe shpirtërore që meriton të lexohet.
Ç’mund t’ju them që mund t’ju vlejë, përveçse mund të jeni duke kërkuar diçka me aq këmbëngulje, sa nuk mund të gjeni asgjë?
Ka miliona anë të së vërtetës, por vetëm një të vërtetë.
Si trup jemi të gjithë beqarë, si shpirt askush nuk është.
Zogu lufton derisa del nga veza. Veza është bota juaj. Çdo qenie e gjallë duhet të përpiqet të shkatërrojë botën.
Feja, ashtu si arsyeja, nuk kalon përmes arsyes.
Nëse për lumturinë tënde të duhet leja e dikujt tjetër, je vërtet një mjeran i shkretë.
Përjetësia është vetëm një moment, i gjatë mjaftueshëm për t’u tallur me të.
Kur urrejmë dikë, në imazhin e tij urrejmë diçka që kemi në brendësinë tonë.
Lumturia është dashuri, asgjë tjetër. I lumtur është ai që di të dashurojë.
Lotët janë shkrirja e akullit të zemrës. Atij që qan, të gjithë engjëjt i rrinë pranë.
Mund të shkruash libra me psikologji, por jo të depërtosh në zemrën e njeriut.
Nuk ekziston një ëndërr e përhershme. Çdo ëndërr ia lë vendin një ëndrre të re dhe s’është nevoja të frenoni asnjërën prej tyre.
E keqja lind gjithmonë atje ku dashuria nuk mjafton.
Jo rrallëherë u hamë kohën miqve, për t’ua kushtuar atë armiqve tanë. / KultPlus.com
Të falenderoj për mesazhin që më dërgove me rastin e Vitit të Ri. Ai është i trishtueshëm e dëshpërues dhe e kuptoj atë mjaft mirë. Megjithatë, ka aty një frazë ku ti thua se të është ngulitur në mendje ideja se një kuptim dhe një mision kanë qenë caktuar për ty dhe për jetës tënde dhe se ti vuan nga moszbulimi i këtij kuptimi dhe nga mospërmbushja e këtij misioni.
Pavarësisht, kjo më duket inkurajuese, sepse është e vërtetë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, dhe të lutem që t’i kujtosh e t’i meditosh herë pas here shënimet që do të shkruaj në lidhje me këtë subjekt. Këto reflektime nuk janë të miat, ato janë po aq të vjetra sa bota dhe bëjnë pjesë në atë që njerzit kanë shprehur si më pozitive për veten dhe misionin e tyre. Atë që ti bën në jetë, dua të them, jo vetëm si artist, por gjithashtu dhe si njeri, burrë e baba, mik, komshi, etj., pra, e gjitha kjo vlerësohet në funksion të “kuptimit” të përjetshëm të botës dhe sipas kritereve të drejtësisë së përjetëshme, jo duke iu referuar disa matjeve të vendosura njëherë e përgjithmonë, por duke i aplikuar veprimeve të tua, aftësinë tënde, të veçantë e personale. Kur Zoti do të gjykojë, ai nuk do të pyesi : “A ke qenë një Hodler, një Picasso, një Pestalozzi, një Gotthelf ? Përkundrazi ai do të pyes : “A ke qenë dhe a je në të vërtetë J. K.-ja për të cilin ti ke trashëguar disa predispozita ? I pyetur në këtë mënyrë, askush nuk do mundet që t’i flasë për egzistencën dhe gabimet e veta pa ndjerë tmerr e turp ; pak a shumë ai mund të përgjigjet : “Jo, s’kam qenë ky njeri, por të paktën jam përpjekur që të bëhem i tillë brenda mundësive të mia.” Po t’i thotë ato me sinqeritet, ai do të jetë i justifikuar e do të dalë i fituar nga prova.
