’Java e Bibliotekës’, mbahet sesioni për letërsinë arbëreshe dhe rëndësinë e saj

”Java e Bibliotekës” po vazhdon të mbahet dhe këtë herë pikë takim kishte përsëri, ambientin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ’Pjetër Bogadani’, shkruan KultPlus.

Në hapsirën e këndit amerikan të bibliotekës, u mbajt sesioni ”Për një vlerësim të burimit të referencave për kulturën arbëreshe”.

Anton Nikë Berisha, shkrimtar dhe studiues i letërsisë shqipe mori fjalën në fillim e ai u shpreh se letërsia arbëreshe është një nga pjesët më cilësore, më të ngritura të letërsisë shqipe.E sa herë hapjet kjo temë, i hapim rrugë vlerave.

”Arbëreshët na kanë lënë një trashigimi të jashtëzakonshme dhe është mjerimi ynë që u njohim pak” shprehi shqetësimin e tij duke treguar se njerëzit mjaftohen me leximin e një vepre të De Radës apo Serembës dhe mendojnë se me kaq e njohin këtë letërsi”, u shpreh Berisha.

Ai përmendi veprën e parë në gjuhën shqipe, ”Meshari” i Buzukut dhe tregon se kjo nuk duhet konsideruar vepër e përkthyer sepse është vepër e hartuar nga Buzuku, pavarësisht se përmban pjesë të përkthyera.Pasi aty, kemi 13 tekste të Buzukut dhe një poemë të tij.

Buzuku,Budi dhe Bogdani nuk kanë vepra të mirëfillta letrare e Jul Varibova është njeriu i parë që boton një vepër të thjeshtë letrare, me një tematikë të veshtirë.Pastaj kemi Lekë Matrëngën me ”E mbsuame e krështerë”, që shfaqet përmes katekizmit.

”Gazetat dhe revistat e para i kemi nga arbëreshet”, shprehet Berisha.

Dhe pse në kohën kur u botuan këto vepra, ato nuk ishin të popullarizuara dhe nuk lexoheshin, autorët arbreshë i botonin, madje në nje rrafsh të lartë poetik.

Nga Berisha, u lexuan dy rapsodi arbëreshe, ”Ligjërojnë dy kunata” dhe ”Trimi zuri e ma puthi”.Për këto Anton Nikë Berisha shprehet se ”janë vargje që nuk i ka as Shekspiri”.

Profesori Kamber Kamberi nga Universiteti, Fehmi Agani në Gjakovë, nuk mund të ishte i pranishëm, megjithatë u lexua një kumtesë e tij.

Kamberi ndalet kryesisht te Ismail Kadareja, i cili i kushton rëndësi fatit tragjik të arbëreshëve gjatë ngulmimeve në Itali.Kadareja trajton këtë problem në dy linja,letrare dhe joletrare.Pjesa letrare është shume e qartë figurativisht,dhe shpreh ”një atdhe që vendoset përtej detit,një atdhe tjetër të dytë europian, ku ruhet identiteti shqiptar”.Kjo haset sidmos te ”Kush e solli Doruntinën” dhe ”Ura me tre harqe”.Kadareja ndalet kryesisht te shkimtarët rilindas si De  Rada,Serembe,Gavril Dra i Ri,Kamarda,etj.

Studiuesi, Arben Veselaj tregoi se një grup studiuesish po bëjnë përpjekje që të hapen dyer të reja për interpretimin e kësaj letërsie.Gjatë realizmit socialist, kur kemi një formë të kontrolluar të mendimit, librat thanë se Rilindja Kombëtare niste me dy ngjarje, me botimin e Naum Veqilharxhit, 1845 dhe me hapjen e shkollës shqipe në Korcë, 1887.Shkollat arbërore ne Kalabri e Sicili, nuk u morën në konsideratë.

Arben Veselaj tregon se Rilindja nis në vitin 1735, me themelimin e kolegjit italo-arbëresh në Palermo, Sicili.Të kësaj përiudhe janë autorët si Nikollë Filja, Nikollë Keta, Nikollë Brankati, etj.

”Në kohën kur gjuha latine ishte gjuhë e të gjithave niveleve shoqërore,frengjishtja gjuhë e oborreve mbretërore, pionerët arbëresh e bën gjuhën shqipe, gjuhë të letërsisë.” vazhdoi ai.

Letërsia e arbëreshëve të Italisë nuk është degë e ndarë e letërsisë shqip, sic haset në disa shkrime, por është vetë burim i saj, vendi nga ku nis udhëtimin letërsia shqipe.

Arbërshët e Italisë, na dhurojnë letërsinë më të bukur shqipe dhe kryevepra që i rezistojnë kohës.Kultura dhe letërsia arbërshe duhet të njihet e të lexohet nga secili, të mesohen në shkolla dhe veprat të jenë në secilën bibliotekë, pasi paraqesin një vlerë të madhe kombëtare./KultPlus.com

Sot u hap edicioni i 19-të i Javës së Bibliotekës në Kosovë

Me temën “Dokumentimi i kulturës së emigracionit – koleksionet e shtypura dhe digjitale”, përgjatë një jave në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës do të organizohen aktivitete kulturore dhe sesione shkencore mbi bibliotekarinë, historinë dhe digjitalizimin.

