Kush ishte Talesi i Melitit

I pranuar përgjithësisht si filozofi i parë analitik që doli në historinë intelektuale perëndimore, Talesi është i njohur për mënyrën me të cilën ai u përpoq të gjente një shpjegim racional për natyrën themelore të të gjitha gjërave në botën natyrore.

Një filozof i pasur

Ndoshta më i famshmi nga të gjithë të ashtuquajturit filozofë para-Sokratikë – dhe i pari nga shtatë të urtët e traditës klasike greke – Talesi ishte një njeri shumëplanësh me një gamë të gjerë interesash. Përveçse ishte themeluesi i filozofisë analitike, ai ishte astronom, gjeograf, matematikan dhe inxhinier i njohur; ai ishte gjithashtu një biznesmen mendjemprehtë që bëri pasuri nga tregtia e ullinjve.

Filozofia analitike

Talesi ishte i pari që propozoi shpjegime të fenomeneve natyrore që bazoheshin në arsye dhe jo në teologji apo mitologji, dhe pyetja që e preokuponte më shumë ishte se nga është krijuar bota. Ai arriti në përfundimin se gjithçka duhet të përbëhet nga një element i vetëm – uji. Toka notonte mbi një det dhe tërmetet ndodhnin kur toka tronditej nga dallgët nëntokësore. 

Duke kuptuar se uji mund të shndërrohej në avull kur avullonte, të bëhej i ngurtë përmes ngrirjes dhe se e gjithë jeta kishte nevojë për të për të ekzistuar, ai nxori përfundimin se ai duhet të jetë blloku themelor i ndërtimit të botës natyrore.

BIOGRAFIA

Emri: Talesi i Melitit

Lindur: Rreth vitit 620 para Krishtit

Vendi: Meliti, Azia e Vogël

Faktet kyçe: Mendimtari i parë i njohur që parashtroi shpjegime logjike për të gjitha llojet e fenomeneve natyrore që ishin materialiste dhe jo teologjike apo mitologjike. Ai mendonte se uji ishte elementi kyç nga i cili rrjedh gjithçka tjetër.

Vepra kyçe: Nuk njihen vepra të shkruara

Vdiq rreth vitit 540 para Krishtit./bota.al/KultPlus.com

Butrint Imeri sjellë këngën e re, videoja si film i metrazhit të shkurtër (VIDEO)

Butrint Imeri ka sjellë projektin më të ri muzikor për tregun shqiptar.

Këngëtari shqiptar duket se nuk e ka ndërmend të ndalet me sjelljen e këngëve të reja.

“Kush”, titullohet kënga më e re e artistit, të cilën e ka shoqëruar me një video të veçantë.

Theksojmë se regjisori i videos së këngës është Shaban Shabani, i cili ka sjell një film të metrazhit të shkurtër.

Tekstin e këngës e ka shkruar vet këngëtari gjersa producent dhe instrumentalin e ka bërë RZON.

Ndryshe, Imeri ka premtuar edhe këngë të reja muzikore gjatë muajve të ardhshëm. /KultPlus.com