“N’drras të vekut kush po kjan”

Shkruan Ilir Seci

Motivi i dashurisë në një perlë folklorike malësore…

Etnografët e kanë theksuar se këngët folklorike kane qenë shumë të rëndësishme në mënyrën e jetesës së kulturave njerëzore. Studimet e këtyre këngëve na ndihmojnë për të parë rëndësinë e muzikës folklorike në traditat, ritualet, ceremonitë fetare, dhe vazhdimësinë e jetës së këtyre kulturave. Këto këngë në dukje spontane, qe emërtohen ne te gjithë kulturat si “këngë popullore”, përbejnë nënshtresën nga erdhi edhe muzika e kultivuar. Sot këngëtarë shumë të njohur shkruajnë dhe këndojnë atë qe e kanë quajtur zakonisht këngë popullore, sepse forma dhe mendimi kanë ngjashmëri me ato nënshtresa qe vijnë nga thellësitë e shekujve. Tekstet e këngëve popullore tradicionale kane mbërritur deri ne kohen moderne, pikërisht sepse përçojnë karakteristikat universale te artit, temat e përjetshme qe kane shoqëruar dhe shoqërojnë njerëzimin, si dashuria, jeta, dhe vuajtja. Tipar themelor i këngës popullore është përcjellja e ngjarjeve te vërteta për dëgjues që e përjetojnë nja ngjarje qe ndodh ne kohen e tyre duke bere qe secili individ te identifikohet menjëherë me mesazhet qe ka përçuar kënga. Ndoshta ky identifikim personal e ka bërë këngën popullore të çdo vendi, me rëndësi jetike. Këngët folklorike kane larmi te pamase temash, nga këngët e trimërisë, kurbetit, dashurisë dhe secila nga këto tema te trajtuara ka karakteristikat e veta qe i dallon…te gjithë këto teme të marra së bashku dëshmojnë universin e paratë te pasurisë shpirtërore te popullit qe i krijoi. Ndër temat qe janë trajtuar ne këngët folklorike, tema e Dashurisë është ndoshta edhe me e përkora në lirikat folklorike te Shqipërisë së Veriut. Duke pasur parasysh kushtet shoqërore në të cilat këto këngë u ngjizen, rapsodi e ka ngritur deri ne perfeksion mënyrën e te shprehurit që të thotë sa më shumë dhe të mos keqkuptohet. Ti këndohet Vashës që i pëlqen artistit, vajzës që e ka shituar me bukurinë e saj, sot është e lehtë, por paramendoni kohën kur mbahej pushka krahut, kur për një shikim te pakontrolluar bëhej gjëma!? Ishte një çensurë e pashpallur dhe artisti duhej të ishte shumë i kujdesshëm e të ndërthurte tekste me shumë nënkuptime, qe askush tjetër pos vajzës se cilës i drejtohej kënga mos ta merrte vesh mesazhin…nga ana tjetër autori te ishte gjithmonë i mbrojtur dhe te mos dilte hapur. Nga kjo lloj “ çensure” çdo varg kishte nëntekste shume kuptimplote, ngjeshur me mesazhe e kode komunikimi te cilat ishin aq te arrira sa u mbijetuan shekujve e mberrinë deri ne kohen tone. Ka mundësi qe edhe artiste tjerë nëpër shekuj i ripunuan edhe i lëmuan me shume duke i përsosur deri ne perla… Një nga modelet me te arrira folklorike, qe vështirë se mund te gjenden ne Folklor, është kënga shume e njohur qe këndohet ne Malesitë e Veriut, por edhe me gjere ne viset shqiptare Kënga: ”N’DRRAS TE VEKUT”…

“N’DRRAS TE VEKUT KUSH PO KJAN”…

“N’drras te vekut o kush po kjane Kjane syzeza o per Jaran’ Dushk e bar o ne mal po i than Nuk po e len veren me dale

S’po e len veren me dal sivjet Per qat Djal o qe i ka vdeke Per qat Djal o Djalo te ri A e din Nane ne vorr ku e kan shti

N’vorre te reja ner ni Bli A m’jep iz oj Nan t’shkoj e t’rri Shkoj syzeza i ra permi Çou shkodran o djal i ri

Ku e ke besen qe ma ke dhane M’thojshe jam o trim azgan Gjylja e topit s’mund me m’zan Plumbi i pushkes shenj s’me ban

Kur ta ndiej thojshe zanin tand Edhe i dekun n’vorr me kane Menjeher’ çiko çohna n’kambe Dhe e drrasa i gjuej menjane.

