Rama: Kalaja e Rozafës, mirëseardhja e parë drejt mikpritjes shkodrane

Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamje nga kalaja e Rozafës të cilën e cilësoi si “mirëseardhje e parë drejt mikpritjes shkodrane”.

Tashmë e ndriçuar edhe gjatë mbrëmjes dhe e mirëmbajtur, kalaja tërheq vizitorë në çdo stinë.

Vitin e kaluar, Rozafati u vizitua nga 125737 turistë vendas e të huaj nga 94260 vizitorë në vitin 2022.

Kalaja e Rozafës ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, e rrethuar nga ujërat e tre lumenjve: Drinit, Bunës dhe Kirit. Kështjella Rozafa është monumenti historik më antik. Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX).

E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare. / atsh / KultPlus.com

Kalaja e Rozafës, rekord vizitash edhe në muajin tetor

Kalaja e Rozafës, atraksioni kryesor turistik në qytetin e Shkodrës, ka regjistruar një numër të lartë vizitorësh edhe përgjatë muajit tetor.

Vizitueshmëria ka qenë më e lartë, krahasuar me një vit më parë, duke llogaritur 3896 vizitorë më shumë se në tetorin e vitit 2022. Sipas shifrave të bëra publike nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, Rozafati në tetorin e 2023-shit, u vizitua nga 11679 persona.

Në tetorin e vitit 2022, kalaja u vizitua nga 7783 turistë vendas e të huaj.

Kalaja e Shkodrës, apo siç njihet ndryshe me emrin Kalaja e Rozafës është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë dhe jo vetëm. Kalaja ngrihet mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës, nga ana jug-lindore e tij. Rezulton të jetë ndërtuar qysh nga antikiteti, duke ju rezistuar shekujve.
Kalaja e Rozafës ka disa oborre. Muzeu është vendosur në oborrin e tretë, saktësisht në godinën veneciane të njohur me emrin “Kapitaneria”./ atsh / KultPlus.com

Kalaja e Rozafës, rritet numri i vizitorëve në 2023

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër njoftoi se nga statistikat mbi numrin e vizitorëve në Kalanë e Rozafës, vizitat turistike kanë vijuar me ecurinë pozitive në muajin e parë të vitit, duke reflektuar rritje të numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj për vitin 2023.

2,557 vizitorë janë regjistruar në muajin janar 2023, ndërkohë që një vit më parë, muaji i parë i vitit regjistronte 2339 vizitorë, ose 218 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2022.

Kalaja e Rozafës është atraksioni kryesor turistik i qytetit të Shkodrës. Edhe viti që lamë pas rezultoi i suksesshëm sa i takon vizitueshmërisë, duke regjistruar shifra në rritje krahasuar me vitet pararendëse.

Rikualifikimi i kalasë së Rozafës përmes ndriçimit, një investim i Ministrisë së Kulturës, e ka kthyer atë në një atraksion turistik, të vizitueshëm për turistët vendas dhe të huaj edhe në mbrëmje.

Kalaja e Rozafës është monument historik. Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatllinjve (shek. XVIII-XIX). E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të besës legjendare./KultPlus.com

Mbi 60 mijë vizitorë në Kalanë e Rozafës nga maji në shtator

Sezoni turistik veror solli fluks vizitorësh edhe në Kalanë e Rozafës në Shkodër, duke tejkaluar numrat e vitit të kaluar.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bëri të ditur se “gjatë periudhës maj-shtator shifra e vizitorëve arriti në 60 597, 82% më shumë vizitorë se sa në të njëjtën periudhë të vitit 2021 ose 33 302 vizitorë”.

“Gjatë këtij 5-mujori turistik është arritur përmirësimi me 60% i infrastrukturës në krahasim me vitin 2021, 8 % më shumë vizitorë të shërbyer në ditë krahasimisht me vitin 2021, 50 vizitorë të shërbyer në orë, 82% më shumë vizitorë se në vitin 2021 dhe 52% më shumë të ardhura se në vitin 2021”, theksoi DRTK Shkodër.

Sipas DRTK Shkodër, rezultatet janë arritur falë mirëmenaxhimit dhe përmirësimit të ndjeshëm të infrastrukturës së Kalasë Rozafa, rinovimit të sinjalistikës së brendshme të tabelave dhe paneleve informuese të sitit arkeologjik, shtimi dhe vendosja e koshave të rinj të mbeturinave, riparimi i sistemit të ndriçimit të rrugës së kalldrëmtë për në kala dhe rikthimi i plotë i ndriçimit në muret perimetral të kalasë, riparimi dhe lyerja e kangjellave dhe pastrim vegjetacioni gjatë gjithë ditëve na rrisin përgjegjësinë për mbajtjen e këtij ritmi dhe vijimin me sfidat e tjera në menaxhimin e këtij parku arkeologjik, më i vizituari në të gjithë Shqipërinë.

