Kampioni i botës në boks, Robin Krasniqi merr “Çelësin e Qytetit”, Veliaj: Histori që na frymëzon

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dhuroi sot “Çelësin e Qytetit” boksierit shqiptar të saposhpallur kampion bote, Robin Krasniqi. Duke i shprehur vlerësimet më të larta dhe mirënjohjen e veçantë për titullin që bën sot krenar çdo shqiptar, Veliaj tha se suksesi i tij është shembulli i njerëzve që nuk dorëzohen.

“Jam shumë i lumtur që Robin Krasniqi, kampioni ynë i botës, i krejt shqiptarisë, na ka respektuar qytetin. Ti na ke bërë krenar! Historia jote më bëri shumë përshtypje, është historia e dikujt që nuk ka fituar me të parën dhe nuk i ka shkuar jeta fjollë, por që është rrëzuar, është ngritur, është rrëzuar, është ringritur dhe sot është kampion bote. Historia jote frymëzon djem dhe vajza të rinj, të cilët duhet të kuptojnë se, suksesi nuk vjen në ndeshjen e parë, suksesin nuk ta sjellë baba ose nëna me njohje, me pasuri, me parti ose me politikë, por vjen nga ata që përpiqen, përpiqen, përpiqen dhe nuk dorëzohen”, u shpreh Veliaj.

Vetë kampioni i botës, Krasniqi u shpreh mjaft i emocionuar për këtë vlerësim. “Dua t’ju falenderoj përzemërsisht! Jam shumë, shumë i lumtur që kthehem pas 21 vitesh. Dikur isha një emigrant. Jam shumë krenar dhe shumë i emocionuar që në kryeqytetin e Shqipërisë së madhe, në Tiranë, i biem dy tituj të botës dhe është një nder shumë i madh ta marr këtë Çelës. Kam shumë kujtime të mira nga Tirana, shoh sesa ka ndryshuar, por është një nder, një respekt, një krenari e madhe ta marr këtë çmim”, u shpreh ai.

Boksieri nga Juniku, Robin Krasniqi ka shkruar histori, duke u bërë shqiptari i parë i shpallur kampion i botës në boks në kategorinë gjysmë të rëndë, pasi mposhti gjermanin Dominic Boesel. Për Krasniqin ishte hera e tretë që luftoi për titull bote, në një nga katër versionet e mëdha të boksit profesionist (WBC, WBA, WBO e IBF). Ai ka një bilanc prej 51 fitoresh dhe vetëm 6 humbjesh gjatë karrierës së tij në këtë sport. /atsh/ KultPlus.com

Kampioni botëror i boksit, Robin Krasniqi përulet para fotografisë së Adem Jasharit dhe dorëzon medalet e tij në Prekaz

Boksieri i cili ngriti emrin e Kosovës në kampionatin botëror, Robin Krasniqi ka lënë titujt e fitores së fundit të tij në Prekazin heroik, duke thënë se ky është një borxh ndaj familjes Jashari, shkruan KultPlus.

Krasniqi e ka bërë të ditur në konferencën për media se do t’i dërgoj titujt aty për nder të sakrificës së familjes Jashari.

“Është obligim për mua që këta tituj ti dërgoj edhe në Prekaz, sepse ndihem shumë borxhli për ta. Ndihem shumë i vogël para atyre që kanë flijuar jetën për këtë vend. I përkulem gjithmonë atij vendi”, ka thënë Krasniqi.

Kampionin botëror e ka pritur kryetari i Komunës së Skenderajit, Bekim Jashari i cili e ka falenderuar Krasniqin për respektin e dhënë ndaj familjes së tyre.

“Si Kryetar i Komunës në seancën e radhës do t’i propozoj Kuvendit të Komunës që kampionin e botës Haxhi Krasniqi të shpallim qytetar nderi të qytetit tonë historik, në shenjë mirënjohje e falënderimi për suksesin e arritur në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Bekim Jashari në profilin e tij në facebook.

Robin Krasniqi është shqiptari i parë që ka arritur të fitojë dy titujt e mëdhenj, për t’u shpallur kështu kampion bote në peshat gjysmë të rënda në kategoritë IBO dhe WBA.

Haxhi Krasniqi ka arritur ta mposht me nokaut pas vetëm tre raundesh Dominic Boesel në meçin e zhvilluar në GETEC Arena në Magdeburg të Gjermanisë./ KultPlus.com

Robin Krasniqi dekorohet me Medaljen Presidenciale të Meritave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar boksierin Robin Krasniqin me Medaljen Presidenciale të Meritave pas fitores së tij, i cili ngriti emrin e Kosovës në kampionat botëror, shkruan KultPlus.

Kjo Medalje i është ndarë sportistit kosovar pas shpalljes së tij kampion bote, i cili e përfaqësoj denjësisht vendin në arenën ndërkombëtare të sportit.

Robin Krasniqi është shqiptari i parë që ka arritur të fitojë dy titujt e mëdhenj, për t’u shpallur kështu kampion bote në peshat gjysmë të rënda në kategoritë IBO dhe WBA.

Haxhi Krasniqi ka arritur ta mposht me nokaut pas vetëm tre raundesh Dominic Boesel në meçin e zhvilluar në GETEC Arena në Magdeburg të Gjermanisë./KultPlus.com

WBA: Krasniqi bëri histori si kampioni i parë botëror i lindur në Kosovë (VIDEO)

Boksieri i lindur në Kosovë, Haxhi Krasniqi, mbrëmë e ka mposhtur me nokaut kampionin gjerman, Dominic Bosel.

Kjo fitore ia mundësoi atij titujt ËBA dhe IBO, kështu duke u shpallur kampion bote, njofton Klan Kosova.

Për këtë ndeshje ka shkruar edhe faqja zyrtare e WBA-së në botë, ku thekson se Krasniqi bëri histori si kampion i parë botëror i lindur në Kosovë.

Kujtojmë se rekordi i Robin Krasniqit është 51 fitore, 6 humbje dhe 19 KO, ndërsa Boesel tani ka një rekord prej 30 fitoreve, 2 humbjeve dhe 12 KOs. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/sportineklankosova/videos/2689975854577644

‘Bota flet për ne, Krasniqi gëzoi zemrat shqiptare në gjithë botën’

Mrbëmë, bokseri shqiptar Robin Krasniqi, bëri historinë.

Ai u bë shqiptari i parë që mori titullin ”Kampion bote” në sportin e boksin. Të gjithë e uruan duke mos hezituar të shprehin krenarinë e tyre në atë moment të madh.

Ishte edhe Dumoshi ajo që përmes një statusi në rrjetin social Facebook, uroi Krasniqin për fitoren. ”Haxhi Krasniqi, gëzoi të gjitha zemrat shqiptare në gjithë botën. Bota flet për ne, kampion i pamposhtur në betejë”, kishte shkruar Vlora Dumoshi. / KultPlus.com