Nëqoftëse ti shqetësohesh nga imazhe të tilla si “Zoti” apo “gjykatësi i përjetshëm”, lëri ato qetësisht menjanë, sepse ato s’kanë shumë rëndësi. E vetmja gjë që ia vlen është fakti që secili prej nesh është depozitues i një trashëgimie dhe mbajtësi i një misioni ; secili nga ne ka trashëguar nga nëna dhe babai, nga stërgjyshërit e tij të shumtë, nga populli i tij, nga gjuha e tij, disa veçanti të mira apo të këqia, të këndshme apo të pakëndshme, disa talente dhe disa difekte, dhe të gjitha këto të mbledhura sëbashku na bëjnë të jemi këto që jemi, ky realitet i përveçëm që quhet J.K., në rastin tënd. Kështu pra, këtë realitet të përveçëm, secili nga ne duhet ta vërë në pah, ta jetojë deri në fund, ta çojë deri në pjekuri, dhe më sëfundi, ta perfeksionojë sa të jetë e mundur. Në lidhje më këtë mund të citojmë shembuj mjaft mbresëlënës e që i gjejmë me bollëk në historinë universale dhe historinë e artit. Ashtu siç shohim që në shumë përralla ka shpesh një perzonazh që është idioti i familjes, i paafti, dhe ndodh që atij t’i jepet roli kryesor. Është pikërisht besnikëria në vetë natyrën e tij që i bën individët e tjerë, më të zgjuar se ai, e të favorizuar nga suksesi, të duken mediokër. Kështu, në fillim të shekullit të kaluar jetonte në Frankfort familja Brentano, e pasur me individualitete mjaft të zotë. Nga njëzet fëmijët që kishte në atë kohë, dy prej tyre sot janë të shquar : poetët Klement dhe Betina Brentano. E pra, këto vëllezër e motra të shumtë qenë të gjithë të zgjuar, interesantë më tepër se mesatarja, mendje të ndritura, talente të klasit të parë. Vetëm i madhi i fëmijëve ishte dhe ashtu mbeti, i leshtë dhe gjithë jetën e tij e kalojë në shtëpinë e prindërve, një shpirt i qetë i vatrës familjare për të cilin nuk kishte ndonjë rrugëzgjidhje ; katolik, ai respektonte të gjitha detyrat e besimtarit ; si djalë dhe si vëlla tregohej i matur e babaxhan, dhe në mes të bandës së lumtur e mëndjemprehtë të vëllezërve e motrave, ku shpesh shpërthente ekstravaganca, ai bëhet gjithnjë e më shumë qendra e heshtur dhe e qetë e familjes, një lloj guri i çmuar familiar që rrezatonte paqe e mirësi. Vëllezërit dhe motrat e tij flasin për këtë leshko, për këtë qenie foshjore, me një respekt, një dhëmshuri të tillë, si për asnjë tjetër. Pra, dhe atij gjithashtu, këtij budallai, këtij idioti, i kishte qenë caktuar një kuptim dhe një mision dhe ai i kishte përmbushur ato më mirë se të gjithë vëllezërit e motrat e tij të ndritur.
Shkurt, kur dikush ndjen nevojën për të justifikuar jetën e tij, nuk është niveli i përgjithshëm i aksionit të tij, parë nga pikëpamja objektive, që ka rëndësi, por më shumë fakti që vetë natyra e tij, ajo që i ka qenë dhënë, të shprehet sa më sinqerisht që të jetë e mundur në egzistencën dhe në aktivitetin e tij. Tentativa të panumërta na kthejnë vazhdimisht nga kjo rrugë ; më e forta prej tyre është ajo që në brendësi të vetes sonë na bën të besojmë se mund të ishim dikush krejt tjetër nga ai që jemi në realitet dhe kështu fillojmë të imitojmë modele dhe të ndjekim ideale që jo vetëm nuk duhen, por as që mundemi t’i arrijmë. Kjo tentativë është veçanërisht e fortë tek personat e pajisur me aftësi superiore, tek ata, ajo paraqet shumë më tepër rrezik se një egoizëm i thjeshtë me rreziqet e tij vulgare, sepse ajo shfaqet me pamjet e një fisnikërie shpirtërore e morale. Në një moment të jetës, çdo djalë i ri ka ëndërruar të drejtojë një karrocë me kuaj apo një lokomotivë, të bëhet gjuetar apo gjeneral, dhe më vonë, të bëhet një Gëte apo Don Zhuan ; kjo është një tentative e natyrshme, e pashmangshme në zhvillimin normal të individit dhe një mënyrë për t’u vetë-edukuar : imagjinata, si të thuajsh, duke kërkuar në të errët, merr kontakt me mundësitë e së ardhmes. Por jeta nuk i plotëson këto dëshira dhe idealet e fëmijërisë e të rinisë vdesin vetvetiu. Megjithatë, ne vazhdojmë përherë me dëshirën për të bërë gjëra për të cilat nuk jemi bërë dhe përpiqemi t’i imponojmë natyrës sonë kërkesa që e dhunojnë atë. Të gjithë ne reagojmë në këtë mënyrë. Por në të njejtën kohë, në momentet e një vetëdije të mbrendshme e ndjejmë gjithnjë e më shumë se nuk ka rrugë që do të na çojnë jasht vetes sonë, drejt diçkaje tjetër, se duhet ta përshkojmë jetën me aftësitë e dobësitë që janë tonat e thjesht personale dhe ndodh që disa herë të bëjmë përparime, të realizojmë diçka që deri mëparë nuk ishim të zotët ta bënim, dhe për një çast, pa hezituar, e aprovojmë dhe kënaqemi me veten. Sigurisht që kjo kënaqësi nuk ka asgjë të qëndrueshme ; megjithatë, pas kësaj, pjesa më intime e vetes sonë s’tenton gjë tjetër veçse të ndjehet e rritur dhe e pjekur në mënyrë të natyrshme. Vetëm në këtë mënyrë mund të jemi në harmoni me botën dhe nëqoftëse arrijmë që ta njohim këtë gjendje, eksperienca që mund të bëjmë do të jetë akoma më e thellë.
