Ndarja nga jeta e Kujtim Prodanit, Margariti: S’gjej dot fjalët nga humbja e parakohshme

Gjatë ditës së sotme ka vdekur në moshën 57 vjeçare, këngëtari i njohur Kujtim Prodani, cili ditë më parë kishte njoftuar se gjendej në spitalin e Sanatoriumit, shkruan KultPlus

Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti i ka shprehur ngushëllime familjes Prodani për humbjen e madhe. Ajo shprehet se një lajm i tillë është shumë i trishtë dhe se e ka shumë të vështirë që të gjejë fjalët.

“Nuk gjej fjalë të përshkruaj trishtimin që ndjej nga humbja e parakohshme e kantautorit Kujtim Prodani. Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë, jetës sot iu bashkua prindërve të tij të nderuar Anita e Agim Prodani… Është shumë herët për t’u ndarë nga ky mik i mirë i të gjithëve. U prehsh në paqe”, ka shkruar Margariti./ KultPlus.com

Kujtim Prodani i kishte kushtuar këngë Covid-it, virusit që i mori jetën (VIDEO)

Covid19 ka marrë një tjetër jetë nga radhët e artistëve! Kantautori Kujtim Prodani, fatkeqësisht nuk ia ka dalë të fitonte betejën me koronavirusin.

Ai prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por nuk ia doli ta mposhte COVID-in, ose siç ai vetë e quante flamë e keqe.

Ishte vetë ai që bëri me dije se ishte infektuar nga COVID, ku publikoi një foto nga spitali teksa shkruante “Sa miq e sa të afërm na more, o flamë e keqe! Klinika “Shefqet Ndroqi”.

Kujtim Prodani është këngëtar i njohur dhe autor i 57 teksteve këngësh. Në Nëntor 2003, Kujtim Prodani merr pjesë në Kënga Magjike 2003 dhe që prej atëherë aktiviteti i tij artistik nuk është ndalura për asnjë çast.

Ai është djalë i artistëve të mirënjohur Anita Take dhe Agim Prodani. Kujtojmë që ai i ka dedikuar një këngë COVID-in me titull ‘ju flet Corona’. / KultPlus.com

Prodani para se të vdiste: Sa miq e sa të afërm na more, o flamë e keqe

Sot, në moshën 57 vjeçare, vdiq këngëtari i njohur shqiptar Kujtim Prodani.

Pak ditë më parë, ai njoftoi miqtë e tij se ishte duke u përballur me virusin Covid19 në spitalin e Sanatoriumit.

Ndërkaq, në postimin e tij të fundit në rrjetin social Facebook, ai mallkonte këtë sëmundje që kishte marrur kaq shumë jetë.

”Sa miq e sa te aferm na more ; o flamë e keqe! (Klinika “SHEFQET NDROQI”)”, kishte shkruar Prodani në postimin e tij. / KultPlus.com

Vdes nga Covidi-19 këngëtari i njohur shqiptar, Kujtim Prodani

Ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare këngëtari i njohur Kujtim Prodani, i cili njoftoi pak ditë më parë se ishte i shtruar në spitalin e Sanatoriumit.

Pak ditë më parë, konkretisht në datën 30 dhjetor, Prodani njoftoi të gjithë miqtë e tij që ishte duke u përballur me Covid në spitalin e Sanatoriumit.

Nuk dihet nëse Prodani ka pasur sëmundje shoqëruese që të mund të kenë çuar në përkeqësimin e gjendjes së tij, dhe në humbjen e jetës.

“Sa miq e sa te aferm na more ; o flamë e keqe! (Klinika “SHEFQET NDROQI”)”, shkruante Prodani në postimin e tij të fundit ku tregonte ngjarjen e tij. / KultPlus.com