Që në vargun e parë kemi një nëntekst shumë domethënës që na shpalon dramaticitetin e Këngës, gjendja në të cilën është thurur kënga…vasha është duke vajtuar “N’Drras te vekut”…Veku është Avlemendi, Tezgjahu, pra vajza është duke përfunduar pajën e nusërisë…Në traditën malësore dihet që kur vajza ulej në Vek, (Tezgjah, Avlemend), i kishte ditët e ndara dhe do shkonte te burri. Te kjo kënge, vajza është duke vajtuar ndërsa po përgatit Pajën?! Pret te shkojë te Burri dhe ”Kjan syzeza për Jaran!”… Është vaji i një vashe për te dashurin qe ka vdekur…Ndoshta Jarani, (i dashuri), ka vdekur pikërisht për të!? Sepse në atë kohe kur është marre vesh lidhja e fshehur me një djalë ka kërcitur pushka. Ky hamendeshim e bene dhe me intrigues tekstin e këngës sepse më poshtë vajza i kërkon “Ize”, (Leje), nenës së vet që të shkojë deri te varri i djalit të ri të vdekur në lule të moshës… Figuracioni që e përshkruan dhimbjen e vajzës është brilant: ”Kjan syzeza o për jaran/Dushk e bar o ne mal po i than/Nuk po e len veren me dale”…Aq e madhe është dhimbja e zemrës së saj sa as Vera nuk guxon te dalë atë vit. Një asocim brilant me zemrën e thyer të cilën e prêt zymtësia e një martese kundër dëshirës… Çdo varg i kësaj kënge është brilant …me tutje Vajza e pyet Nanen e vet se ku e ka varrin Djali i Ri: ”A e din nane ne vorr ku e kane shti/” dhe Nana ja kthen: ”N’Vorre te reja nen nji Bli”… Pra djali i ri është varrosur te Varret e Reja një asocim me moshën e tij të këputur në mes. Tjetër nëntekst që thekson moshën e tij është edhe vargu “N’Vorre te reja nen nji Bli”, druri i Blirit siç dihet lulëzon në Bjeshkë menjëhere sa shkrin bora, një metafore e shpërthimit të jetës. Por mëqe Vasha me vajin e saj “Nuk po e len Veren me dale” atehere Blini ka vendose të ruaje varrin e djalit të ri…vazhdimi eshte prekes,vajza bie mbi varrin e te dashurit edhe i kujton premtimin e dhene se si ai i kishte premtuar se: ” …”Gjylja e topit s’mund me m’zan/ Plumbi ipushkes shenj s’me ban”…Ne vargun ku thuhet “Çohu shkodran o djal i ri”, duhet te ndalemi e të kujtojmë se në viset shqiptare, ne Malësi e Kosove, emri “Shkodran” ka qene kthyer ne cilësor, pra me tipare mbiemri, pasi Shkodra kishte shume zë mbas trimërive te Dasho Shkrelit, Oso Kukes apo Kupe Danes dhe malësoret uronin ne atë kohe : ”U rrit’te e u bafte shkodran!”… Vazhdimi i këngës dhe mbyllja e saj artistikisht përcjellin një mesazh shumë optimist, djali edhe pse i vdekur është gati te ngrihet kur ta dëgjoje zërin e saj : ” Kur ta ndiej thojshe zanin tand/Edhe i dekun n’vorr me kane/Menjeher’ çiko çohna n’kambe/Dhe e drrasa i gjuej menjane”…Pikërisht për ketë tipar, kënga edhe pse përcjell një mesazh shume te dhimbshëm, tragjik ne fakt, nuk është Elegji. Ne gjithë rezonancën e saj kjo kënge asnjëherë nuk përçon dëshpërim, që mund të ishte i kuptueshëm nga dhembja e madhe. Sepse ka brenda mesazhin e Pamundësisë… Te gjithë ne e njohim atë ndjenje…atë regetime zemre për atë që kemi dashur në fshehtësi e që ndoshta edhe nuk ia thamë kurrë por që na ngrohu e na ngazëlleu. Dashuria kur është e pamundur është edhe me pervëlonjëse. Prandaj edhe vaji i vajzës qe shkon te varri i te dashurit te vdekur nuk kthehet ne Elegji sepse e tillë është jeta, të gjithë e kemi në zemër nga nje varr të tillë dashurie të pamundur, ndoshta një regëtime, një shpresëz, një iluzion pak rëndesi ka… Ndërsa për atmosferën muzikore të këngës ajo është një mrekulli me vete…melodia qe ne fillimet e veta të jep përshtypjen e tringëllimës së heshtur te lotit qe bie mbi Vek,(tezgjah), mbytur nga karkërima e përplasjes së Vekut, (tezgjahut)…Është vaji i heshtur i zemrës që mbytet nga karkërrima e tezgjahut të jetës, vrazhdësisë së saj. Duket sikur ato lot bien si nota muzikore drejt e ne pentagramet e shpirtit… Atmosfera muzikore, ajo qe studiuesit e muzikës e quajnë “Shtimung muzikor”, (“Stimmung”), gjate gjithë këngës është atmosfere optimiste nuk bie ne zvargie zëri e vajtime dëshpëruese karakteristike për këngët orientale, rapsodi duket ka pase në mendje tringëllimat e krojeve, tringëllimet e lotëve te akullnajave qe shkriheshin në Bjeshkë. Ai ka marre për model gurgullimën e krojeve të Malësisë, melodinë e parajst të rrjedhave të Valbonës, të Cemit apo lumit te Shales…Kjo kenge shpeshhere eshte kenduar e percjelle vetem nga melodia e fletes, ne Malësi ka pasë rapsode që e krijonin melodinë vetëm me një gjethe të njome ahu, dëshmi kjo e një sinkretizmi te plote me natyrën…Vetëm imazhi i një djali te ri duke i rene fletës, (gjethes) në një Rudine bjeshke teksa shoqëron zërin engjëllor te një bareshe te re qe këndon përmallshëm, “N’Drras te vekut…” mjafton për t’u kredhur ne një bote ëndërrimesh, bote prej se cilës askush nuk do dëshironte te dilte ndonjëherë…/ KultPlus.com