Kur them se misioni që i besohet çdo individi është i ndryshëm për secilin prej tyre, nuk kam aspak parasysh atë që diletantët e artit, të vjetër e të rinj, quajnë mbrojtja dhe afirmimi i individualitetit e origjinalitetit të tyre. Kuptohet vetvetiu se kur një artist e bën artin profesion dhe qëllim të jetës së tij, i duhet të fillojë nga mësimi i gjithshkaje që i shërben mjeshtrisë ; ai s’duhet të mendojë se do t’i duhet që ta shmangë këtë nxënie me qëllim që të ruaj origjinalitetin dhe personalitetin e tij të vyer. Shembujt të tillë nuk mungojnë. Përpjekja personale për të asimiluar atë që kemi mësuar është një detyrë fillestare, si në fushën e artit, ashtu dhe në atë të jetës së përditëshme. Duhet që fëmija të mësojë të hajë, të jetë i pastër, i duhet mësuar shkrimi e këndimi. Studimi i gjithshkaje që duket se ia vlen të mësohet nuk bëhet pengesë në zhvillimin e individualitetit, përkundrazi e favorizon dhe e pasuron atë. Më vjen turp që të shkruaj të zezë mbi të bardhë gjëra të tilla kaq të qarta, por kemi mbrritur në atë pikë ku askush nuk duket se ka instiktin e të reaguarit sipas rregullave natyrale dhe e zëvëndëson këtë instikt me një kult primitif të së jashtëzakonshmes dhe absurdes. Në art, nuk jam aspak armik i së resë, përkundrazi, dhe ti e di mirë, por në fushën e moralit, domethënë kur është fjala për sjelljen e njeriut në lidhje me detyrën që i bie të kryej, modat dhe shpikjet e reja më duken të dyshimta dhe jam krejt mosbesues kur dëgjoj njerëz të arsyeshëm të flasin për morale të reja, etika të reja, sikur të flisnin për moda apo stile në art.
Në botën aktuale i kërkojnë njeriut akoma tjetër gjë, dhe kjo kërkesë është e përhapur nga partitë politike, nga vende apo profesorë të moralit universal. I kërkojnë njeriut që ai të heqë dorë njëherë e përgjithmonë nga vetevetja dhe nga ideja që nëpërmjet tij, diçka personale dhe e veçantë mund të ketë kuptim ; e bëjnë të kuptojë se ai duhet që t’i adaptohet një lloj humanizmi normal apo ideal që do të jetë ai i së ardhmes, që duhet të transformohet në një nga ingranazhet e makinerisë, në një nga gurët e ndërtesës, mes miliona gurëve të tjerëve, po aq të ngjashëm. Nuk do të doja që të shprehesha mbi vlerën morale të kësaj kërkese : ajo ka anën heroike e madhështore të saj. Por nuk besoj në atë. Vënia në rresht e individëve, me gjithë dëshirën e mirë, është në kundërshtim me natyrën dhe nuk të çon në paqe e në gjakftohtësi, por në fanatizëm dhe në luftë. Në fund të fundit, flitet për një kërkesë prej murgu dhe ajo është legjitime kur bëhet fjalë për murgjit, për njerëz që kanë hyrë të lirë nën urdhrat fetare. Megjithatë, nuk besoj që kjo kërkesë, që është e lidhur me modën, do mund të paraqesë një rrezik serioz për ty.
Shoh që letra është kthyer pothuajse në një disertacion. Do të bëj disa kopje dhe kur të më jepet rasti do t’ia lexoj gjithashtu dhe personave të tjerë. Mendoj se nuk do të kesh ndonjë kundërshtim. Përktheu YD / KultPlus.com

Sot, 146 vite më parë ka lindur një nga shkrimtarët më të shquar të shekullit të kaluar, Hermann Hesse, shkruan KultPlus.
