“Jam rritur dhe mësuar të trajtoj njerëzit pikërisht ashtu si do të doja të trajtohesha unë nga të tjerët”

Nga Keanu Reeves

Jam rritur dhe mësuar që të tregoj respekt.
Jam mësuar që të trokas përpara se të hap një derë.
Të them përshëndetje kur hyj në një dhomë. Të them ‘Të lutem’ dhe ‘Faleminderit’, dhe të kem respekt për më të moshuarit. Nëse u nevojitet, do i lija të tjerët ta merrnin vendin tim. Të them “Po zotëri” dhe “Jo zotëri”, dhe të ndihmoj të tjerët kur u duhem, jo të rri në skaje e të shoh. Të mbaj derën për personin që është prapa meje, të them “më falni” kur nevojitet dhe të dua njerëzit për ata që janë, dhe jo për atë që unë mund të marr prej tyre.
Më e rëndësishmja, jam rritur dhe mësuar të trajtoj njerëzit pikërisht ashtu si do të doja të trajtohesha unë nga të tjerët. Quhet respekt.
KultPlus.com

Keanu Reeves dhe Jonah Hill në një film bashkë

Aktorët e famshëm hollivudianë, Keanu Reeves dhe Jonah Hill, do të luajnë në një film të quajtur Outcome.

Filmi i ri nga Apple Studios për autorë të skenarit ka pikërisht Hillin dhe Ezra Woodsin, teksa ky i pari njëherësh do ta bëjë edhe regjinë.

Outcome është përshkruar si një tregim i errët hollivudian sipas The Hollywood Reporter.

Reef, luajtur nga Reevesi, është një aktor i trazuar hollivudian i cili duhet të përballet me të kaluarën e tij në momentin që kalon nëpër një krizë në karrierën e tij.

70 për qind të fitimeve, aktori Keanu Reeves ua dhuroi organizatave të kërkimit të kancerit

Një raport i ri pretendon se Keanu Reeves dhuroi një pjesë të madhe të përshtatjes së tij nga filmi origjinal “The Matrix” për pacientët me kancer.

Reeves, 57 vjeçar, thuhet se u pagua 10 milionë dollarë paraprakisht për filmin fantastiko-shkencor të vitit 1999, përpara se të fitonte 35 milionë dollarë të tjerë kur filmi u bë një film i suksesshëm në mbarë botën.

Aktori dhuroi 70% të parave – 31.5 milionë dollarë – për personat e prekur me leukemi.

E gjitha kjo ndodhi për arsye se motra e tij më e vogël, Kim, po luftonte me sëmundjen për tetë vjet në kohën kur ai bëri dhurimin.

Reeves ka vazhduar të japë para për personat e sëmurë në vitet pasi Kim u shërua, madje duke krijuar fondin e tij të kancerit.

“Unë kam një fondacion privat që funksionon për pesë ose gjashtë vjet dhe ai ndihmon disa spitale për fëmijë dhe kërkime për kancerin,” citohet Reeves në 2009. “Nuk më pëlqen t’i bashkangjit emrin tim, thjesht le të bëjë fondacioni atë që bën”, ka thënë aktori.

Së fundmi është lansuar filmi i tij i fundit “The Matrix Resurrections”. /KultPlus.com

The Matrix Resurrections' Easter Eggs and References You Might Have Missed  | Complex

“Jam rritur dhe mësuar të trajtoj njerëzit pikërisht ashtu si do të doja të trajtohesha unë nga të tjerët”

Nga Keanu Reeves

“Jam rritur dhe mësuar që të tregoj respekt.
Jam mësuar që të trokas përpara se të hap një derë.
Të them përshëndetje kur hyj në një dhomë. Të them ‘Të lutem’ dhe ‘Faleminderit’, dhe të kem respekt për më të moshuarit. Nëse u nevojitet, do i lija të tjerët ta merrnin vendin tim. Të them “Po zotëri” dhe “Jo zotëri”, dhe të ndihmoj të tjerët kur u duhem, jo të rri në skaje e të shoh. Të mbaj derën për personin që është prapa meje, të them “më falni” kur nevojitet dhe të dua njerëzit për ata që janë, dhe jo për atë që unë mund të marr prej tyre.
Më e rëndësishmja, jam rritur dhe mësuar të trajtoj njerëzit pikërisht ashtu si do të doja të trajtohesha unë nga të tjerët. Quhet respekt.” / KultPlus.com