Netflix ndërpret të gjitha lidhjet me Kevin Spacey

Kompania Netflix njoftoi se aktori Kevin Spacey nuk do të jetë më pjesë e ekipit të aktorëve të serisë “House of Cards”, pas akuzave për shqetësime seksuale.

Netflix ka bërë të ditur në komunikatë se ndërpret të gjitha lidhjet me Spacey dhe se kompania do të shqyrtojë nëse seria do të vazhdojë pa aktorin transmeton ksp.

CNN më herët raportoi se tetë bashkëpunëtorë të tanishëm dhe të mëhershëm në serinë “House of Cards”, kanë bërë të ditur se Spacey vendin e punës e ka bërë “toksik”, ndërsa aktori Antony Rap e ka akuzuar për keqtrajtim seksual.

Aktori amerikan dhe fituesi i Oscarit, Kevin Spacey këtë vit nuk do të marrë shpërblimin Emmy për kontribut në kualitetin e televizionit për shkak të akuzave për shqetësime seksuale. / KultPlus.com

I revokohet çmimi Emmy, Kevin Spacey

I është revokuar çmimi Emmy Kevin Spaceyt përmes së cilit ai do të nderohej.

Kjo pas daljes në publik të akuzave për ngacmim seksual ndaj një 14-vjeçari në vitet ’80, transmeton portali arbresh.info. Fituesi i dyfishtë i çmimit Oscar do ta pranonte Çmimin Ndërkombëtar të Emmy në New York muajin e ardhshëm.
Akademia Ndërkombëtare e Arteve dhe Shkencave të Televizionit lëshoi një deklaratë duke thënë se “në dritën e ngjarjeve të fundit” do të tërheqë nderimin e Spacey.

Aktori i Star Trek: Discovery, Anthony Rapp pohon se 58-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht atë si një adoleshent i ri në apartamentin e aktorit që atë kohë ishte 26-vjeçar në vitin 1986.
Spacey lëshoi një deklaratë ku kërkonte faljeje në të cilën gjithashtu doli publikisht si homoseksual duke çuar në kritika nga disa figura të shquara të Hollivudit, sepse donte të nënkuptonte se shkaku që nuk e pranonte se ishte homoseksual arsyetonte sjelljen e papërshtatshme me të miturin./ KultPlus.com