Hapet “Këndi i Librit Ukrainas” në Bibliotekën Kombëtare

Iniciativës së Zonjës së Parë të Ukrainës, Olena Zelenska, me qëllim shkëmbimin kulturor mes vendeve, i bashkohet edhe Biblioteka Kombëtare. Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, mori pjesë ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij. Ai e vuri theksin tek bashkëpunimi kulturorë

“Ngritja e “Këndi i Librit Ukrainas” vjen si pjesë e projektit “Rafti i librave ukrainas” i iniciuar nga Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, me qëllim shkëmbimin kulturor mes vendeve.”

Fondi i librave të këtij këndi, i cili iu dhurua Bibliotekës Kombëtare, përfshin botime në gjuhën ukrainase dhe anglisht mbi historinë, identitetin dhe kulturën. Drejtori i Bibliotekës Piro Misha rendit autor të rëndësishëm nga dy vendet.

Misha e vë theksin edhe tek rëndësia  e ruajtjes së identitetit kombëtar, ku mbështet Ukrainën në luftën e saj. Këndi i librave pritet të pasurohet me tituj të tjerë në vijim, ndërsa librat e dhuruar do të prezantohen javën e ardhshme në një ekspozitë për publikun e gjerë. /abcnews.al/Leontina Nika /KultPlus.com

Ngrihet “Këndi i Librit Ukrainas” në Bibliotekën Kombëtare

Në Bibliotekën Kombëtare u përurua “Këndi i Librit Ukrainas”.

Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, kanë marrë pjesë ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha.

Fondi i librave të këtij këndi, i cili i është dhuruar Bibliotekës Kombëtare, përfshin botime në gjuhën ukrainase dhe anglisht mbi historinë, identitetin dhe kulturën ukrainase dhe do të vijojë të pasurohet me botime të tjera.

Ngritja e “Këndi i Librit Ukrainas” vjen si pjesë e projektit “Rafti i librave ukrainas” i iniciuar nga Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, me qëllim shkëmbimin kulturor mes vendeve. /atsh / KultPlus.com