Kalaja e Rozafës është monument historik. Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatllinjve (shek. XVIII-XIX). E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të besës legjendare./atsh/ KultPlus.com

Kalaja e Rozafës është ‘veshur’ me flamurin e Ukrainës në shenjë solidariteti

Kalaja e Shkodrës e njohur ndryshe me emrin Kalaja e Rozafës është solidarizuar me ngjarjet e fundit në Ukrainë, duke ndezur ngjyrat e flamurit të Ukrainë në kala, shkruan KultPlus.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se sot më shumë se kurrë vlen misioni i kulturës dhe trashëgimisë historike për të përçuar tolerancën si një nga vlerat më të mira europiane.

“Sot më shumë se kurrë vlen misioni i kulturës dhe trashëgimisë historike për të përçuar tolerancën si një nga vlerat më të mira europiane. Ngjyrat e flamurit të Ukrainës shkëlqejnë këtë mbrëmje në Kalanë e Shkodrës në solidaritet dhe mbështetje të plotë me Ukrainën dhe popullin e saj”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Vende të ndryshme nga e gjithë bota po solidarizohen me viktimat dhe gjithë atë se çfarë është duke ngjarë në Ukrainë. /KultPlus.com

Foto: Eniko Mosi

Kalaja e Rozafës, destinacioni i 51 215 mijë turistëve

Rreth 51 mijë turistë vendas e të huaj vizituan kalanë Rozafa në Shkodër gjatë periudhës janar -dhjetor 2021.

Kalaja e Rozafës, një vend atraktiv ku historia, arkitektura, peizazhi fantastik ndërthuren në mënyrë të përkryer, po mahnit gjithnjë e më shumë vizitorët.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka ndarë shifrat në rritje të numrit të turistëve gjatë 2021.

“51.215 vizitorë, vizituan Kalanë Rozafa gjatë periudhës janar -dhjetor 2021, ose 20 mijë vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë të 2020-ës. Faleminderit çdo turisti, vendas dhe të huaj, që zgjodhi Kalanë Rozafa, si një ndër sitet kulturore më të preferuara të itinerarit turistik Shkodër përgjatë vitit 2021, duke shënuar një ecuri pozitive këto 12 muaj, reflektuar në rritje të konsiderueshme të numrit të turistëve krahasuar me vitin pandemik 2020”, thekson DRTK Shkodër.

Shkodra është një nga qytetet me trashëgiminë më të pasur kulturore, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon.Rikualifikimi i kalasë së Rozafatit përmes ndriçimit, një investim i Ministrisë së Kulturës e ka kthyer atë në një atraksion turistik, të vizitueshëm për turistët vendas dhe të huaj edhe në mbrëmje.

Kalaja e Rozafës është monumenti historik më antik. Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX). E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare. /ATA/ KultPlus.com

Pas ndriçimit të saj, Kalaja e Rozafës në Shkodër kthehet në një atraksion turistik

Kalaja e Rozafës në Shkodër pas ndriçimit të saj është kthyer në një atraksion turistik, të vizitueshëm për turistët vendas dhe të huaj edhe në mbrëmje.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, solli në vëmendje në kuadër “Muajit të Trashëgimisë” ndriçimin e kalasë së Rozafës, i cili u bë i mundur nga Ministria e Kulturës.

Ky projekt parashikon investimin në 14 kala, mes tyre edhe në atë të Shkodrës, ku janë ndriçuar ambientet e brendshme dhe të jashtme të kalasë së Shkodrës.

“Ditë të mbarë! Rozafa, kjo “zonjë” e rëndë shkodrane doli në dritë falë projektit të ndriçimit, financuar nga Ministria e Kulturës”, – tha Margariti.

Kalaja e Rozafës është monumenti historik më antik. Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX). E ndërtuar gjatë Mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare. / KultPlus.com

Kalaja e Rozafës, destinacion i mbi 24 mijë vizitorëve deri në korrik

Kalaja e Rozafës në Shkodër, një vend atraktiv ku historia, arkitektura, peizazhi fantastik ndërthuren në mënyrë të përkryer, po mahnit gjithnjë e më shumë turistët e huaj dhe ata vendas.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Shkodër ka ndarë shifrat në rritje të numrit të turistëve për periudhën janar-korrik të këtij viti, duke i krahasuar ato me një vit më parë.

“Numri i vizitorëve ka shënuar rritje ku sipas shifrave të bëra publike nga 1 janar 2021 deri në 31 korrik 2021 ka pasur 24 131 vizitorë ndryshe nga një vit më parë ku shifrat flasin për 12 987 vizitorë, pra ka pasur një rritje prej 86% të numrit të vizitorëve”, bën të ditur DRKK Shkodër.

Sipas DRKK, falë biletave të shitura për periudhën janar-korrik 2021 janë mbledhur 5 113 500 lekë ndryshe nga një vit më parë ku shifrat flasin vetëm për 1 764 610 lekë.Rikualifikimi i kalasë së Rozafatit përmes ndriçimit, një investim i Ministrisë së Kulturës e ka kthyer atë në një atraksion turistik, të vizitueshëm për turistët vendas dhe të huaj edhe në mbrëmje.

Kalaja e Rozafës është monumenti historik më antik. Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX). E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare. /atsh/ KultPlus.com