Kur mësuese Fitorja tallte: Hana na ke sjellë ndonjë morr sot në klasë?

Ilir Seci

Kam kenë në klasen e pestë, stina ka kenë pranverë, e mbaj mend stinën sepse ajo qe ndodhi atë ditë mu duk se e pati nxi edhe bukurine e pranveres malësore…

Edhe atë ditë si për ditë bamë rreshtimin ne oborrin para shkollës tetëvjeçare, komandatja e çetës se pionierëve e dha komandën dhe u futëm nëpër klasa…Orën e parë kishim landën e gjuhës shqipe…Lânda që e kisha ma inat e ma, nga tana landët e mesimit. Jo se nuk mesoja, sepse kam kenë nxanës shumë i mirë, por e kisha inat se me dukej sikur na e mesonim me zor nji gjuhë që nuk e fliste kurrkush ndër tanë njerezit që njihja, në rrethin familjar, në rrethin farefisnor e ma gjanë në tanë rrethin shoqnor. Gjuhën Letrare si e thirrshin. Këtë pakënaqesi ia pata shprehë njiherë babës tem…nji natë vjeshte kur baba kishte vndue kazanin me pjekë rakinë në oborr të shpisë. Asokohe kazani merrej me rend, krejt katundi kishte vetëm nji kazan prandaj duhej me e pjekë shpejt e shpejt rakinë për me ia lëshue rendin shoqit. Baba rrinte tue pjekë rakinë disa ditë e netë rresht dhe nji natë unë iu luta babes me ndejte çuet me të te kazani. Natën vone, kur ishim vetem në oborr ia diftova babës pakënaqësinë teme per gjuhen letrare. Baba u mendue pak, më kqyri drejt e tha :

-“Bir, këto gjana mos ia thuej kujt, kurrkujt tjeter. Po biro ke të drejte me kenë i paknaqun…Gjuha letrare asht vendose me detyrim. Vendim partiak, nuk asht marreveshje gjuhëtaresh as studiuesish.” Dhe aty baba me diftoi se ideja e nji gjuhe letrare ishte ne fakt ide e vjeter qysh nga rilindasit…ishte provue me u vendose ne vitet 30-te por kishte pase kundershtime dhe Mbreti Zog nuk kishte nderhy me vendose pa dvetë kënd si bani Enveri me standartin e vitit 1972…

-“Ia kanë ba me të pa drejtë Gegnisë” – tha Baba, – ”nuk na asht mohue vetëm gjuha, por na asht mohue edhe tanë ai kontribut i madh në kulturën shqiptare….kontributi i klerit katolik që mohohet krejtiskreti. As përmendet kund At Fishta që asht poeti kombetar…”
Ato fjale mu gdhenden ne mendje pse erdhen si pergjegjie e dyshimeve të mia per gjuhen standarte…Sa herë me binin ndermend ne oren e gjuhes letrare…
Mu kujtuen edhe ne orën e parë të asaj dite pranvere, kur u ulem nëpër bankat që u kërcitshin tana gozhdat. Vetem kercitja e gozhdave ndihej para fillimit të orës se gjuhes, tanë klasa heshtnin. Heshtnin sepse mesuesja e Gjuhës ishte msuesja ma e frikshme e tanë shkollës. Të tanë i trembeshin asaj. Deri edhe vetë drejtori i shkolles i trembej. Ajo bante ligjin. Sepse ajo mesuese ishte prej poshti. “Prej poshti” – në Malesi thuhej per ata qe kishin ardhe nga rrethet e jugut.

