‘Lumenjtë e botës po thahen nga moti ekstrem’, shihni se si duken gjashtë prej tyre nga hapësira

CNN ka publikuar disa fotografi, ku shihet ndryshimi i lumenjve nga viti 2000 në vitin 2022.

“Lumenjtë e botës po thahen nga moti ekstrem”, shkruan CNN.

Kriza klimatike e shkaktuar nga njeriu po nxit motin ekstrem në të gjithë globin, i cili nuk po ndikon vetëm në lumenjtë, por edhe tek njerëzit që mbështeten tek ata. Shumica e njerëzve në planet varen nga lumenjtë në një farë mënyre, qoftë për ujë të pijshëm, për të ujitur ushqimin, për energji apo për të transportuar mallra.

Shihni se si duken gjashtë prej tyre nga hapësira:

Lumi Kolorado në SHBA, dallimi nga viti 2000 në 2022.

Lumi Yangtze në Azi, dallimi nga viti 2021 në 2022.

Lumi Rhine që rrjedh përmes Gjermanisë dhe Holandës dhe më pas derdhet deri në Detin e Veriut – dallimi nga viti 2021 në 2022.

Lumi Po përshkon majën e Italisë dhe derdhet në lindje në detin Adriatik – dallimi nga viti 2021 në 2022.

Lumi Loire në Francë – dallimi nga viti 2021 në vitin 2022

Lumi Danub, lumi më i gjatë që kalon nëpër 10 shtete – dallimi nga viti 2021 në vitin 2022./ KultPlus.com

Ngadalësimi i rrymave oqeanike mund të ketë efekt shkatërrues në klimën tonë

E mbani mend filmin, “A Day After Tomorrow”, në të cilin ndodhin një sërë katastrofash globale që godasin pas ndryshimeve klimatike , të cilat shkaktojnë ndalimin e rrymave oqeanike të botës?

Epo, studimi i ri zbulon se rrymat kryesore oqeanike të Tokës po ngadalësohen, dhe megjithatë pasojat nuk do të jenë aq të menjëhershme dhe dramatike në filmat e Hollivudit. Por do të kenë ndikime në botën reale për modelet globale të motit dhe nivelit të detit.

Ngadalësimi i qarkullimit të oqeanit shkaktohet drejtpërdrejtë rritja e temperaturave globale dhe kjo është parashikuar nga shkencëtarët e klimës.

“Është parashikuar prej dekadash që qarkullimi i rrymave detare do të ngadalësohet në përgjigje të ngrohjes globale. Tani kemi provat e forta se kjo po ndodh”, tha Stefan Rahmstorf i Universitetit të Potsdamit i cili kontribuoi në këtë hulumtim.

Qarkullimi Mesatar i Atlantikut (AMOC) transporton ujë nëpër oqeanet e planetit, përfshirë Atlantikun, Paqësorin dhe Indianin. Sipas studimit, rajoni që kontribuon në ngadalësimin është Atlantiku i Veriut.

Në këtë pjesë të oqeanit, akujt e Groenlandës po shkrihen, duke kontribuar si në një ngritje të niveleve të detit, ashtu edhe në uljen e shpejtësisë së qarkullimit.

Shkrirja e akullit në Groenlandë dhe reshjet e mëdha të shiut mbi Atlantikun e Veriut të shkaktuara nga ndryshimi i klimës kanë ndikuar në kripësinë dhe dendësinë e ujërave, shpjegoi Rahmstorf.

“Ngrohja sipërfaqësore, cikli i rritur i ujit, reshjet e shiut dhe shkrirja e akullit janë të gjitha pasojë e ngrohjes globale nëpër pjesë të Oqeanit Atlantik Verior”, tha ai.

Ndërsa rrymat e ujit të ngrohtë lëvizin në veri, ato zakonisht kthehen në jug ndërsa bëhet më e freskët dhe e rëndë. Uji i ëmbël i shtuar nga akulli që shkrihet po bën që kjo kthesë të jetë më e ngadaltë për shkak të kripësisë së zvogëluar.

