Elina Duni me turne në Maqedoninë e Veriut

Këngëtarja zvicerane me origjinë shqiptare, Elina Duni, e vlerësuar si një nga zërat më intersante në skenën e Evropës mes folkut dhe xhazit, nga 30 korriku deri në 2 gusht 2021 do të jetë në një turne në Maqedoninë e Veriut, përcjellë KultPlus.

Këngëtarja shqiptare e xhazit, e cila kombinon këngët tradicionale folklorike shqiptare me jazzin, do të interpretojë me Rob Luft dhe Gent Rushin.

“De Saussure” ishte shkolla artistike ku Duni zbuloi jazz-in dhe e gjeti veten në këtë rrymë muzikore. / KultPlus.com

Selvije Sylejmani i dhuron Muzeut Etnologjik ‘Janin’ 60 vjeçar, historia e të cilit fillon në Kumanovë

Muzeut Etnologjik në Prishtinë ka pasuruar koleksionin e tekstilit dhe fondin muzeor me ‘Janin’ e dhuruar nga Selvije Sylejmani, shkruan KultPlus.

Këtë e ka bërë të ditur Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Tani eksponateve që gjenden këtu, i është shtuar edhe një e tillë, e dhuruar në mënyrë vullnetare nga Selvije Sylejmani”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Historia interesante e ‘Janit’ mbi 60 vjeçar fillon në Kumanovë, vazhdon në Luginën e Preshevës dhe përfundon rrugëtimin në Prishtinë, duke zënë vend në dhomën e shtëpisë së shek. XVIII të Muzeut Etnologjik.

“Jani tashmë është pjesë e ekspozitës, dhe do të vazhdojë tregimin bashkë me eksponatet tjera të Muzeut, gjithnjë duke i shërbyer shoqërisë dhe edukimit të brezave të ardhshëm”, thuhet tutje në njoftim.

Muzeu Etnologjik që ngelet nga nga vendet më të veçanta për të u vizituar, për vizitorët është i hapur që nga e marta e deri të shtunave, prej orës 10 deri në 16:30./ KultPlus.com

May be an image of indoor
May be an image of indoor

Në Kumanovë mbahet koncerti i AKVSh-së

Në sallën përplot të mbushur në Pallatin e Kulturës në Kumanovë, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe shfaqi një program të begatshëm, nga i cili publiku kumanovar mbeti i kënaqur.

“Do të përjetojmë nga afër jetësimin e AKVSh-së që simbolizon bashkimin tonë shpirtëror, kulturor e kombëtar. Jam i bindur se të gjithë do të ndjehemi krenarë me ansamblin dhe artistët që na bëjnë të ndjehemi shqiptarë të vërtetë”,- deklaroi drejtori i AKVSh-së në RMV, Shkodran Tolaj.

“Gjithnjë kemi pasur mall si gjeneratë, vetëm kur dëgjonim “Shotën” nga Republika e Kosovës, por këtë mall sot, ne, e gëzojmë të gjithë së bashku me ansamblin tonë me këta të rinj e të reja”,- u shpreh zëvendëskryeministri, Sadulla Duraku.

“E kemi amanet nga të parët tanë që ta ruajmë me fanatizëm, e t’i kultivojmë traditat, zakonet tona kombëtare dhe sigurisht se këtë më së miri e bëjmë përmes ambasadorëve tanë të vërtetë, siç janë artistët, solistët e gjithë këta të rinj e të reja”,- theksoi ministri i arsimit, Arbër Ademi.

Pas koncertit të mbrëmshëm në qytetin e Kumanovës, Ansambli do të vazhdojë me paraqitjet e tij edhe në qytete tjera në mbarë territorin e RMV-së. Aktuale.mk / KultPlus.com

Ekspozitë dhe koncert në Kumanovë me synim zgjimin e klasës politike në vend

Qyteti Kumanovës do të jetë qendra e artit më datë 27 tetor. Kjo do të jetë një datë shumë e rëndësishme pasi në të njëjtën ditë, në Pallatin e Kulturës do të mbahen dy evente të rëndësishme por me një lidhje midis njëra tjetrës.

Koleksionisti Ermal Sela do të shfaq Ekspozitën “Midis Shekujsh” e cila përbëhet nga shumë instrumente tradicionale Shqiptare të cilat janë pjesë e trashëgimisë sonë kulturore dhe artistike. Këto instrumente janë përdorur rëndom në rituale të ndryshme apo edhe në ceremoni e festa. Shumë nga këto instrumente janë të vjetër dhe mjaft të veçantë duke pas parasysh edhe punimin e tyre unik.

Pas kësaj ekspozite të rrallë, do të mbahet një koncert nga ansambli frymor “Albanian Brass Quintet&Percussion”. Ky ansambël përbëhet nga artistët më në zë të instrumenteve te tumxhit. Ata do të luajnë muzikë mjaft demokratike dhe të zhanreve të ndryshme.

Një prej të ftuarve të mbrëmjes do të jetë edhe tenori nga Kumanova, Ismet Vejseli i cili do të këndoj disa këngë Shqiptare të shoqëruara nga “Albanian Brass Quintet&Percussion”.

Ky koncert ka si synim zgjimin e klasës politike në vend, por mbi të gjitha informimin dhe influencimin tek brezi i ri. Është shumë e rëndësishme që ky brez të ketë të gjithë të drejtën për tu shkolluar dhe informuar akoma më shumë rreth ndërgjegjes për artin. Në këtë mënyrë ata mundet të jenë në të ardhmen pjesë e Institucioneve Kulturore në vendin e tyre e me gjerë.

Në këtë event do të jepet një bursë master-class për një nga studentët më të dalluar të Kumanovës. Kjo bursë akordohet nga Festivalit “International Albanian Brass Festival” dhe nga Universiteti i Arteve të Tiranës.

Studenti në fjalë, do të ndjek mësime nga Pedagogët në Tiranë por gjithashtu do të jetë edhe pjesë e koncerteve gjatë periudhës së Festivalit. Emri i këtij studenti do të jetë surprizë deri në ditën e koncertit më datë 27 tetor.

Pjesëtarët e Ansamblit “Albanian Brass Quintet&Percussion” janë Reinald Foci – Trombe Xhino Daja – Trombe Ilir Kodhima – Korno Dorian Llanga – Trombon Ilir Vorpsi – Bass Trombon Gridi Kraja – Perkusion Organizator i këtij organizimi është Ramadan Osmani. /KultPlus.com