Rikthehet ‘Korça Short Film Festival’, prezantohen 31 filma të shkurtër

Në qytetin e bukur të Korçës as këtë vit nuk mund të mungonte festivali i përvitshëm që tashmë është kthyer në një traditë për këtë qytet.

Festivali “Korça Short Film Festival”, këtë vit do të prezantojë për publikun rreth 31 filma të shkurtër që janë përzgjedhur për këtë edicion.

Këtë vit festivali është i ndarë në dy seksione ku pjesa e parë e filmave do të prezantohen gjatë paraditeve në ambientet e teatrit të qytetit A.Z. Çajupi, kurse kategoria tjetër do të shfaqen gjatë pasditeve në ambientet e Muzeut Arkeologjik, transmeton KultPlus.

Nata e parë u mbajt pikërisht në ambientet e Muzeut Arkeologjik në Korçë.

Organizatori i këtij eventi, Gledis Bica është shprehur se “në këtë festival kanë aplikuar rreth 700 produksione nga të cilët, në fund u përzgjodhën për të qenë pjesë vetëm 31 prej tyre. Filmat e përzgjedhur janë kryesisht të zhanerave fiction dhe artistik, ndërsa 4 prej tyre, janë të animuar dhe dokumentar. Risia e edicionit të këtij viti është që edhe publiku vetë do të ketë mundësinë që të bëj përzgjedhjen e tij, si filmi më i preferuar nga publiku”.

Ditën e djeshme janë shfaqur për publikun në seksionin e parë filmat, Don’t sleep, USA; Clear Sky, Rusi; Storgetnya, Francë; East West, Poloni.

Ndërsa në seksionin e dytë, And Then the silence, Francë; Sisters, Slloveni; So that nothing changes, Francë; Shanzai screens, Francë; Filipinana, Filipine. /atsh/ KultPlus.com

Rikthehet Festivali i Filmit në Korçë

Rikthehet Festivali i Filmit me metrazh të shkurtër në Korçë. Ndryshe nga një vit më parë që u zhvillua online, këtë herë ky organizim u mbajt me praninë e publikut.

Janë 31 filma nga 20 shtete të botës dhe të zhanreve të ndryshëm.

Kryesisht janë filma fiksion, filma artistikë, por ka edhe dokumentarë dhe filma të animuar”.

Prodhimet kinematografike do të shfaqen për disa ditë në qytetin juglindor.

Deri ditën e shtunë do të shfaqen dy programacione të ndryshme, një te Teatri i Korçës në orën 11:30 dhe gjatë mbrëmjes në orën 20:30 te Muzeu Arkeologjik”.

Mbajtja e këtij festivali me praninë e publikut, konsiderohet e rëndësishme edhe nga anëtarët e jurisë.

Janë impresione që nuk merren dot nga celularët dhe nga ekranet e laptopit, pikërisht për t’iu larguar asaj faze që kaluam, të pandemisë sepse aty kemi qenë të detyruar vërtet që të bënim kompromis me kushtet e transmetimit”, tha aktori Genci Fuga.

Për mua është shumë e rëndësishme që t’i rikthehemi sa më shpejt aktiviteteve të këtij tipi sepse filmi është një përvojë sa artistike, aq edhe kulturore, kështu që shpresoj të ketë publik, të ketë pjesëmarrës dhe padyshim që do të jetë një ngjarje e veçantë”, u shpreh një tjetër anëtare.

Festivali ka gjetur mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe bashkisë së Korçës. Në natën finale do të ndahen edhe çmimet për regjisorin, skenaristin aktorët më të spikatur si dhe kategori të tjera. / tvklan.al / KultPlus.com

Korça Short Film Festival vjen sonte në Mitrovicë

KO:SH Film Fest On Tour nis sonte udhëtimin me ndalesën e parë në Mitrovicë, përcjellë KultPlus.

Eventi do të nisë sonte në orën 20:00 në ambientet e 7Arte në Mitrovicë. Më pas KO:SH Film Fest On Tour do të vazhdojë rrugëtimin në Prishtinë, më 4 tetor në Kino Armata dhe në Prizren më datë 5 tetor në Kino Lumbardhi.

Korça Short Film Festival, përgjatë muajit shtator dhe tetor, do të udhëtojë në disa qytete të ndryshme, si në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.

Një përmbledhje e filmave më të mirë të KO:SH Film Fest do të shfaqet në Mitrovicë, Prishtinë, Prizren, Tetovë, Shkodër, Elbasan dhe Tiranë.

KO:SH organizohet nga dART Production dhe është mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë. / KultPlus.com