Modelet globale të motit janë të lidhura në mënyrë kritike me qarkullimin e oqeanit dhe transportin e tyre të nxehtësisë dhe lëndëve ushqyese rreth planetit.

Një rritje e valëve të nxehtësisë në të gjithë Europën dhe uragane të forta më afër vijës bregdetare të SHBA për shkak të ujit të ngrohtë që shkon afër bregdetit mund të lidhet me qarkullimin e oqeanit, tha Rahmstorf.

Oqeani dhe rrymat oqeanike luajnë një rol në thithjen e dioksidit të karbonit, gazit serrë më dominues, nga atmosfera. Rrymat e ndryshueshme mund të ulin sasinë e karbonit që merret nga atmosfera, sipas NASA.

Përveç njerëzve, vihet në rrezik edhe popullata e biologjisë detare. Organizmat detarë varen shumë nga rrymat oqeanike, të cilat në thelb vendosin kushtet për të gjithë ekosistemin në drejtim të furnizimit me lëndë ushqyese, temperaturës dhe kushteve të kripës.

Hollivudi na ka treguar këtë skenar potencial në rastin më të keq të ndryshimit të klimës. Dhe ndërsa pasojat e treguara në “A Day After Tomorrow” nuk janë shumë të mundshme, ato ilustrojnë pasojat e ndryshimeve klimatike, nëse ne nuk dëgjojmë paralajmërimet që vijnë nga shkencëtarët e klimës. / Përshtati nga CNN, abcnews.al / KultPlus.com

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës sonte mban koncert si thirrje ndërgjegjësimi për krizën klimatike

“Katër stinët” e Vivaldit rishkruar me të dhënat për klimën: Sinjal që duhet dëgjuar

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës sjell rishkrimin e veprës së njohur të muzikës klasike si thirrje ndërgjegjësimi për krizën klimatike dhe frymëzim për aktivizimin.

E titulluar “For Seasons” (Për stinët), partitura muzikore u krijua nga muzikantët e NDR Elbphilharmonie në Hamburg, inxhinierë zëri, zhvillues softuerësh dhe aranzhues muzikorë. Të dhënat klimatike që datojnë prej vitit 1725 u përdorën për të ndërtuar një algoritëm i cili më pas u shfrytëzua në “Katër stinët” e Antonio Vivaldit, duke rezultuar me pjesën e re – “të shtrembëruar”, por reflektuese e fakteve mbi ndryshimet klimatike.

Siç përshkruhet nga krijuesit e pjesës së re, “të dhënat klimatike që shpërfaqin 300 vjet të lirimit të dyoksidit të karbonit në nivel global, janë shpërndarë përgjatë kohëzgjatjes së veprës: sa më e lartë të jetë vlera e dyoksidit të karbonit, aq më e gjatë është vlera e notave muzikore. Meqenëse lirimi i dyoksidit të karbonit është vazhdimisht në rritje, koha e fundit e veprës, “Dimri”, tingëllon gjithnjë e më e dhunshme dhe intensive.

“Vepra ‘For Seasons’ ka rezultuar nga iniciativa e muzikantëve të “NDR Elbphilharmonie” dhe Jung von Matt Spree dhe bazohet në një kompozim nga Simone Candotto (NDR Elbphilharmonie Orchester), Christian Rühle (Markenfilm Space), Fernando Knof dhe Felipe Sanche. – Luna (KlingKlangKlong), Sven Rebholz dhe Inka Weigl (Jung von Matt Spree GmbH).

Koncerti mbahet në Sallën e Kuqe duke filluar nga ora 19:00. / KultPlus.com

“Kemi vetëm një shans”, fillon Konferenca Botërore e Klimës

Këtë të dielë fillon në Glasgou, Britaninë e Madhe, Konferenca Botërore e Klimës e OKB-së, e njohur si (COP26). 190 vende konsultohen për dy javë për mënyrat e arritjes së kufizimit të ngrohjes globale deri në 1,5 gradë.

