Rita Ora elektizon publikun në koncertin e saj në Ibiza (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht Rita Or,a ka elektrizuar publikun teksa po interpretonte të mërkuren mbrëma, një koncert në Ibiza.

Duke postuar në Instagram, këngëtarja, 32 vjeçe, shfaqi figurën e saj të pabesueshme me një rroba banje të prerë jeshile për setin e saj së bashku me DJ Joel Corry.

Më poshtë gjeni videon ku shihet perfomanca e saj përgjatë koncertit:

Majorka dhe Ibiza e Spanjës mbeten bosh

Pikat e nxehta turistike të Spanjës mbeten të shkreta pasi turistët nuk po afrohen, pavarësisht thirrjeve të autoriteteve vendase drejtuar sidomos vizitorëve britanikëve, të cilëve u thuhet se i presin “krahëhapur”.

Spanja në fakt ishte vendi i parë që i hapi dyert për turistët britanikë muajin e kaluar, kur ndaloi të gjitha  kufizimet e karantinës. Por fluturimet ndonëse janë të hapura drejt destinacionesh të shumëpreferuara si Majorca e Ibiza, vizitorët anglezë po ngurrojnë ta hedhin këtë hap. Fotot e resorteve të famshme, të siguruara nga mediat britanike, tregojnë plazhe e rrugë të boshatisura, grup te vogla njerëzish e restorante dhe kafene që nuk arrijnë dot të punojnë me kapacitet të plotë, ndërkohë që vitin e kaluar nuk përballonin dot fluksin e njerëzve.

“Nuk e kam parë ndonjëherë Benidormin kaq të “vdekur”. Këtu normalisht, është kaos absolut! Rrugët gjëmojnë nga të qeshurat dhe muzika buçet nga baret. Tani s’gjen më lokale hapur”, thotë Stephen Feather, një turist britanik frekuentues i rregullt i kësaj zone.

Linjat ajrore përfshirë Ryanair, EasyJet dhe Jet2 i kanë rifilluar fluturimet për në Spanjë, me shpresën e një rifillimi të sezonit veror, ndërsa operatorët turistike kanë bërë oferta për shtatë netë që shkojnë deri në 99 paundë. As këto megjithatë nuk kanë ndihmuar shumë për të bindur udhëtarët britanikë që të kthehen.

Shpresat më të mëdha, autoritetet vendase tani i kanë te turistët gjermanë, të cilët kanë nisur të mbërrijnë më shumë atje. Spanja ishte një prej vendeve më të goditura nga koronavirusit në Evropë me 307 mijë infektime e mbi 28.400 vdekje, dhe ka ende të paktën 80 mijë raste aktive. / KultPlus.com