Kolegji Universum dhe Incodeks organizojnë “Coding Day”


Me 22 Mars nga ora 11:00, Kolegji Universum në bashkëpunim me Kompaninë Incodeks organizon “Coding Day” që ka për qëllim tu mësojë studentëve artin e programimit duke u marrë me probleme reale të programimit.

Nën mentorimin e Enis Beqa – Senior Software Engineer, Arlind Kërçeli – Software Engineer, Erand Raka – Intern/Software Engineer dhe Saranda Sefedini – HR & Administrative Assistant nga Incodeks, studentët gjatë eventit do të garojnë në grupe me njeri-tjetrin duke zgjidhur disa sfida te programimit te webit, detyra këto që do të caktohen nga kompania.

Eventi do te mbahet me 22 Mars, Ora 11:00 Kolegji Universum – Kampusi Ferizaj.

Kolegji Universum dhe Kompania Incodeks, gjatë gjithë vitit i angazhojnë studentet e Kolegjit Universum në projekte reale. Qëllimi i këtij bashkëpunimi në mes të Kolegjit Universum dhe kompanisë Incodeks është që studentët të mësojnë më shumë mbi natyren e punës në kompanitë e teknologjisë në Kosovë, të ndërlidhin teorinë dhe përvojën profesionale gjatë studimeve, gjë që iu mundëson kyçjen më të lehtë në tregun e punës. 

Për më shumë informata rreth projekteve dhe aktiviteteve që angazhohen studentët në Kolegjin Universum, na ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.

(Shkrim i sponsorisuar nga Kolegji Universum).

Kolegji Universum dhe Incodeks me projekt të përbashkët për praktikë të studentëve

Studentët e Kolegjit Universum nga Departamenti Shkenca Kompjuterike po angazhohen në projekte reale gjatë studimeve. Në kuadër të projektit të përbashkët “Summer Academy” të Kolegjit Universum dhe kompanisë Incodeks, studentët të ndarë në grupe dhe të mentoruar nga profesorët po punojnë projekte reale të caktuara nga kompania Inocodeks.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që studentët të mësojnë më shumë mbi natyren e punës në kompanitë e teknologjisë në Kosovë, të ndërlidhin teorinë dhe përvojën profesionale gjatë studimeve, gjë që iu mundëson kyçjen më të lehtë në tregun e punës. 

Në fillim të “Summer Academy” stafi i Incodeks ka prezantuar projektet të cilat duhet të realizohen nga studentët dhe kriteret e vlerësimit të punës së tyre. Në fund fituesi apo grupi fitues i projektit do të punësohet në kompaninë Incodeks. 

Falë planprogramit dhe angazhimit të profesorëve studentët e Kolegjit Universum gjatë gjithë vitit po angazhohen në projekte reale dhe krijojnë prototipe të ndryshme përmes paisjeve harduerike sipas metodës “Learning by Doing” dhe informatave “State of the Art in Technology“. Përmes projekteve të tyre ata po krijojnë paisje të cilat ndikojnë pozitivisht në mirëqenjen e komunitetit duke krijuar lehtësira në jetën reale të njerëzve. Projekte te tilla si dora robotike, smart home, smart stick for blind people, alarm systems dhe shumë paisje të tjera. 

Incodeks është kompani e cila vepron në qytetin e Ferizajt dhe ofron shërbime të teknologjisë informative me fokus në inteligjencë artificiale. Incodeks eksluzivisht punon për klientë ndërkombëtar dhe ka një prespektive të mirë të rritjes së numrit të klientëve.

Kolegji Universum është kolegji më inovativ në Kosovë, i renditur në Top 1000 shkollat më të mira të biznesit në botë nga Agjencia Eduniversal. Institucion lider i ndërkombëtarizimit, i vetmi institucion nga Kosova që ka arritur numrin më të madh të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian. Mëso më shumë www.universum-ks.org

Për më shumë informata rreth projekteve dhe aktiviteteve që angazhohen studentët në Kolegjin Universum, na ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.

(Shkrim i sponsorisuar nga Kolegji Universum).