Glasgou hap dyert nga e diela për Konferencën Botërore të Klimës së OKB-së, me pjesëmarrje të krerëve të lartë të politikës nga e gjithë bota, të deleguarve, ekspertëve e organizatave aktive në mbrojtje të klimës.

Në këtë konferencë krahas presidentit amerikan, Joe Biden marrin pjesë edhe presidentë e kryetarë qeverish nga e gjithë bota, si presidenti francez, Emmanuel Macron, ai i Indisë, Narendra Modi. Kancelarja Merkel do të lidhet dy herë me fjalime përmes videos me konferencën botërore të klimës.

Për dy javë të deleguarit, politikanët dhe ekspertët do të diskutojnë se si duhen zbatuar më tej objektivat për mbrojtjen e klimës, me qëllim që të arrihet synimi i kufizimit të ngrohjes globale deri në 1,5 gradë, arritja e të cilit po vihet fort në dyshim nga ekspertët.

Ursula von der Leyen: Kemi vetëm një shans

Para fillimit të Konferencës Botërore të Klimës, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen paralajmëroi të shtunën shtetet pjesëmarrëse në konferencë nga vendimet e pamjaftueshme për uljen e emetimit të gazrave karbonikë.

“Gjendja është shumë serioze”, tha von der Leyen për gazetën “Augsburger Allgemeine”. “Pasojat e ndryshimit të klimës i ndjejmë të gjithë, përmbytjet e tmerrshme të verës, djegiet e pyjeve në masë të papërfytyrueshme, thatësirat, një tornado në Çeki që shkatërroi 2000 shtëpi.” Shkenca që tani na thotë, kujtoi von der Leyen, se bashkësia ndërkombëtare nuk po bën sa duhet kundër ndryshimit të klimës. “Ne e dimë, se kemi vetëm një shans, prandaj ka kaq rëndësi në këtë konferencë COP26 që negociatat të zhvillohen me sukses”, kujtoi von der Leyen.

Boris Johnson, kryeministri i vendit mikpritës të Konferencës Botërore të Klimës, COP26, Britanisë së Madhe kërkoi pak para samitit të Glasgout në kuadër të samitit të G20-s që zhvillohet në Romë(30-31.10.) një përshpejtim të përpjekjeve për kufizimin e ngrohjes globale.

“Njerëzimi i gjithi ndodhet në këtë pjesë të parë të ndeshjes 5:1 në disavantazh. Ne e kemi mundësinë të kompensojmë e të shpëtojmë pozicionin tonë, të kthehemi, por kjo do të kushtojë shumë fuqi.”

Vendet e pasura të marrin përgjegjësi

Përfaqësues të organizatave humanitare kanë bërë thirrje që vendet e pasura të marrin më shumë përgjegjësi në drejtim të mbrojtjes së klimës. Drejtori i Amnesty International për Gjermaninë, Markus Beeko u shpreh, se Gjermania nuk duhet ta bëjë transformimin në një shoqëri neutrale ndaj klimës “në kurriz të vendeve më të varfra, ku jetojnë njerëz që vuajnë më së shumti nga ndryshimet e klimës.” Amnesty ka kërkuar mbështetje më të madhe të jugut global. Kurse organizata për mbrojtjen e fëmijëve, UNICEF kërkoi që në investimet e nevojshme për klimën të kihen parasysh fëmijët dhe të rinjtë. “Ujditë e konferencës së klimës vendosin për jetën dhe të ardhmen e miliona fëmijëve dhe brezave të ardhshëm”, tha Christian Schneider, drejtor i UNICEF-it për Gjermaninë.