Por kjo nuk ishte arsyeja kryesore pse të tane i trembeshin msuese Fitores. Arsyeja pse të tanë i trembeshin asaj ishte se mesuese Fitorja e kishte burrin te madh në Degën e Brendshme. Kjo gja e shpjegonte friken e drejtorit dhe tanë keshillit pedagogjik. Kjo gja shpjegonte pse nderpritej e qeshuna e grupit te mesuesve sa afrohej kolegia e tyne Fitorja. Çkado me kenë tue fole mesuesit nderveti, sa afrohej kolegia e tyen Fitorja menjihere ndrrohej tema, kputej ne mes e qeshuna dhe nji nga nji të tanë mesuesve u kujtohej se kishin harrue pa krye ndonji gja, kush me shkrue diçka në ditar e kush me rishikue edhe njihere korrigjimet e provimit…Mesuese Fitorja që e kish të shoqin të madh në Degën e Brendshme jo vetem qe nuk bezdisej nga kjo gja por mesa kishim verejte ndjente knaqsi prej frikës që ngjallte. E shijonte pushtetin e dhanun prej të shojt…Pushtetin qe ia jepte Dega e Brendshme…

Dega e Brendshme…ishte ajo siperfaqja e rrethueme me plepa mbrenda mureve te nalta, ne lagjen “Partizani”. Me oborrin aq të frikshem sa na dukej sikur edhe ajri i qytetit druhej me hy mbrenda atyne mureve të Deges. Edhe ajri druhej me hy aty sepse kushdo qe hynte aty nuk mund delte ma i lirë…Edhe ajri ngjante sikur donte me ike prej aty. Këtë bindje frike e perforconin edhe plepat mbrenda oborrit te Degës që tanaherat dukeshin si të vyshkyn, sikur nuk kishin ajër sa duhet. Malsoret me ate mekanizmin e tyne mbijetues ia kishin ndrrue emnin Deges tue krijue eufemizmin “Te Plepat”…”Rri se po te çojmë te Plepat.” – ishte kercenimi që i bante femijet me u palue në gjume pa ba fjalë…
Njatë friken e femijeve qe paloheshin ne gjume sa u permendeshin Plepat ma kujtonte nxitimi i mesuesve sa afrohej kolegia Fitore…Edhe faj nuk kishin me u drue se i shoqi i saj ish i madh te Plepat…
Si gjithëherë në heshtje u hap dera dhe mesuese Fitorja shkoi te tavolina e saj. Bani apelin tue u talle me secilin nga nxanesit qe ia thirrte emnin, “Fatmir, pse ia shpie bukën dëm familjes?”, “Artan kur i ke larë sitë herën e fundit?”, “Hana na ke sjellë ndonjë morr sot ne klasë mo?”…

Mbas apelit mesuesja nxori fletoret nga çanta, kishte ba korrigjimin e hartimit te fundit…
Nji nga nji ngriti ne kambë secilin tue i diftue gabimet qe kishin ba… kur mbrrini nga mesi i kapicës se fletoreve thirri Hanën që e talli per morrat kur bani apelin…

-“Hana fletoren e hartimit tënd e kam hapur gjithë frikë se mos kishte ndonjë morr brenda.”
Heshtje…vetem nja dy vajza qe njiheshin si servile te mesueses provuen me qeshë por e qeshuna e tyne ishte ma shume si kuisje bushtrash. Shumica e klases u ndie keq…U ndiem keq sepse na e dinim qe e Ama e Hanës vuente nga nje semundje e randë dhe kishte muej qe ishte e shtrueme ne spital ne Tiranë. Edhe i shoqi i saj kish mbetë atje me gruen e femijet kishin mbete mbas se keqi. Ishin gjashtë fmijë, 5 vllazen e nji moter dhe Hana në klase te peste ishte e vetmja femen ne atë shpi…Kush me u kujdese per ta!? …Normal qe kishin me i mblue morrat. Jetonin ne nji nga katundet rreth qytetit, asokohe katundet ngat qytetit shkonin ne tetevjeçare ne qytet dhe u duhej me ba disa ore në kambe perditë, dimen dhe verë, shi e borë, hangër e pa hangër… Por keto gjana nuk i hynin në sy mesuese Fitores qe tallej pashpirtesisht me Hanën e shkretë pse ia patën gjete nji morr nji dite kur banë kontrollin e pastertise ne shkolle.

-“Hanë, pse e ke shkruar prapë “Uki” në vënd që të shkruash “Ujku?…Moj kafshë po sa herë të kam thënë mesohu te shkruash me mbaresën “u” aty ku është mbaresa “i”?”

Hana si duket e fyeme sa nuk mbante ma nga permendja e morrave, u ngrit e i tha :
-“Msuese na “uki” i thom kendej ka Malsia. Ju prej poshti i thoni “ujku” punë per ju, vazhdoni me i thane “ujku”, nuk u detyrojme me e thane si na. Secili ta mbajne te vetën.”

