Veprat e Kolë Idromenos, në një ekspozitë të gjitha pikturat që ndodhen në institucionet shtetërore

Përse një ekspozitë e Kolë Idromenos tani? Në fakt, t’i japësh përgjigje kësaj pyetjeje nuk është edhe aq e thjeshtë.

Ajo që ndihet me siguri është që ndikimi i saj ka qenë shumë i madh, jo vetëm në zbulimin e identiteteve të disa prej portreteve që më parë nuk dihej se të kujt ishin, por sidomos në përcaktimin dhe në njohjen e vlerave të historisë së artisti shqiptar nga një gjeneratë e re.

Në këtë ekspozitë jemi munduar të mbledhim shumicën e pikturave të rëndësishme, përveç atyre që janë në koleksione private. Gati të gjitha pikturat që i posedojnë institucionet shkencore, qoftë Galeria Kombëtare, Qoftë galeria e Arteve në Shkodër edhe Muzeu Oso Kuka.

Mendoj që duket me u ndalë idea e ndërtimit të mitit rreth Idromenos, por duke mos bërë asgjë për t’u treguar miti ose vepra e tij gjeneratave të reja.

Personaliteti ne picture është Im Sinjor Ernesto Coba dhe sigurisht një personalitet shumë i njohur në Shqipëri. Besoj që kjo ka qenë i jashtëzakonshme që mbas krejt këtyre viteve që është në koleksion të Galerisë prej pamundësisë për tu parë nga publiku, ka qenë e pamundur të zbulohej se kush është personaliteti.

Kjo është piktura “Kur dreqi futet në shtëpi”. Në fillim të viteve 90 ka ardhur në Galeri e palosur në gjysmë A4 dhe sot ka arritur në një përqindje shumë të madhe të restaurimit dhe është vizibile.

Ky është portreti i Mat Kolevit, një mik shumë i afërt i Idromenos. Portret, i cili mendohet se është më i hershëm se “Motrat tona”. Është në posedim të Galerisë Kombëtare, por i pa ekspozuar më herët.

Shtëpitë e Idromenos dhe Pashko Vasës u kthyen “në kinema” në Shkodër

Banesat karakteristike të Kolë Idromenos e Pashko Vasës, u rigjallëruan dhe u kthyen në kinema të hapura për tre netë në Shkodër.

Aty u shfaqën filmat pjesëmarrës në edicionin e tretë të Festivalit “Ekrani i Artit”

Shtëpitë e Kolë Idromenos, Llazanëve dhe Pashko Vasës u kthyen në kinema të hapura përgjatë tre netëve të festivalit “Ekrani i Artit” në Shkodër.

Ringjallja e oborreve karakteristike ku filmat u shfaqen në mjedise të hapura, duke  prezantuar historinë dhe traditën e një qyteti të lashtë, ishte gjetja e edicionit të tretë.

Adrian Paci, organizator Art House: Jam i kënaqur me përgjigjen që patën nga publiku. Mirëpritjen që patën nga familjarët të cilët na hapën oborret e tyre. Festivali ia arriti qëllimit dhe është një nxitje për ta vazhduar edhe vitin tjetër. 

Filmi dokumentar na prezanton dy fytyrat e botës së artit, atë të prodhimit dhe shitjes.

Adrian Paci, organizator Art House: Na bën të menedojmë mbi atë çfarë është marrëdhënia që arti ka me ekonominë dhe shoqërinë që jetojmë. 

Risitë e këtij viti ishin të shumta… Gjetje ishte “ringjallja” e oborreve karakteristike shkodrane, ku filmat u shfaqen në këto mjedise të hapura, që na prezantojnë historinë dhe traditën e një qyteti të lashtë.

Organizatorët premtojnë vazhdimësinë e këtij festivali, që po formësohet si një traditë e bukur.