Hermann Hesse lindi më 2 korrik 1877 në një qytet pranë Calë dhe vdiq më 9 gusht 1962 në Lugano të Zvicrës. Hermann Hesse është njëri nga shkrimtarët më të shquar gjermanë të shekullit të njëzet. Përveç shkrimeve në prozë, Hermann Hesse shquhet si poet me më shumë se 680 poezi të përmbledhura në 12 vëllime.
Ai ishte djali i një pastori [prifti] dhe nipi i një misionari kalvinist. Ky ambient familjar ndikoi në formimin e personalitetit të tij. U dërgua të studionte për teologji, por mësimet fetare i braktisi shpejt! Punoi si mekanik dhe librar në Tübingen. Në botëkuptimin e tij moral e filozofik ishte natyralist, mistik, buddhist, aktivist faustian, por gjithmonë intimërisht fetar. Lufta e Parë Botërore i shkaktoi një krizë të rëndë shpirtërore. Doli haptas publikisht kundër dallgës së barbarive që përshkoi Evropën dhe madje arriti ta ndiente veten fajtor për të këqiat e kohës. Edhe më vonë, nga vetë formimi i tij shpirtëror, ishte që në fillim kundër nazizmit dhe adhuronte kulturën angleze.
Hermann Hesse është poet e prozator me prodhimtari me vlera artistike të larta e sasi të jashtëzakonshme. Librat e tij me romane, poezi shkrime kritike politike, kulturore dhe letrare, mesatarisht arrinë në 80 milion ekzemplarë në të gjithë botën, duke e bërë kështu njërin nga shkrimtarët evropianë më të lexuar të shekullit të njëzetë. Më 1921 u bë qytetar zviceran dhe 1946 iu dha çmimi Nobel në letërsi.
Disa nga veprat e tij të përkthyera në shqip janë:
Ujku i Stepës, Dudaj, 2006; shqipëroi: Suzana Starikoë Skënderi
Miqësia, Besa, 2011; shqipëroi: Suzana Vokopola
Nën rrote, Shtepia botuese “Naim Frasheri”, 1980; shqipëroi: A. Koçi. T/KultPlus.com
Sepse të dua, i egërsuar, Po vi tek ti në këto nete. Me që ti kurrë s’më ke harruar Dhe shpirtin tënd mora me vete.
Me mua ësht’ e më përket përfare. Të mira, të liga, këtu do t’i shkojë. Prej dashuris’ sime përvëlimtare S’ka engjëll që mund të të çlirojë./ KultPlus.com
Hermann Hesse lindi më 2 korrik 1877 në një qytet pranë Calw dhe vdiq më 9 gusht 1962 në Lugano të Zvicrës. Hermann Hesse është njëri nga shkrimtarët më të shquar gjermanë të shekullit të njëzet. Përveç shkrimeve në prozë, Hermann Hesse shquhet si poet me më shumë se 680 poezi të përmbledhura në 12 vëllime, shkruan KultPlus.
Hermann Hesse ishte djali i një pastori (prifti) dhe nipi i një misionari kalvinist. Ky ambient familjar ndikoi në formimin e personalitetit të tij. U dërgua të studionte për teologji, por mësimet fetare i braktisi shpejt! Punoi si mekanik dhe librar në Tübingen. Në botëkuptimin e tij moral e filozofik ishte natyralist, mistik, buddhist, aktivist faustian, por gjithmonë intimërisht fetar.
Lufta e Parë Botërore i shkaktoi një krizë të rëndë shpirtërore. Doli haptas publikisht kundër dallgës së barbarive që përshkoi Evropën dhe madje arriti ta ndiente veten fajtor për të këqiat e kohës. Edhe më vonë, nga vetë formimi i tij shpirtëror, ishte që në fillim kundër nazizmit dhe adhuronte kulturen angleze. Hermann Hesse është poet e prozator me prodhimtari me vlera artistike të larta e sasi të jashtëzakonshme. Librat e tij me romane, poezi shkrime kritike politike, kulturore dhe letrare, mesatarisht arrinë në 80 milion ekzemplarë në të gjithë botën, duke e bërë kështu njërin nga shkrimtarët evropianë më të lexuar të shekullit të njëzetë. Më 1921 u bë qytetar zviceran dhe 1946 iu dha çmimi Nobel në letërsi.
Sonte po e sjellim këtë thënie të vlefshme nga ky autor gjerman:
“Nëse për lumturinë tënde të duhet leja e dikujt tjetër, je vërtet i shkretë” /KultPlus.com