E pamësueme me ndigjue kundershtime, mesuesja u shtang…per disa sekonda u bukos dhe nuk diti se çka me thanë. Mbasadnej si tanë njerezit qe kane pushtetin e krijuem me frikë, u turr drejt bankes së Hanës. Rresht per disa minuta kercitën shpullat ne faqet e Hanës.

-“Moj maloke e trashe…kujt ia thua atë ti moj?, Ore o të bej une ty njeri o do të ta nxij jetën.” – ulerinte mesuejsa qe e kishte humbe fillin…
-“Perzo kur të duesh nisja se ma zi se e kam jeten s’mundesh me ma nxi.” – ia ktheu Hana…Fyemja e mesueses ia kishte prekë ndonji nerv dikund çikës malsore sepse edhe mbas tane atij rrebeshi shputash, ajo nuk po nxirrte pikë loti.
Fap, fap, fap…u shtuen shputat…

-“Do të të ngordh në dru moj korbë derisa të thuash “Ujku” – ulërinte mesuesja…
-“O pasha Tyrben e Shkelzenit edhe në kopsh si krypa në prush njet se kam me i thanë ndryshe veç “Uki”…Ti kur të duesh kop.” – ia ktheu Hana e mbledhun grusht…

Ulërimat e mesueses jehuen në tanë shkollën :
-“Çfarë bëj une këtu me keta njerez të trashë mor aman? Kemi ardhur nga ane e anes burrë e grua per t’iu qytetëruar…Dhe as per nder nuk na e dini…Malokë të trashë.”
Dhe breshni i shpullave vazhdonte tue ra në faqet e Hanës…U hap dera e klases dhe hyni drejtori…
-“Mesuese Fitore çka është problemi?”
-“Ik qërohu birbo…edhe ti si këta je.”
Drejtori kishte ngri ne derë…as ishte ai qe rrinte as ai qe ikte. Mesuesja vazhdoi me e rrahë Hanën derisa iu lodhen krahët. E Hana tane kohën nji pikë loti se qiti…
***
Do kujtime në jetë njerit i shkaktojne plagë në shpirt…plagë që me kohe sherohen por që lanë mbrapa vragë që nuk zhduken kurrë sa të jesh gjalle… E tillë ka mbetë edhe vraga e njasaj dite të nxime në nji stinë pranvere… edhe shtatëqind vjet me rrnue sa herë ndiej dikënd që flet gjuhen letrare mue gjaja e pare që më bjen në mendje asht ajo ditë…/KultPlus.com

“N’drras të vekut kush po kjan”(VIDEO)

https://www.youtube.com/watch?v=fr4fEhuhCpU

Malësori që nuk dinte as shkrim as lexim por, çdo muaj mblidhte 150 dollarë për botimin e ‘Shejzave’

-“…sepse atëherë ishte Ñue Vojvoda i Shalës, malsor i Shalës Dukagjinit, i cili nuk dinte shkrim-lexim, as gjuhen anglishte, lante pjata ne nji restorant, dhe çdo muej mblidhte nga 150 dollarë (nga xhepi i vet dhe miqet e tij), për botimin e “Shejzave”. Per këtë ka shkrue Koliqi, dhe Ñue Vojvoden e kam njofte mire. Ne ate kohe Ñue Vojvodës nuk i ndihej zani as nuk i baheshin fotografi .”

…Tue llogaritun nivelelin e inflacionit 150 dollare te vjetes 1950 sot vlejnë 1 mijë e 617 dollarë e 75 cent…ne muej i ka mbledhun Malsori Shaljan Ñue Vojvoda per me qitë revisten ma te mire shqipe qe asht dale mbas Luftes se Dyte Botnore…

Marrë nga profili i Ilir Seci./ KultPlus.com

Në Kili, atje ku rrugët emërtohen shqip

Duke lexuar një shkrimtar kilian, një poet të cilin po e lexoja në spanjisht, në një moment gjatë rrëfimit poetik më mbetën sytë te emri i një rruge që kishte vargëzuar poeti, emri i rrugës ishte… “Rruga e Dibrës”?!… U befasova sepse bëhej fjalë për një qytet në jug të Kilit me emrin Hualpën?!… Qytet nga vinte poeti I cili kishte lindur aty…

Kuptohet plot kureshtje u futa në Google dhe kërkova më shumë për këtë rrugë me këtë emër kur për befasinë time mësova se aty në atë qytet në Kili jo vetëm që kishte një rrugë me emrin “Rruga e Dibrës” por kishte edhe disa rrugë të tjera me emra qytetesh shqiptare!?… Në gjuhën spanjisht kishte “Rruga Durrësi”, “Rruga Berat”, “Rruga Elbasan”, ”Rruga Shkodra”, “Rruga Tirana”, (Google diku e jepte gabim “Triana” por në vazhdim po të ndiqet rruga, më poshtë në hartë del e qartë, “Tirana”)”, “Rruga Vlora”, (Valona)”…

