Kalaja e Rozafës, destinacioni i 51 215 mijë turistëve

Rreth 51 mijë turistë vendas e të huaj vizituan kalanë Rozafa në Shkodër gjatë periudhës janar -dhjetor 2021.

Kalaja e Rozafës, një vend atraktiv ku historia, arkitektura, peizazhi fantastik ndërthuren në mënyrë të përkryer, po mahnit gjithnjë e më shumë vizitorët.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka ndarë shifrat në rritje të numrit të turistëve gjatë 2021.

“51.215 vizitorë, vizituan Kalanë Rozafa gjatë periudhës janar -dhjetor 2021, ose 20 mijë vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë të 2020-ës. Faleminderit çdo turisti, vendas dhe të huaj, që zgjodhi Kalanë Rozafa, si një ndër sitet kulturore më të preferuara të itinerarit turistik Shkodër përgjatë vitit 2021, duke shënuar një ecuri pozitive këto 12 muaj, reflektuar në rritje të konsiderueshme të numrit të turistëve krahasuar me vitin pandemik 2020”, thekson DRTK Shkodër.

Shkodra është një nga qytetet me trashëgiminë më të pasur kulturore, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon.Rikualifikimi i kalasë së Rozafatit përmes ndriçimit, një investim i Ministrisë së Kulturës e ka kthyer atë në një atraksion turistik, të vizitueshëm për turistët vendas dhe të huaj edhe në mbrëmje.

Kalaja e Rozafës është monumenti historik më antik. Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX). E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare. /ATA/ KultPlus.com

Pas ndriçimit të saj, Kalaja e Rozafës në Shkodër kthehet në një atraksion turistik

Kalaja e Rozafës në Shkodër pas ndriçimit të saj është kthyer në një atraksion turistik, të vizitueshëm për turistët vendas dhe të huaj edhe në mbrëmje.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, solli në vëmendje në kuadër “Muajit të Trashëgimisë” ndriçimin e kalasë së Rozafës, i cili u bë i mundur nga Ministria e Kulturës.

Ky projekt parashikon investimin në 14 kala, mes tyre edhe në atë të Shkodrës, ku janë ndriçuar ambientet e brendshme dhe të jashtme të kalasë së Shkodrës.

“Ditë të mbarë! Rozafa, kjo “zonjë” e rëndë shkodrane doli në dritë falë projektit të ndriçimit, financuar nga Ministria e Kulturës”, – tha Margariti.

Kalaja e Rozafës është monumenti historik më antik. Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX). E ndërtuar gjatë Mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare. / KultPlus.com

Zbulohet një skelet në Kalanë e Shkodrës

Nga kalaja simbol e kryeqendrës kulturore të veriut, vjen rishtas një zbulim i jashtëzakonshëm.

Ekspedita arkeologjike polake, që po kryen prej ditësh gërmime në kala dhe në zonën përreth, ka gjetur një skelet që mendohet të jetë rreth 900- vjeçar.

Ai është nxjerrë në sipërfaqe me mjaft kujdes, me qëllimin për të mos pësuar asnjë dëmtim. Arkeologët polakë, mendojnë se ky zbulim i përket shekullit të 12-të, pra i kohës së pushtimit turk, çfarë pritet të konfirmohet zyrtarisht.

Në të njëjtën kohë, për të vërtetuar hipotezën, skeleti do të dërgohet për ekspertizë më të hollësishme në një laborator në Francë, ndërsa përgjigja zgjat një vit.

Përgjegjësi për arkeologjinë në Shkodër, Helidon Sokoli, shprehet për mediet, se këto kërkime synojnë të zbardhin lashtësinë e kështjellës së Rozafatit, konkretisht gjetjen e gjurmëve helenistike.

“Kemi vazhduar me disa kërkime në tre oborret e kalasë, për të parë shtresëzimin e strukturave, duke filluar që nga ato më të vonat, otomane mesjetare, veneciane për të vazhduar më thellë, me të antikitetit. Ka disa ditë që kemi filluar dhe jemi ende në shtresat e periudhës otomane mesjetare.

Ne jemi të interesuar për të parë antikitetin, si është e zhvilluar kalaja në fazat më të hershme, nga antikiteti i vonë deri në fazat helenistike, por duhet të shkojmë shumë më thellë, për të arritur këto shtresa të hershme”, ka thënë Helidon Sokoli. /konica/ KultPlus.com

Turistja angleze për Kalanë e Rozafës: Unike (VIDEO)

Sezoni turistik i këtij viti ka shënuar një rritje të konsiderueshme të turistëve në monumentet e kulturës në gjithë vendin.

Kalaja e Rozafës në Shkodër, një vend atraktiv ku historia, arkitektura, peizazhi fantastik ndërthuren në mënyrë të përkryer, po mahnit gjithnjë e më shumë turistët e huaj dhe ata vendas.

Numri i vizitorëve është gjithnjë në rritje në këtë atraksion turistik, i cili përveç bukurive mban dhe misterin e historisë së Rozafës.

Një turiste angleze e cila vizitoi Kalanë e Rozafës dha përshtypjen dhe disa nga ndjesitë e para duke u shprehur se ,”më pëlqeu shumë ,nuk e kam parë asnjëherë dhe ishte vërtetë unike. E pashë është interesante po është e vështirë për tu mbajtur mend por mund të shikosh dhe të ecësh. Gjithashtu vizitova dhe pjesën poshtë të qytetit dhe kalanë dhe kjo vizitë zgjati rreth 40 minuta”.

Kalaja e Shkodrës në periudhën janar- korrik 2018 është vizituar nga 58,241 turistë, nga të cilët 16.105 përfituan nga hyrjet falas në ditët e përcaktuara nga Ministria e Kulturës.

Gjatë këtij viti ka pasur një rritje të konsiderueshme të vizitorëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar , ku kalaja u vizitua nga 22,823 turistë./a.a/ KultPlus.com