Vendet e pasura të marrin përgjegjësi

Përfaqësues të organizatave humanitare kanë bërë thirrje që vendet e pasura të marrin më shumë përgjegjësi në drejtim të mbrojtjes së klimës. Drejtori i Amnesty International për Gjermaninë, Markus Beeko u shpreh, se Gjermania nuk duhet ta bëjë transformimin në një shoqëri neutrale ndaj klimës “në kurriz të vendeve më të varfra, ku jetojnë njerëz që vuajnë më së shumti nga ndryshimet e klimës.” Amnesty ka kërkuar mbështetje më të madhe të jugut global. Kurse organizata për mbrojtjen e fëmijëve, UNICEF kërkoi që në investimet e nevojshme për klimën të kihen parasysh fëmijët dhe të rinjtë. “Ujditë e konferencës së klimës vendosin për jetën dhe të ardhmen e miliona fëmijëve dhe brezave të ardhshëm”, tha Christian Schneider, drejtor i UNICEF-it për Gjermaninë.

Aktivistja e njohur e klimës, Greta Thunberg protestoi para fillimit të konferencës në Londër për më shumë angazhim për klimën dhe kritikoi rolin e bankave në botë në krizën e klimës. Së bashku me demonstruesit ajo kërkoi që bankat t’i japin fund financimit të projekteve dëmtuese për klimën, mes tyre edhe mbështetjen e nxjerrjes së energjive fosile. Thunberg doli në aksion proteste para selisë së Standard Chartered Bank duke pozuar me një pllakat: “Jo më para për kaosin e klimës!” Gjatë ditëve të konferencës priten të organizohen një numër demonstratash e aksione proteste.

Pikat e grindjes

Në qendër të debatit të konferencës ndodhet zbatimi vullnetar i qëllimeve të vendosura nga shtetet deri në vitin 2030. Kërkohet që shtetet t’i përmirësojnë planet e tyre për klimën në këtë konferencë, sepse premtimet e planet aktuale nuk mjaftojnë që të kufizohet ngrohja globale deri në 1,5 gradë. Por një sërë vendesh, mes tyre edhe Kina, nuk kanë paraqitur plane të aktualizuara deri në vitin 2030, por mund ta bëjnë këtë gjatë samitit apo në samitin e G20-s që zhvillohet në fundjavë në Romë.

Aktivistja e njohur e klimës, Greta Thunberg protestoi para fillimit të konferencës në Londër për më shumë angazhim për klimën dhe kritikoi rolin e bankave në botë në krizën e klimës. Së bashku me demonstruesit ajo kërkoi që bankat t’i japin fund financimit të projekteve dëmtuese për klimën, mes tyre edhe mbështetjen e nxjerrjes së energjive fosile. Thunberg doli në aksion proteste para selisë së Standard Chartered Bank duke pozuar me një pllakat: “Jo më para për kaosin e klimës!” Gjatë ditëve të konferencës priten të organizohen një numër demonstratash e aksione proteste./DW/ KultPlus.com

OKB: Kriza klimatike kërcënon stabilitetin global

Mospërballimi me sukses i emergjencave klimatike do ta ekspozojë planetin ndaj krizave dhe konflikteve globale, me luftëra, zi buke dhe kaos, është paralajmërimi i Patricia Espinosa, sekretare ekzekutive e Konventës Kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), një javë përpara samitit Cop26 në Glasgou.

”Ne po flasim për ruajtjen e stabilitetit të shteteve dhe të institucioneve që kemi ndërtuar përgjatë shumë viteve. Peizazhi katastrofik paraqet rrezik fluksesh masive të personave të shpërngulur”, theksoi ajo për ”Observer”.

”Do të kishte një efekt kaskadë, me më pak ushqim, për shkak të një krize në sektorin e sigurisë ushqimore. Një numër mjaft i madh i personave më të prekur mund të përfundojë nën zgjedhën e grupeve të armatosura apo terroriste”, shtoi ajo.

”Nuk po flasim vetëm për mjedisin, por të të gjithë sistemit që kemi ndërtuar. Ne e dimë se çfarë kanë shkaktuar migrimet. Kjo është sfida më e madhe me të cilën po përballet njerëzimi”, përfundon zyrtarja e lartë e OKB-së./KultPlus.com