JH prezanton parfumin “Shqipëria ime”, imazh i markes kampioni Robin Krasniqi

Jeta Zymberi

Marka e njohur JH e shqiptares Jola Hasimi, po vazhdon të depërtoj suksesshëm në tregun ndërkombëtar. Vetëm para dy dite, një produkt krejt i veçantë është lansuar në treg dhe ende më të veçantë e bën emri dhe dizajni që i është vendosur. Bëhet fjalë për parfumin e quajtur “Shqipëria ime”, version ky që vjen pesë vite pas parfumit të parë, shkruan KultPlus.

“Shqipëria ime” është i punuar me dorë, prej aromës, lyerjes së shishes, pikturës me pluhur floriri të hartës së Shqipërisë së madhe, logos, kutisë së magnetizuar e deri tek veshja e saj po ashtu.

Jola Hasimi, ka treguar për KultPlus se qysh nga muaji shtator kanë filluar të punojnë versionin e sapo lansuar i cili vjen krejt ndryshe nga i pari, qoftë aroma, imazhi, dizajni, paketimi etj.

“Parfumi “Shqipëria ime” lind nga një emocion që ne shqiptarët kudo që jemi, bëhemi bashkë. Prandaj është pikturuar në shishe harta e Shqipërisë së madhe. Në sytë dhe zemrat tona, ajo është harta e Shqipërisë. Aroma i është besuar sërish Sileno Cheloni i cili ka punuar edhe parfumet e tjerë të markës JH Jola Hasimi”, shprehet Jola Hasimi për KultPlus.

Jola, ka dëshmuar edhe njëherë se nuk i harron rrënjët dhe me punën e saj dëshiron të thyejë të gjitha idetë se shqiptari nuk mundet e nuk ia del në secilën fushë.

E për të forcuar edhe më tepër këtë ide, si imazh të parfumit ajo ka vendosur të marr një tjetër kampion shqiptar. Kampioni i botës në boks, Robin Krasniqi është imazhi i markës për pesë vitet e ardhshme.

“Ne kishim vendosur që ky parfum, ndryshe nga i pari, të kishte një imazh dhe një video promovuese të veçantë. Andaj jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe shumë krenar që ky imazh është Robin Krasniqi, një njeri me shumë vlera, një mik i mirë përveçse kampion bote. Robini e ka pritur shumë mirë dhe ka qenë shumë bashkëpunues, gjë për të cilën i jemi mirënjohës. Vazhdimisht ka udhëtuar drejt Firences për të qenë i pranishëm kudo ku ka qenë nevoja për të, pa marrë parasysh impenjimet e veta dhe situatën e krijuar nga pandemia”, tregon tutje Jola.

Video promovuese e parfumit është xhiruar në Firence, aty ku lindi JH Jola Hasimi dhe “Shqipëria ime”, me një ekip gjerman shumë të talentuar.

Ky brend i ri, me shumë origjinalitet, i punuar me dashuri e përkushtim, ka vetëm dy ditë që është lansuar në treg online dhe sipas Joles, po pritet shumë mirë.

JH Jola Hasimi na informon gjithashtu se parfumi është zyrtarisht online në faqen zyrtare të markës për gjithë Evropën dhe trojet shqiptare, ndërsa për Amerikë, Canada dhe Australi, distributor ekskluziv i markës është Drinon integrated – produkt me qendër në New York. / KultPlus.com

Parfumi me emrin ‘Ilir’ prezantohet në Dubai (FOTO)

Marka JH e Jola Hasimit, së fundmi ka nxjerr në treg edhe parfumin me emrin ‘Ilir’, shkruan KultPlus.

Përveç parfumit Jola Hasimi në Dubai Fashion Week, ka lansuar edhe çantat dhe rripat e lëkurës për meshkuj dhe femra, lajmin për të cilat e ka bërë publike për KultPlus.

Parfumi ‘Ilir’, Free the scent, është parfum vajor.

“Për këtë parfum kemi gati 1 vit e gjysmë që punojmë, vjen në shishe kristali të punuar tërësisht me dorë dhe të prerë në diamant, përmban 620 pika dhe kushton gati 2000€”, ka treguar tutje Jola për KultPlus.

Çdo produkt që u lansua të shtunën nga marka JH, përmban 2 certifikata.

“Një certifikatë autenticiteti të kodifikuar, dhe një dokument të firmosur me dore nga unë dhe im shoq Nertil Boraj që dëshmon datën e prodhimit, detajet e përdorura dhe inspirimin në emër apo historinë përkatëse dhe datën e blerjes njëkohësisht”, ka thënë ajo.

Emiratet Arabe i kanë dhënë besim dhe rëndësi absolute punës së tyre. Çdo produkt i lansuar këtë javë në UAE , në faqen e tyre online lansohen javën e parë të nëntorit./ KultPlus.com

Çanta me emrin e mbretëreshës “Teutë”, që kushton 16 mijë euro (FOTO)

Marka JH nga vajza shqiptare Jola Hasimi, prezantoni të shtunën në Dubai koleksionin e parë të çantave e dhe rripave të luksit. Ndër koleksionet e çantave është edhe ajo që bartë emrin e mbretëreshës ilire Teuta.

Për këtë gjë foli vetë artistja Jola Hasimi, e cila poashtu ndau edhe fotografi ekskluzive nga Dubai Fashion Week, për KultPlus.

“Nuk mund të mungoj tributi jonë ndaj Shqipërisë i reflektuar më së miri tek koleksioni i çantave”, ka treguar Jola Hasimi për KultPlus.

Çantat që u prezantuan janë 2 lloje, ato me lëkurë krokodili dhe ato me lëkurë struci. Çanta me lëkurë krokodili gjendet në 12 ngjyra, lloji i krokodilit quhet Niloticus ose corcodili i Nilit dhe është 100 % i prerë, lyer dhe qepur me dorë. Kjo çantë quhet ‘Teuta’, tribut mbretëreshës ilire dhe kushton 16.000€.

Çanta strucit gjendet gjithashtu e disponueshme në 10 ngjyra sërish 100% puna e realizuar me dorë. Çanta quhet Aairah, tribut Emirateve Arabe, sepse sipas Joles, Aairah është emri i parë arab për femra dhe do të thotë: e para dhe më e respektuara. Çanta Aairah kushton diku 7.500€./ KultPlus.com