Kërshëria më shtyu të kërkoj me gjatë dhe nga kërkimet mësova se Hualpen është një qytet në jug të Kilit, është pjesë e Provincës Concepción, Regjionit të Bio Bio… Emrat e rrugëve të atij qyteti janë vëne ashtu sepse të parët ata që themeluan qytetin kishin qenë emigrantë që kanë ardhur nga disa shtete europiane dhe emrat i kane vendosur sipas vendeve të tyre të origjinës, nga kishin ardhur emigrantët!… Sipas historikut të qytetit emigrantët thuhet se kishin anglezë, skocezë, francezë, çekë dhe jugosllavë… Në faqen online të bashkisë thuhet se emigrantët nga Jugosllavia kishin qenë: “Kryesisht kroatë”?!… Dhe paskan zgjedhur emra qytetesh shqiptare?!… Si janë zgjedhur emrat e qyteteve shqiptare, për emra rrugësh në Hualpen Kili!? Një mister që meriton vemendje studiuesish të mirëfilltë, besoj!

Eh, ne shqiptarët e shkretë! Do kalojnë vite e vite derisa në të mbledhim historinë tonë shqiptare të shkapërdarë copa-copa në të katër anët e globit!… Edhe pse nuk përmenden shqiptarët si komunitet aty në themelimin e qytetit emrat e qyteteve shqiptare flasin vetë duke sheshuar çdo dyshim!?
Emra shqiptarë të rrugëve nëpër perëndim ka plot në fakt, na janë përmendur këto fakte nga i madhi Faik Konica, i cili gjatë viteve që jetoi në Bruksel ngulmoi të gjente shtëpi në “Rue d’Albanie” (”Rruga e Shqipërisë”) që gjendet edhe sot e kësaj dite në kryeqytetin evropian… Dihet miqësia që ka pasur Konica me poetin e madh freng, Gijom Apolonieri dhe njëherë kur po lexoja biografinë e Francis Steegmuller, që është studiuesi më i njohur i poetit të madh francez Gijom Apolonierit, (Guillaume Apollinaire 26 gusht 1880 – 9 nëntor 1918)… ndesha në një dëshmi mjaft inetresante lidhur me Konicën dhe rrugën me emrin Shqipëria…Në faqen 92 të librit shkruhej :”Megjithatë ashtu si kuptohej liria në Bruksel, nuk e kënaqte atë, (Konicën, shën.im), më shumë se Parisi. Një ditë ai u fut në telashe me një polic që e ndaloi në rrugë:

-”Kombesia juaj?”-e pyeti polici…
-”Shqiptare!”…
-”Adresa?”…
-”Rruga Shqipëria!”…
-Profesioni juaj?”…
“Botues i gazetes “Shqiperia”, (“Albania!”)…
“Në do ta dish, unë me të vërtetë nuk ju besoj juve!”-i tha polici dhe kështu patrioti shqiptar e kaloi natën në stacionin policor’… Fragment nga faqja 92 e librit studimor, “Apollinaire; Poet Among The Painters”… “Apoloniere; Poeti mes piktorëve” e autorit Francis Steegmuller…

Dëshmi të tjera për emra rrugësh nëpër perëndim kemi plot, ”Rue d’Albanie” në disa qytete në Francë, ”, po ashtu ne Quebec, (Kuebek) Kanada, ka në Afrikën e Jugut në Malmesbury, Cape Town e deri në Filipinet e largëta!?… Po ashtu në USA në disa qytete ka rrugë ose avenue të emertuara “Albania”, ”Albania Street’ ose “Albania Avenue”, më e famshmja është një në Orlando në destinacionin turistik numër një në botë, siç është Disney World! Në Itali në disa qytete ka emra shqiptarë të rrugëve, në Romë ka edhe “Piazza Albania”…Në Angli në Londër ka rrugë me ermrin Shkodër, ”Scutari Road”…

Të gjitha këto të dhëna meritojnë vëmendjen e studiuesve…, shkruan kjo gazetë.

Përgatiti: Ilir Seci. / KultPlus.com

Kanuni dhe pesha e gurit

Nga Ilir Seci

Fmijë i vogël kam qenë nji pranverë, kur kisha shkue te dajët e mi dhe me atë shendin e harenë e nipit te dajët, dola me ndihmue edhe une me ldirë arat para se me thye tokën me plug. Me u ldirë arat duheshin hjeke gurët, duheshin shkoqë çepujt e kollomoqit të mbetuna qysh nga vjeshta, kur ishin korrë arat.