Në hapje morën pjesë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kryetari i Këshillit Drejtues të BKK-së, Bardh Rugova, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Piro Misha, drejtori i BKK-së, Fazli Gajraku, përfaqësuesja e Fondacionit Basha, Kimete Mitrovica-Basha, përfaqësues të ambasadave të huaja, dhe shumë personalitete tjera nga jeta akademike e kulturore.

Me fjalë e tij ministri Çeku ndër të tjera tha që librin, veprimtarinë botuese dhe bibliotekat i kemi adresuar edhe në reformën e përgjithshme për kulturë e cila veçse ka nisur me miratimin e koncept dokumentit për kulturë që u miratua javën e kaluar nga Qeveria e Kosovës.

“Libri dhe bibliotekat janë referenca bazë e dokumentimit në një shtet. Biblioteka Kombëtare gëzon një kapacitet të jashtëzakonshëm të cilin po e rrisim çdo ditë e më shumë me mbështetje dhe po e trajtojmë me prioritetin e duhur institucional”, shtoi ministri.

Në kuadër të ceremonisë hapëse, gjithashtu folën edhe kryetari i Këshillit Drejtues të Bibliotekës, Bardh Rugova, drejtorët e dy bibliotekave, të Kosovës dhe Shqipërisë, Fazli Gajraku, respektivisht Piro Misha dhe bashkëshortja e Ydriz Bashës, Kimete Mitrovica-Basha.

Ceremonia u përmbyll me një program artistik nga solistja Elikona Hysaj-Shala, e shoqëruar në piano nga Pranvera Hoxha-Bryma dhe me hapjen e ekspozitës “Kujtesa e Kosovës – Dokumentimi i kulturës së Emigracionit: Jeta dhe vepra e Ydriz Bashës (dokumente nga arkivi i familjes Basha)” me kuratore Blerina Vehapi, Erodita Ismajli dhe Venera Nitaj. Në hapje të ekspozitës folën Sara Basha, e bija e Ydriz Bashës dhe Xhakomina Halili. /KultPlus.com

Fillon edicioni i 18-të i ‘Java e Bibliotekës në Kosovë’ (LIVE)

Për të nëntëdhjetën herë me radhë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” organizoi veprimtarinë kulturore “Java e Bibliotekës në Kosovë”, shkruan KultPlus.

Aktivitete të shumta të natyrës kulturore e bibliotekare dhe sesione shkencore që trajtojnë tema të rëndësishme nga bibliotekaria, komunikimi, historia, teknologjia informative, referencat, digjitalizimi janë disa nga ngjarjet që do të ndodhin gjatë kësaj jave, duke filluar nga sot e deri më 11 shtator.

Tashmë tradicional, eventi më i madh kushtuar bibliotekarisë temë bosht në këtë edicion ka ‘Dokumentimi i kulturës së emigracionit: koleksionet e shtypura dhe digjitale’.

Më poshtë mund ta ndiqni LIVE ceremoninë e hapjes në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. / KultPlus.com

Nesër fillon ‘Java e Bibliotekës’ në Kosovë

Më 5 shtator fillon Java e Bibliotekës në Kosovë. Tashmë tradicional, eventi më i madh kushtuar bibliotekarisë, i 19-ti me radhë, do të zgjasë deri më 11 shtator.

Java e Bibliotekës organizohet  nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës,  në bashkëpunim me Shoqatën e Bibliotekarëve të Kosovës dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Tema bosht e këtij edicioni është ‘Dokumentimi i kulturës së emigracionit : koleksionet e shtypura dhe digjitale’./ KultPlus.com

Hapet ‘Java e Bibliotekës’, Osmani: Sot nis punën edhe biblioteka presidenciale ‘Dr. Ibrahim Rugova’

Era Berisha

Për të tetëmbëdhjetën herë me radhë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” organizoi veprimtarinë kulturore “Java e Bibliotekës në Kosovë”, shkruan KultPlus.

Aktivitete të shumta të natyrës kulturore e bibliotekare dhe sesione shkencore që trajtojnë tema të rëndësishme nga bibliotekaria, komunikimi, historia, teknologjia informative, referencat, digjitalizimi janë disa nga ngjarjet që do të ndodhin gjatë kësaj jave, nga sot e deri më 30 maj.

“Kujtesa Kombëtare: koleksionet audiovizuele dhe efemeret” është tema bosht e këtij edicioni që ceremoninë hapëse e pati sot në hollin e bibliotekës.

Në hapje të kësaj ceremonie fjalën e mori drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku i cili bëri thirrje që kjo javë të jetë si thirrje për të vepruar në kuptimin e dijes.

“Java e Bibliotekës së Kosovës është javë për tu festuar por edhe për të vepruar në kuptimin e dijës, përvojës për Bibliotekën tonë dhe për tu njohur me kontributet e punonjësve dhe promovuar përdorimin me mbështetjen e bibliotekave dhe për të reflektuar mbi këto biblioteka”, thotë Bajraku.

