Poeti shqiptar, Klaudio Findiku, nderohet me titullin “Kavalier i Urdhrit të Dante Alighieri”

Autori shqiptar në Itali, Klaudio Findiku është nderuar me titullin “Kavalier i Urdhrit të Dante Alighieri”. Ky titull i akordohet nga Republika e Poetëve e themeluar nga Enciklopedia Poetike, Wikipoesia.

Republika e Poetëve, një projekt kulturor, një komb i vogël i krijuar sipas karakteristikave të autonomisë dhe të pavarësisë krahasuar me shtete, ente apo organizata të tjera në mënyrë më poetike i përket realitetit të hapësirës digjitale dhe të Mendimit njerëzor. Ajo synon të kremtojë krijimtarinë njerëzore, të vlerësojë poezinë dhe poetët si dhe të njohë poezinë si shprehje të njerëzimit.

Urdhri i Dante Alighierit është krijuar për të promovuar përhapjen e poezisë italiane në botë dhe në veçanti gjenialitetin e Dante Alighierit.

Promovuesi i iniciativës është Renato Ongania (ish-themeluesi i Enciklopedisë poetike).

Ndërkaq, ky është vetëm njëri nga disa sukseset e shumta që autori Findiku ka korrur në vitet e fundit. /KultPlus.com

Shkrimtari shqiptar Klaudio Findiku, i vlerësuar me mbi 20 çmime në fushën letrare për vitin 2021

I riu shqiptar Klaudio Findiku ka komunikuar ditën e shtunë më datë 11 dhjetor se prezantimi i ditës së shtunë ishte i fundit për vitin 2021.

Një vit ky shumë i suksesshëm për të riun Findiku i cili në 2021 është vlerësuar me mbi 20 çmime në fushën letrare nëpërmjet konkurseve të ndryshme të poezisë në Itali dhe jo vetëm.

Poezia e Klaudios që flet për dashurinë dhe për Shqipërinë, dy tema të cilat e kanë shoqëruar kudo Klaudion në jetën e tij. 2021 ka qenë nje vit i suksesshëm prodhimi dhe në fushën e pikturës. Disa prej tyre janë vlerësuar nga kritikë arti dhe shumë të tjera kanë marrë çmime të dyta e të treta.

Klaudio ndihet shumë i realizuar mbas marrjes së çmimeve të tilla, sepse jep kontributin e tij përtë ngritur lart vlerat e një populli që ndër vite është parë në një këndvështrim të gabuar.

Në nëntor 2021 doli libri IL PANE (Buka) një libër shumë i “përqafuar” nga lexuesi italian dhe jo vetëm. Një libër i cili ka fituar disa konkurse letrare në një kohë të shkurtër. Një libër i cili ka shëtitur në disa bibloteka të Trentios, rreth 12 prezantime në 3 muajt e fundit në Trentino dhe me mbi 25 prezantime të programuara për vitin 2022.

Së shpejti Klaudio Findiku do të jetë pjesë e përgatitjes së një projekti të ri në fushën e letërsisë, një konkursi ndërkombëtarë i titulluar “AQUILA D’ORO” (Shqiponja e artë) konkurs i hapur në veçanti për të rinj e të reja për t’i afruar me krijimtarinë letrare si poezi, shkrim kreativ, pikturë e fotografi.

Gjithashtu në vitin 2022 Findiku do të përfundojë librin mbi të cilin po punon, një libër që do ta rikthejë në Shqipëri dhe Kosovë. / KultPlus.com

Me poezinë kushtuar Nënë Terezës, shqiptari fiton çmimin letrar “Veritas Splendor” në Itali

Poeti i ri shqiptar në Itali, Klaudio Findiku së fundmi ka fituar çmimin letrar ndërkombëtar “Veritas Splendor”, promovuar nga Universiteti Ndërkombëtar i Paqes në bashkëpunim me Departamentin Federal të Kulturës dhe nën Patronazhin e Lartë të Akademisë Universum Zvicra, me një poezi kushtuar Nënë Terezës së Kalkutës.

Findiku ishte protagonist në ceremoninë përmbyllëse të edicionit të 21-të të “Universum International Award – Young Excellence”, në Pesaro, kushtuar të rinjve që janë dalluar në çdo fushë të shoqërisë. Aty u vlerësua me “Menzione d’onore” për poezinë “Lotët e nënës sime”, një histori prekëse e dashurisë për vendlindjen, Shqipërinë, dhe vendin ku tashmë jeton.

Ai është autor i më shumë se 950 kompozimeve që i kanë dhënë atij çmime të shumta.

Klaudio Findiku ka lindur në Durrës më 1995 dhe jeton në Itali që nga viti 2009, ku dhe ka ndjekur studimet për Hoteli-Turizëm dhe Menaxhim biznesi. Gjer më tani ka botuar 5 vëllime në shqip, si: “Mërgimi në dhe të huaj”, “Malli për vendlindjen time”, “Copëza Shpirti” etj., të cilave pritet t’u shtohen edhe botime të reja. Krijimtaria e tij letrare në italisht është vlerësuar me mjaft çmime, ku i shtohet edhe çmimi i fundit “Veritas Splendor”. / KultPlus.com

Autori shqiptar, Klaudio Findiku, në dy muajt e fundit ka marrë 25 çmime

Suksese të reja për poetin e ri shqiptar nga Italia, Klaudio Findiku, i cili në dy muajt e fundit ka marrë njëzet e pesë çmime në po aq çmime ndërkombëtare, shkruan albinfo.ch.

Findiku shquhet si autor i më shumë se 950 kompozimeve që i kanë dhënë atij çmime të shumta, në Montesilvano Findiku ai fitoi çmimin letrar ndërkombëtar “Veritas Splendor”, promovuar nga Universiteti Ndërkombëtar i Paqes, në bashkëpunim me Departamentin Federal të Kulturës dhe nën Patronazhin e Lartë të Akademisë Universum Zvicra, me një poezi kushtuar Nënë Terezës së Kalkutës, shkruan albinfo.ch.

Duhet theksuar se Findiku ishte protagonist në Pesaro në ceremoninë përmbyllëse të edicionit të 21-të të “Universum International Award – Young Excellence”, kushtuar të rinjve që janë dalluar në çdo fushë të shoqërisë, ku u vlerësua me “Përmendjen e Nderuar” për poezi “Lotët e nënës sime”, një histori prekëse e dashurisë për Shqipërinë, tokën e saj amtare dhe për tokën e adoptuar, ndërsa më 9 tetor me poezinë “Deti” ajo fitoi “I colori dell ‘anima’, promovuar në Sanremo nga shoqata kulturore “Mondo fluttuante”.

Klaudio Findiku ka lindur në Durrës më 1995 dhe jeton në Itali që nga viti 2009, ku dhe ka ndjekur studimet për Hoteleri-Turizëm dhe Menaxhim biznesi. Gjer më tani ka botuar 5 vëllime në shqip, si: “Mërgimi në dhe të huaj”, “Malli për vendlindjen time”, “Copëza Shpirti” etj., të cilave pritet t’u shtohen edhe botime të reja. Krijimtaria e tij letrare në italisht është vlerësuar me mjaft çmime dhe do të publikohet së shpejti.

Përveç talentit të tij, është i njohur edhe për angazhimin e tij shoqëror në kryesinë e shoqatës vullnetare “Shqipet”, e cila mban lart emrin e të rinjve që i përkushtohen artit të fjalës. /Albinfo.ch/ KultPlus.com

Fotografia e Klaudio Findiku
Fotografia e Klaudio Findiku