Çepujt e kollomoqit i mblidhshim në anë me e i djegë kurse gurët i qitnim në anë te gardhi. Të tanë ishim shpërnda tue ldirë gurë e hjekë çepujt dhe për mos me mbete përmbas edhe unë sa i pashë do gurë në anë shkova me i mbledhë. As ua kisha ngjitë mirë dorën atyne gurëve, kur daja me bërtiti: “Nipash mos prek aty!” Nga mënyra se si me tha unë u ngriva, e mbaj në mend si sot si shtanga, për nji moment thashë se mos daja kishte pa ndonji gjarpën aty ku dojshe me prekë unë…

Rrebtësia e zanit dhe shprehja e ftyrës së tij më bane me u ngri…, mbasi nuk pashë gjarpën mendova se ku gabova… Daja si të kish qenë tue lexue mendimet e mia tha:

– “Nipash mos prek aty, se asht guri i kufinit me dishmitarët e vet.”

Unë solla kryet me pa ma kjartë e dallova nji gur të madh qarkue me nja dhetë a dymbëdhetë gurë të vogjël…

– “Nuk ban kurrqysh me i prekë ato gur” – tha daja, – “nuk ban me i luejtë… N’bazë të Kanunit te Maleve, thuhet se eshtnat e vorrit e guri i kufinit janë baraz. Me lujt kufînin asht nji si me lujt me eshtnat e të dekunve.”.

Edhe sot e kësaj dite e ruej në mendje atë imazhin që përftova atë moment aty kur gurët e vogjël m’u dukën si do kërdhoklla eshtnash që kisha pa nji vjeshte, kur ullaku i shiut pat gërrye do vorre në katund tonin dhe pat qitë jashta do eshtna që na fmija i kqyrnim tanë kureshtje përzie me frikë.

Kaq e madhe asht fuqia shprehëse e Kanunit…

Kanuni i lashtë i Maleve Tona ndryshe nga shumë kanune tjera në tanë botën ka edhe veçantsinë se asht tekst figurativ, asht tekst poetik mundena me thanë me plot gojën… kqyrnie këtë rreshtin:

“Guri i kufinit ka dishmitarë mbrapa.”

Rresht që gjindet i shkruem të:

– Krye i trembdhtët.
– Kufini.
– Nye i pesëdheteshtatët.

– Kufijt e tokës nuk luhen.

§.238. Kufini përbâhet prej gurësh të mdhaj e picigiatë edhè ngulen sà nen, aq mbi dhé. Për kufi mund të sherbejë edhè ndo’i landë e montueme.

“Guri i kufinit kà dishmitarë mbrapa”.

§.239. Guri i kufinit kà per rreth dishmitarë. Këta jânë a gjashtë a dymbdhetë paperdhokë (gurë të vogjël), të cillt vorrohen nën dhé rreth e rreth prit të kufinit.

§.240. Në të ngulun të kufijve, posë shpijave nder fjalë, duhet të jenë edhè pleqt e katundit, pleqt e flamurit e sà mâ shum prej të rish e fmish e edhè prej katundesh të rrethit, qi të mbahet në mend kufini.

§.241. Se e cilla tokë, po kje arë a livadh, kopshtë a vêshtë, prozhem a zabel, xânë a ograjé, a rrethi i shpis, katundi me katund a Flamuri me Flamur e shpija me shpi, kan të damet me kufi.

§.242. “Kufini i ngulun nji herë, nuk luhet mâ.”

Asht bash kjo gjuha si teksture poetike e Kanunit që e ka kthye ate në doke, jo çdo kushtetutë tjetër e ka këtë fat. Zhdërvjelltësia gjuhësore dhe forca e figurativitetit poetik e kanë ba Kanunin me u ruejtë e përcjellun nga nji brezni te tjetra pa nevojën me qenë i shtypun në libër. Kanuni i përcjellun ashtu asht ba njish me vetë qenësinë e malsorëve, njish me vetë jetën. Zor se gjindet një malsor që nuk e din përmendsh thelbin e kanunit, kurse me i dvetë për kushtetutën moderne se mbajnë në mend asnjë nen të vetëm.

Guri i Kufinit… Nuk doket shumë, apo jo? Asht nji gur dikund në nji ane, që shënon nji fillim dhe një fund; një linjë pronësie…, por asht punë e madhe. Këtë e mëton teksti i Kanunit citue ma nalt.