Sipas tij, tema e javës së Bibliotekës këtë vit është kujtesa kombëtare“ Kujtesa Kombëtare : koleksionet audiovizuele dhe efemeret”, në përqendrim se çfarë dhe si duhet ta ruajmë kulturën e këtij formati, pra për materialet autovizive duke filluar nga videot, kasetat, DVD-të, kasetat audio, CD audio si dhe për efemere të cilat janë të rëndësishme dhe arrijnë të marrin vlerë materiale kulturore.

Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani në fjalën e saj u shpreh se kjo javë vë në pah rolin thelbësor që bibliotekat e kanë për promovimin e leximit kurse në anën tjetër u jep zë sfidave të shumta dhe nevojave të institucioneve bibliotekare në Kosovë për të përkrahur pragun, përpjekjet e tyre dhe kapacitetet në shërbim të lexuesve.

‘Ne kemi nevojë që ta bëjmë sa më të dukshëm rolin e bibliotekave dhe të njihet funksioni i tyre si një ndër shtyllat e forta të popullit të Kosovës”, tha Osmani duke njoftuar tutje se pikërisht sot, në ditën e hapjes së Javës së Bibliotekës por edhe në shënimin e Ditës së Presidentit, nis punën edhe Biblioteka Presidenciale “Dr.Ibrahim Rugova.”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku u shpreh i kënaqur që sot ndodhej në shtëpinë e librit, vend ky që zë vend dhe ka peshë të madhe në shoqërinë tonë.

“BBK si strofull e informacionit, gëzon javën e Bibliotekës gjatë së cilës do të bëhen bashkë studiues, student, shkrimtarë, historianë e profesionistë të ndryshëm që kontribuojnë në këtë fushë në një formë apo tjetër”, tha Ceku.

Deborah MacLean, drejtore e Sektorit për Marrëdhënie me Publikun nga Ambasada Amerikane në Kosovë, në fjalën e saj përshëndetëse u shpreh se kjo është një mundësi fantastike për të mësuar më shumë për rëndësinë e librit.

“Faleminderit për mundësinë për të folur rreth rëndësisë së librarive. Java e Bibliotekës është një mundësi fantastike dhe ne i mirëpresim dhe i shprehim urimet tona lidhur me njoftimin e bibliotekës presidenciale që do të bëjë që historia të gjallërohet përmes kësaj biblioteke”, ka thënë MacLean.

Ndërsa Rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti u shpreh se BKK është më shumë se një institucion.

“Në cilësinë e tiparit të Universitetit të Prishtinës, i uroj të gjithë nxënësit, studentët, studiuesit për nisjen e kësaj jave të rëndësishme në Kosovë. BBK është më shumë se sa një institucion, jo vetëm që kjo ndërtesë simbolizon dijen dhe sakrificën por edhe gjithçka rreth saj mban peshën e trashëgimisë tonë e cila për të arritur deri këtu ka ecur nëpër terrene jo çdo herë të qëndrueshme”, thotë Sahiti.

Sipas tij, në këto ditë duhet të reflektojmë se ruajtja e traditës, dokumentimi i saj dhe përcjellja e çdo gjenerate është sfidë dhe kënaqësi  në të njëjtën kohë. Kurse, për Universitetin e Prishtinës dhe BKK, kjo javë është një rëndësi e veçantë.

Krejt në fund të kësaj ceremonie, u ndanë edhe mirënjohja nga BKK për donatorët që kanë kontribuar në pasurimin e koleksioneve të BKK-së. Ministri Çeku pati rastin të ndajë këto mirënjohje për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, për përfaqësuesin e familjes së Hasan Hasarit, për profesorin Abdullah Kajradiu, për Sami Dermaku si dhe për Hajrush Ahmeti.

Ndërsa, nga Osman Gashi u ndanë çmime edhe për përcjelljen e aktiviteteve së BBK-së dhe veprimtarisë, për gazetaret Lumira Kelmendi nga RTK dhe Drenushë Shala nga Dukagjini.

Kjo ceremoni u pasua me hapjen e ekspozitës “Kujtesa kulinare e Kosovës: menytë e restoranteve” me kuratore Taibe Bashota dhe Fahrije Marmullaku.

Në fjalën hapëse të kësaj ekspozite, Arsim Canolli shpalosi informacione mbi ekspozitën e cila u shpalos në katin e dytë të bibliotekës.

Java e Bibliotekës në Kosovë organizohet nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. / KultPlus.com

Vjen edicioni i 16-të i “Javës së Bibliotekës së Kosovës”

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” javën që vjen do të mbaj edicionin e 16-të të veprimtarisë kulturore “Java e Bibliotekës në Kosovë” , shkruan KultPlus.

Ceremonia e hapjes “Dita Kombëtare për Vetëdijesimin e Bibliotekave në Kosovë”, do të mbahet në Hollin e Bibliotekës, më 10 prill duke filluar nga ora 12:00.

“Java e Bibliotekës në Kosovë”, do të mbahet për katër ditë rresh, duke filluar nga dita e marte, 10 prill deri të shtunën, më 14 prill./ KultPlus.com