Dhe, në atë tekst ka nji theks të fuqishëm të moçëm sa vetë bota, theks që e gjajmë edhe në Dhiatën e Vjetër, te libri i dytë “Libri i Proverbave”… Te proverbi 22:28, ku shkruhet:“Mos e luej kurrë nji gur kufini që e kanë vndue të moçmit.” (Ne transgrediaris terminos antiquos quos posuerunt patres tui.”)…

Asht theksi se Zoti ka vendue gurë kufini në fjalën e tij. Paraardhësit tanë shpirtnorë përmes librave kanë vendue nji model për ne si me jetue, percjellun përmes këtyne monumenteve të lashta si kta gurë. Gurë Kufinit… Këto munden me qenë doktrinat tona themelore, modeli ynë për me jetue, gurë, sinorë si thonë në Toskni, pra gurë ose sinorë moralë.

Në Izraelin e lashtë megjat ose kufini ishin të shenjta, sepse për të tanë prona ishte nji dhuratë nga Zoti. Ashtu si vetë jeta që asht dhuratë nga Zoti dhe Ai ka përcaktue gurët e Tij, kufinjtë për të mirën tonë. Prandaj edhe lëvizja e gurëve kufitarë te Libri i Proverbave do me thanë vjedhje: Vjedhje nga pronari i asaj toke dhe mosrespektim ndaj Zotit, dhanësin e vendit. Kush ban atë vjedhje ka ba sakrilegj…

Kanuni thekson: “Shkaf â’shpí, si qet tym, do të két pronet e veta” (Kreu. 12, para. 213); “Plangu i shpis ká oborr e kopshtë, ká vêshtë e arë, ká livadh e xâna, ká udhë e shteg, ká kufîj si në mal, si në vrrî, si në fushë” (para 214). Paragrafi 216 përmend: “Ara, vêshta, kopshti e livadhi, xâna, prozhme e zabele, jânë të dame me kufîj”…

Kanuni thotë se “Kujria âsht vendi, si e ká perbashkarisht nji katund a nji flamur per kullosë, per landë, per drû, per gjojë e per tjera nevojë”. “Kujrija nuk dahet; por, sá shpí a tyme të janë në katund, kan tager në kujrí të katundit, e sá tyme të janë në flamur, kan tager në kujrí të Flamurit” (par. 232, 233).

Kufijtë e pronavet si private ashtu dhe të përbashkëta respektoheshin nga të tanë. “Kufîni i ngulun nje herë, nuk luhet mâ” (Kreu. 13, para. 242), dhe “Eshtnat e vorrit e guri i kufinit faqe Kanunit jânë baraz. Me lujt kufînin âsht nji si me lujt me eshtnat e të dekunve.” (par 243). Kanuni parashikonte dënime të randa për ata që shkelnin rregullat. Për shembull, “Njiqind herë në ditë në hîftë tufa e huaj në mal të huej, aq berre do të lajë i zoti i tufës” (para. 287). Lidhun me damtimet e shkaktuara nga dhitë, Kanuni shkruen : “Nji dhí thán nji vrrî” (para.745)…

Janë të fella rranjët e besimit te Kanuni, janë rranjë që janë ngulitë në psiken tonë gjatë shekujve të gjatë mbushun me travaje, kur barometri moral çoroditej e rrshqitja në të keqen ishte aq e kollajshme. Por, Malsori u mbajt fort në ganxhën e Kanunit, ganxhat e forta bash si ato ganxhat e hekurit që deri vonë gjindeshin në Majën e Hekurave, ganxhat ku legjenda difton se janë ankorue anijet “n’at vaktin, kur detnat patën mblue boten.”

Ganxhat e ngulina në shkamb ose kersh… Ne kershin e Majës së Hekurave. Guri ose kershi që janë me aq randësi në jetën e malsorit, saqi malsori, kur i duhej me ba be e bante benë “Pasha Kishën e e pasha Rrasën.”

… Malsori si me e pas e ditë që Jezusi ka thanë për Shën Pjetrin: “Mbi këtë gur kam me e ngritë Kishën.”

Pra, guri asht para… Guri i megjës, guri i kufinit, sinori moral… Në Malsi pesha e gurit mendohej si ma e randa…, kur dikush bante nji barrë dru në mal dhe për nji arsye ose tjetrën nuk mundej me e marrë atë ditë, mjaftonte me ia vndue nji gur përsipri dhe për shtatqind vjet s’e prekte kush… dhe jo veç barrën e druve, por çdo barrë tjetër, thesin e miellit, dueqët me mallna, kur kalonte Qafës se Agrit…, sepse besohej se ba me e prekë nji barrë me gurin përmaje saj në jetën e përtejme ai gur kishte me të randue në shpirt përjetësisht…

Kur njeh tana këto gjana dhe mendon ngeshëm me të drejtë njeri mundet me besue se i madhi Petro Zheji vërtetë ka pase të drejtë, kur ka shkrue se fjala “betohem” në italisht “giurare” – asht me rranjë shqipe “gur” , bazue ne benë si e kanë ba malsorët – “Pasha këtë gur!” … /KultPlus.com